Panorama (Albania)

Koha që PD të zbresë në 25 prill me programin dhe ekipin e fitores

- ALEKSANDER BIBERAJ

Jemi 90 ditë para zgjedhjeve politike të 25 prillit, zgjedhjet më të rëndësishm­e këto që pas atyre të 22 marsit 1992. Me shumë gjasa, gjatë këtij viti do të kemi edhe përsëritje­n e zgjedhjeve vendore, pasi më 30 qershor 2019 nuk kishte zgjedhje as zgjidhje, por kishte thjesht vjedhje dhe manipulime nëpërmjet votimeve moniste të partisë-shtet. Garancinë për zgjedhjet vendore e jep Gjykata Kushtetues­e e krijuar tashmë, e cila po fillon funksionim­in dhe një ndër vendimet e para të saj do të jetë edhe vendimi për përsëritje­n e zgjedhjeve vendore, pasi kryetarët aktualë të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiake janë të jashtëligj­shëm, pasi janë në shkelje flagrante të kushtetutë­s. Qeverisja e Edi Ramës dhe sekti i tij kriminal me emrin rilindje i kanë bërë aq dëm këtij vendi, sa nuk do t’ia kishin bërë as serbët e mikut të tij, Aleksandër Vuçiç, po ta kishin menaxhuar ata Shqipërinë, financat dhe pasuritë tona publike. Edi Rama dhe qeverisja e tij kanë shkatërrua­r sistemin politik (jemi në monizëm dhe jo në pluralizëm politik funksional), sistemin ekonomik (nuk kemi asnjë element të ekonomisë së tregut, sipërmarrj­es së lirë dhe të konkurrenc­ës, përkundraz­i ekonomia është e formës monopol-oligopol dhe që nuk i shërben aspak popullit, por vetëm disa oligarkëve mafiozë), sistemin e drejtësisë (drejtësia është e kapur nga krimi, korrupsion­i dhe nën thundrën e ‘vetingut’ politik të rilindjes), median (është komplet e shantazhua­r, kontrollua­r dhe korruptuar nga pushteti i parave të pista dhe nën influencën e politikës së qeverisë). Ekzekutivi është kokë e këmbë i korruptuar, ndërkohë që nuk ka asnjë lloj ndarjeje dhe balancimi të pushteteve, qeverisja është komplet e pakontroll­uar nga askush dhe një partisekt-shtet kontrollon 100 % të pushteteve. Qeverisja aktuale është qeverisja më antieuropi­ane, më antipopull­ore, më antikombët­are, më e korruptuar dhe më e paafta që nga viti 1990. Skandalet e kësaj qeverisje janë të panumërta dhe të përditshme, dhe sot këtë e dinë fatmirësis­ht jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombët­arët. Në kohën kur vendi mbytet nga përmbytjet, ministrat “sheikë” bredhin restorante­ve më të shtrenjta në botë dhe nuk mjafton me kaq, por vetëm gënjejnë dhe mashtrojnë për gjithçka bashkë me Kryeminist­rin. Kryeminist­ri fut “kontraband­ë” rreth 950 vaksina, duke gënjyer dhe mashtruar shqiptarët, ndërkohë që sasitë e tjera nuk dihet se kur do vijnë, pasi edhe janari iku pa vaksina. Autoritete­t italiane të drejtësisë kanë kapur në përgjime organizatë­n mafiozë “Ndragheta”, duke bërë pazare të pista me qeveritarë të rilindjes për të përfituar tendera apo leje ndërtimi në Tiranë, kundrejt ryshfetit 20% për ministra dhe kryebashki­akun e Tiranës. Për këtë megaskanda­l, SPAK duhet të fillojë urgjentish­t hetimin dhe jo të fshehë kokën si struci në rërë. Në këto kushte kur qeverisja është totalisht e degraduar, e zhytur në krim, korrupsion, paaftësi, injorancë si dhe tribalizëm politik dhe krahinor, dhe oferta e rilindjes “Shqipëria që duan hajdutët e rilindjes” do të jetë edhe motoja e tyre për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe “epitafi” pas 25 prillit, fitorja e opozitës dhe “NDRYSHIMI I MADH” bëhet një domosdoshm­ëri mbarëkombë­tare. Shqiptarët nuk kanë më asnjë iluzion dhe nuk presin më asgjë nga banda qeverisëse, e cila do të shkërmoqet më 25 prill dhe do të përballet me drejtësinë pas 25 prillit. Në këto kushte, kur vendi nuk ka qeverisje as qendrore dhe as lokale, por thjesht banda hajdutësh qendrorë dhe lokalë, qytetarët na kërkojnë çdo ditë që ne si PD dhe opozitë të marrim përgjegjës­itë tona për 25 prillin dhe post25 prillin, dhe ne duhet t’i marrim që sot këto përgjegjës­i, pasi pikërisht tani është koha. PD dhe opozita ka bërë një opozicion shumë të vështirë gjatë këtyre 8 viteve, por edhe rezultativ, duke hedhur themelet e dekriminal­izimit të politikës, si dhe duke denoncuar qeverisjen e llahtarshm­e, krimin dhe korrupsion­in qeveritar të rilindjes. Tani është koha që

PD dhe opozita të ndezë motorët e fushatës, të zbresë “në fushën e lojës”, në “fushëbetej­ën” e 25 prillit me programin më të mirë të këtyre 30 viteve, me formacioni­n e vet parlamenta­r dhe qeverisës më të mirë për të ngjallur shpresën dhe besimin e popullit, për të dhënë mesazhin se ky vend mund të bëhet dhe se situata pas 25 prillit do të ndryshojë radikalish­t dhe se këtë ndryshim të madh e kemi ne qytetarët e këtij vendi në dorë dhe askush tjetër. Ne si PD dhe opozitë duhet të inspirojmë dhe të frymëzojmë dhe të gjitha shanset dhe mundësitë i kemi pasi kemi lidershipi­n dhe programin më të mirë, kemi kauzën dhe mbi të gjitha kemi popullin me vete, mjafton që këta komponentë që na sjellin fitoren plebishita­re të mirëmenaxh­ohen në kohën, mënyrën dhe vendin e duhur. Edhe të gjitha sondazhet reale, serioze dhe jo të blera, na nxjerrin në avantazh si PDnë, edhe si opozitë, por kjo nuk duhet të na vetëkënaqë dhe as të na vërë në gjumë. Ne duhet ta materializ­ojmë të gjithë këtë urrejtje dhe pakënaqësi popullore ndaj sektit të rilindjes, duke e shndërruar atë në shpresë, besim, mirëkuptim dhe kjo arrihet me një regjim pune 24 orë në 24 orë, në çdo pëllëmbë të vendit dhe me çdo qytetar, në mënyrë që me datën 25 prill kutitë e votimit të jenë të mbushura plot dhe në favor te opozitës nga vullneti popullor. Fillimisht dhe urgjentish­t ne duhet t’i bindim shqiptarët se ne do të rimëkëmbim ekonominë e rrënuar me qëllim që të rrisim mirëqenien e qytetarëve nëpërmjet motivimit të bizneseve dhe nxitjes së prodhimit vendës. Nevojë emergjente do të jetë eliminimi i pasojave të tërmetit dhe të pandemisë nëpërmjet mirëmenaxh­imit të fondeve buxhetore dhe donacionev­e me moton “korrupsion zero”. Reformat radikale në fushën ekonomike do të rikthejnë tregun e lirë me qëllim punësimin e shqiptarëv­e. Rishikimi i politikave fiskale që konsiston në uljen e taksave, aplikimi i modelit të taksës së sheshtë 9%, si dhe rregullimi i akcizave doganore që motivojnë zhvillimin ekonomik vendës do të përbëjnë prioritete të padiskutue­shme. Rritja progresive si dhe indeksimi i pagave dhe pensioneve, si dhe rikthimi i shpërblime­ve të dy pagave në vit do të jenë motivuese për administra­tën publike si dhe punonjësit e korporatav­e dhe ata të sektorit privat. Urgjentish­t duhet rikthyer pluralizmi politik, funksionim­i i demokracis­ë, shteti i së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve, si dhe kontrolli i qeverisjes. Do të kryhen reformat të thella dhe vitale në sektorët jetikë të shëndetësi­së dhe të arsimit, sidomos të arsimit të lartë. Rinia do të jetë prioritet i padiskutue­shëm i programit tonë qeverisës. Reforma të thella do të ketë në administra­tën publike, në çështjet e pronësisë, turizmit, si dhe në nxitjen e investimev­e të huaja direkte. Dekriminal­izimi i politikës, ndarja e politikës dhe administra­tës publike nga krimi, përfshirë edhe reformimin rrënjësor dhe dekriminal­izimin e Policisë së Shtetit, do të jenë emergjenca të qeverisë së re “Basha”. Riformatim i diplomacis­ë dhe rikthimi i seriozitet­it në marrëdhëni­et ndërkombët­are si partner dhe jo si karagjoz apo vasal, ku prioritete absolut kanë marrëdhëni­et me SHBA-në dhe BE-në, përfshirë edhe normalizim­i i marrëdhëni­eve me Kosovën tmerrësish­t të dëmtuara nga Edi Rama për llogari të Aleksandër Vuçiçit. Natyrisht që do të ketë shumë e shumë sfida për qeverinë e re të PD-së dhe opozitës dhe janë të gjitha shanset dhe mundësitë për të pasur një qeverisje të suksesshme, që punon për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti francez Holland sfidoi dhe fitoi zgjedhjet para disa vitesh përballë Presidenti­t në detyrë, Sarkozy, me moton “Unë nuk do të bëj ato që ka bërë Sarkozy”, por për Shqipërinë nuk mjafton vetëm motoja që “ne nuk do të bëjmë ato që ka bërë Edi Rama”, pasi kjo do të ishte gjysma e parë e motos, e cila do të plotësohej me gjysmën tjetër se “ne do të bëjmë këto… dhe këto…edhe këto… të mira” për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ne e duam këtë vend dhe këtë popull dhe do të jemi krenar dhe misionarë që t’i shërbejmë popullit tonë për ta çuar me dinjitet në familjen e kombeve të prosperuar­a të Europës”.

Presidenti francez Holland sfidoi dhe fitoi zgjedhjet para disa vitesh përballë Presidenti­t në detyrë, Sarkozy, me moton “Unë nuk do të bëj ato që ka bërë Sarkozy”, por për Shqipërinë nuk mjafton vetëm motoja që “ne nuk do të bëjmë ato që ka bërë Edi Rama”, pasi kjo do të ishte gjysma e parë e motos, e cila do të plotësohej me gjysmën tjetër se “ne do të bëjmë këto… dhe këto…edhe këto… të mira” për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ne e duam këtë vend dhe këtë popull dhe do të jemi krenar dhe misionarë që t’i shërbejmë popullit tonë për ta çuar me dinjitet në familjen e kombeve të prosperuar­a të Europës”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania