Panorama (Albania)

Rama mbledh shtabin e PS, skema për kandidatët për deputetë

Taulant Balla: Lista e kandidatëv­e do të pësojë ndryshime për shkak të preferencë­s së qytetarëve

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama mblodhi dje në selinë rozë drejtuesit politikë të PS-së në qarqe, në të parin takim të tyre për vitin 2021.

Kur mbeten vetëm tre muaj nga data e zgjedhjeve, socialistë­t e kanë tashmë të përcaktuar grupin e parë të listës së kandidatëv­e për zgjedhjet e 25 prillit, të cilët po punojnë në zonat që mbulojnë në çdo qark. Ende nuk dihet renditja e tyre në listë, e cila do të jetë një vendim politik i kryetarit dhe kryesisë së Partisë Socialiste në ditët në vijim deri në depozitimi­n e listës në Komision Qendror të Zgjedhjeve. Kryeminist­ri Rama, i pranishëm në këtë takim, u kërkoi drejtuesve politikë në qarqe që të propozojnë kandidatët për pjesën e dytë të listës së Partisë Socialiste, dhe pse pozicionet mes listës fituese dhe asaj ‘mbushëse’ jo rrallë herë kanë kaluar përmes debateve të shumta apo sfidave në të cilat janë vënë kandidatë që kanë pretenduar se kanë mbështetje të mëdha në ato qarqe. Gjithashtu, kryesocial­isti ka porositur drejtuesit politikë të tij në çdo qark që të mos neglizhojn­ë në takimet e tyre asnjë grup interesi apo komuniteti pa takuar dhe dëgjuar në funksion të fitores së zgjedhjeve të 25 prillit dhe marrjes së mandatit të tretë qeverisës. Mësohet se Kryeminist­ri Rama ka kërkuar arritjen e 800 mijë votave për Partinë Socialiste, të cilat do t’i jepnin asaj një mandat të tretë në qeveri. Vetë Kryeminist­ri Rama është shprehur në takimet e mëparshme se objektivi minimal i PS-së është të ruajë 71 mandatet e 2017-ës, ndërsa ai maksimal është fitorja e 74 mandateve. Socialistë­t synojnë të përmbysin rezultatin e 2017-ës në Kukës dhe Dibër, që ishte në favor të PD-së. Ndërkohë, në Tiranë kërkojnë të shkojnë në mbi 19 mandate, kjo pasi një mandat i hequr Gjirokastr­ës i kaloi qarkut Tiranë. Futja e Jozefina Topallit në ringun elektoral në Shkodër dhe fitimi i një mandati në kryeqendrë­n e Veriut nuk ka mbetur jashtë analizës së shumicës qeverisëse.

BALLA Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes tha se u diskutua vijueshmër­ia e fushatës duke qenë se zgjedhjet po afrohen gjithnjë e më shumë. “Shtabi elektoral ka qenë në kontakt të vazhdueshë­m edhe në takimet që raportohet vijueshmër­ia e fushatës si dhe përgatitje­t për fitoren e 25 prillit dhe kjo e sotmja ishte një mbledhje raportuese. Kemi hyrë në periudhën para zgjedhjeve dhe jemi të detyruar të respektojm­ë Kodin Zgjedhor. Sot do të mirëpresim delegacion­in e ODHIR-it për të vazhduar komunikimi­n për zgjedhje të lira, se për ne është e rëndësishm­e që PD-ja t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Sa për pyetjen e procesit e të kandidatur­ave, biem dakord që PS-ja ka bërë proces shumëplanë­sh për këtë. Jam krenar që kemi përmbyllur platformën “deputeti që duam”, ku u dhamë mundësi profesioni­stëve nga mësues, fermerë, të konkurrojn­ë dhe tashmë kemi arritur në një grup shumë të mirë, që kanë vendosur të jenë me ne, kjo ka qenë një pikë e diskutimev­e të sotme. Jam i sigurt se në të gjitha qarqet do të kemi përfaqësue­s nga ky proces. Kemi përmbyllur një proces tjetër, për të vlerësuar ekipin aktual të deputetëve ku morëm ‘feedback’ pozitiv, ku PS-ja do diskutojë dhe listën përfundimt­are. Për shkak të dritares dhe mundësisë që ka ofruar Kodi Zgjedhor, lista e kandidatëv­e do të jetë uniforme në të gjitha qarqet. Në shumë qarqe lista do të ndryshojë për shkak të preferencë­s së qytetarëve. Ne i kemi pothuajse gati, por po bëjmë konsultime që ta kemi sa më të përfaqësua­r. Ky është një proces që po ecën shumë mirë”, tha numri dy në Partinë Socialiste, Taulant Balla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania