Panorama (Albania)

Përgjimet në Itali, Balla e Tabaku përplasenn­ëdistancë

Balla: “Eurodepute­ti Cesa është mik i Bashës”. Tabaku: “Rama hesht, kukullat e tij mbyllin gojën”

- Taulant Balla MARIGLEN KUME Jorida Tabaku

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, komentoi dje përgjimet e Antimafias italiane, në të cilat përmendet me emër edhe eurodepute­ti Lorenzo Cesa, si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderëve, koncesione­ve dhe lejeve të ndërtimit.

Balla tha gjatë një prononcimi për mediat se eurodepute­ti Cesa është mik i kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës, ndaj për këtë çështje ai ka theksuar se duhet të pyetet lideri i PD-së. “Shkoni pyeteni Lulzimin. E ka pasur në zyrë, e ka takuar dhe në Bruksel e Romë. Mund t’jua sqarojë”, u shpreh Balla, i cili tha se reagimi i SPAK është një shenjë e mirë dhe kërkoi që çështja të hetohet deri në fund. Ndërkohë reagimit të

Ballës iu kundërpërg­jigj ishdeputet­ja e PD-së, Jorida Tabaku. Përmes një deklarate nga selia blu, Tabaku akuzoi Kryeminist­rin Rama dhe institucio­net në varësi të tij se kanë shkatërrua­r konkurrenc­ën dhe dhunuar ligjet për të “përfituar ryshfetin 20%”. “Përgjimet e Antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohe­n vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar. Ata po trefishojn­ë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson. Ata bëjnë biznes me mafian, në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët. Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur. Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët. Mafia dhe lavatriçja e parave të pista prodhon vetëm shkatërrim dhe mjerim për çdo familje që jeton me punë të ndershme. Edi Rama hesht. Kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës ka mbyllur gojën. Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikoh­et është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.

Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë. Investitor­ët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të rinj largohen nga vendi”, tha Tabaku.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania