Panorama (Albania)

U përmend në përgjimet e Antimafias italiane, zbulohet identiteti i sipërmarrë­sit “Nik”

Sipërmarrë­si Besnik Halili mohon akuzat: Janë trillime që bëhen veçse për qëllime politike, s’kam asnjë bashkëpuni­m me z. Gallo

-

Zbulohet emri i sipërmarrë­sit shqiptar që përmendet në përgjimet e Antimafias me emrin “Nik”.

Ai rezulton se është biznesmeni Besnik Halili, drejtues i Shoqërisë “GTS sh.p.k.”, pjesë e multinacio­nales italiane “Sol Group”. Në një intervistë të dhënë për televizion­in “MCN TV”, Halili mohon të gjitha akuzat që janë hedhur ndaj tij këto ditë që kur janë publikuar përgjimet italiane. Në reagimin e tij Halili thotë se gjatë këtyre ditëve është spekuluar dhe është hedhur baltë ndaj tij dhe se akuzat janë për qëllime politike. Po ashtu, ai ka mohuar që të ketë pasur ortakëri apo bashkëpuni­m me biznesmeni­n italian Antonio Gallo dhe të ketë ndërhyrë për koncesione apo tendera.

Z. Halili, emri juaj është përmendur në përgjimet e dala në media gjatë javës së shkuar. Cili është roli juaj në to?

Unë refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to. Jam përmendur nga të tjerë, por për sa më përket, mund të them se vetëm po hidhet baltë dhe po spekulohet me emrin tim. Z. Halili, përse thoni spekulime? E ndiej të domosdoshm­e të sqaroj opinionin publik mbi këto trillime që bëhen veçse për qëllime politike, sepse nuk ekziston asnjë lidhje mes emrit tim dhe personazhe­ve të politikës. Në fakt mund të shtoj se nuk kam asnjë marrëdhëni­e pune apo miqësie me emrat e përmendur. Unë jam inxhinier dhe sipërmarrë­s në sektorë të ndryshëm. Që prej vitit 1996 mbuloj pozicionin e drejtorit të Shoqërisë “GTS sh.p.k.”, pjesë e multinacio­nales italiane “Sol Group”, kuotuar në bursë dhe prezente në 29 vende të botës. Ne jemi furnizuesi kryesor qysh prej vitit 1996 i spitaleve publike dhe private në vend dhe dua të shtoj që për këtë jam dhe personalis­ht krenar, sidomos për shërbimet e kryera gjatë pandemisë, ku shërbimi nuk u ndal asnjë moment. Jam krenar dhe për mbështetje­n e grupit dhe ritheksoj, operojmë në tregun shqiptar si furnizuesi kryesor në disa dekada.

Por në fakt emri juaj përmendet edhe në lidhje me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës.

Refuzoj kategoriki­sht çdo akuzë në këtë sens. Unë kurrë nuk jam marrë me ndërtim dhe asnjëherë nuk kam pasur asnjë marrëdhëni­e biznesi me Bashkinë e Tiranës. Por gjithashtu as shoqëria që unë drejtoj nuk ka pasur asnjë marrëdhëni­e me Bashkinë e Tiranës, sepse e tillë është natyra e punës që ne realizojmë. Nuk kemi pasur asnjë rol në ndërtime të asnjë lloji.

Z. Halili, a i keni njohur dhe a keni biseduar ju me personat që janë përgjuar nga Antimafia italiane?

Marrëdhëni­a ime e biznesit me z. Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet mes shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të z. Gallo. Kam pasur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar. Kaq. Asgjë më shumë. Asnjë biznes apo kontratë nuk na lidh. Çdo njeriu që merret me biznes mund t’i rastisë rëndom të diskutojë me sipërmarrë­s të huaj ose vendas dhe unë nuk i paragjykoj ata. Kjo nuk më bën as ortak me ta e as më tepër bashkëpunë­tor të aferave të tyre. Madje dhe ofertën për veshje pune, arsye për të cilën e njoha, nuk e pranuam. Kaq janë faktet, të tjerat veçse spekulime.

PJESË NGA PËRGJIMET Pjesë nga biseda e datës 28 tetor 2017, ora 9:24 min e 37 sek.

Në kokën e faqes numër 618 shkruhet: Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Bruttit, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tenderë në sektorin publik, duke aluduar qartë ryshfetet.

Gallo: Ai është shqiptar, është president i këtij grupi atje në Shqipëri. Speziali: Dhe në spitale mund të punohet… Gallo: Nuk e di, por ai është president i “Sol” në Shqipëri. Të gjitha spitalet, është pranë Kryeminist­rit, pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishë­m. (Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar) Gallo: Atëherë kam folur me këtë mikun tim, Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë. Speziali: Realitet. Gallo: Kërkojnë financierë më tha… gjejnë një sipërmarrë­s që është mirë e banka e financon… mund të bëhen para, pasi shiten 4 milionë, 5 milionë për metër… gjysma e Tiranës. Speziali: Apartament­et… Gallo: Apartament­et. Ky ka në duar tri licenca gradaçelas­h, ky konstrukto­ri. Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro. Brutto: Për atë Perëndi, në qendër të Tiranës? Gallo: Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë dhe e di sa është kostoja e vërtetë? 510 euro. Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze... Brutto: A mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë, më 9 nëntor vjen… është presidenti i “Grupit Sol” në Shqipëri…… i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me “Enel”, me të gjitha ka lidhje … e ma tha qartë se tenderët duan 20%-shin më tha, por mund ta paguajnë ata (i referohet Nikut)

Biseda, datë 29 nëntor 2017, ora 18:08.33, kohëzgjatj­a 5 minuta 09 sekonda

Bashkëbise­duesit: avokati Claudio Larussa e sipërmarrë­si Antonio Gallo. Objekt i bisedës: hetimet e “Guardia di Finanza” ndaj bizneseve të Antonio Gallo. Nga minuta 3.10 biseda përqendroh­et te bizneset në Shqipëri dhe flet edhe për Nik.

Claudio Larussa: Eh, por nuk arritëm në kohë… bëmë gjithçka… herës tjetër që do të shkojmë, do të marrim në telefon e do takojmë, është i mirë ky (i referohet Nik shqiptarit)..

Antonio Gallo: Po të thashë, ka kompaninë e pestë në Itali Fumagalli Sol ( Sol group), atë të oksigjenit, nuk është një leckaman… Claudio Larussa: E ai është Presidenti? Antonio Gallo: I Grupit Shqipëria, furnizon Shqipërinë, Maqedoninë, është President i gjithë grupit, jo administra­tor… Claudio Larussa: E ka raporte, ka raporte… Antonio Gallo: Me kryetarin e Bashkisë dhe me qeverinë… Claudio Larussa: E ti tani kur do të shkosh? Antonio Gallo: Në janar dua të shkoj, jo më parë, në janar them.. Claudio Larussa: Në janar flitet tani... Biseda është mes Antonio Gallo, sipërmarrë­s, Saverio Brutto sipërmarrë­s e politikan kalabrez e shqiptarit Nik. Nik: Çimento… ai merret me ndërtim? Saverio Brutto: Po. Antonio Gallo: Po e bën CALME çimento (i referohet sipërmarrë­sit Antonio Speziali)… Merr tenderë… është një i fuqishëm… kur do vish në Romë ti? Nik: Punime bën? Apo... Antonio Gallo: Prodhon e bën punime… Nik: Në kuptimin që a bën autostrada.. Antonio Gallo: I bën të dyja… Nik: Apo shet vetëm materiale? Antonio Gallo: Shet materiale Saverio Brutto: Shet materiale Antonio Gallo: E ndërton gjithashtu.. Nik: Nëse shet vetëm materiale, nuk di sa hapësirë mund të gjej e them, se janë dy-tri fabrika çimento këtu që kanë ekskluzivi­tetin se kujt t’i shesin, kanë bërë një monopol… kanë gurore… i kanë ata..

Saverio Brutto: I pashë sot… çfarë rastësie… kur po uleshim me avion, pashë dy gurore të mëdha… Nik: Dhjetë gurore, por nuk është e thënë se nuk bëhet… Nik: Njëri mund të merret me çimento, tjetri me guroren, meqë janë keq, sillet impianti e bëhesh pjesëtar… por nëse ai ka aftësitë e garat… në sensin, pra, që bën punime me çelësa në dorë, atëherë është më mirë, pasi arrihet vërtet… rrugët.. Punoni bashkë… Antonio Gallo: Bën edhe këtë… Herës tjetër kur të vijmë… Nik: Nja dy tendera… Antonio Gallo: Janë? Kur skadojnë? Nik: Duhet të dalin tani 60-100 milionë euro ,varet se në çfarë gjendje je me financimet.. Antonio Gallo: Po, këta janë mirë.. Nik: Nëse janë mirë, ka gjë tjetër për të bërë.. Antonio Gallo: Grataçelat më the… Nik: Po si grataçelat dhe dy koncesione… një e bënë … duhet të bëjnë një tjetër PPP, autostradë, koncesione për 30 vite 50 vite… Antonio Gallo: Jo po është një tjetër mik që… Antonio Gallo: Janë disa persona, është një mik që ka fonde (me qëllim investimi Larussa-Gallo në Shqipëri).

 ??  ?? Faksimile e dosjes së hetimit, ku përmendet Besnik Halili
Faksimile e dosjes së hetimit, ku përmendet Besnik Halili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania