Panorama (Albania)

“Programi i LSI-së parashikon uljen e kostos së jetesës së qytetarëve”

-

Kur na ndajnë edhe 90 ditë nga zgjedhjet parlamenta­re, Lëvizja Socialiste është bërë forca e parë politike, e cila ka prezantuar piketat kryesore të programit të saj ekonomik.

5 prioritete­t që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se mund të realizohen në 5 muajt e parë të qeverisë, fillojnë me mbështetje­n për familjet e reja dhe stimulimin e shtimit të popullsisë, qëndrimin e tyre në vendin e lindjes, vazhdojnë me përmirësim­in e sistemit arsimorë, punësimit dhe mirëpagimi­t dhe vijon me lehtësirat për sektorin e bujqësisë dhe stimulimin e konsumit të produkteve vendase. Ditët e fundit kemi hasur raporte që tregojnë se shtimi natyral në Shqipëri ka pasur shifra negative, pra, në 2020-ën ka pasur më shumë vdekje sesa lindje të reja. Duket se një prej piketave të programit të LSI-së është për të kuruar këtë plagë. Kryemadhi tha dje se në programin e LSI-së parashikoh­et që për çdo bebe të lindur të hapet një llogari kursimesh ku kalohen 1000 euro dhe deri në moshën 25 vjeç, kur është marrë edhe mosha moshatare, kur të bëhen prindër, në llogarinë e tyre të kenë 25 mijë euro. “Nga bebja në bebe; Të ndalojmë shpopullim­in dhe t’i japim një shans të rinjve që të krijojnë një familje dhe të qëndrojnë këtu. Një nga arsyet se pse të rinjtë dhe të rejat po ikin nga Shqipëria, është mungesa e sigurisë për të krijuar familje. Mungesa e sigurisë së një sistemi arsimor dhe sistemi shëndetëso­r për fëmijët. Kjo është një nga arsyet se pse shtresa e mesme dhe familjet e reja po ikin nga Shqipëria, pasi shteti nuk e ofron këtë mundësi. Projekti nga bebja në bebe nuk i kushton asgjë buxhetit të shtetit, është veç një nga projektet që qeveria e rilindjes i dha recepsioni­stit.

Drejtuesi i grupit të punës për pranim, Edmond Haxhinasto, tha dje në fjalën e tij se programi i tyre synon që të ulë koston e jetesës së qytetarëve dhe orientojë barazinë sociale. “Programi ynë parashikon uljen e kostos së jetesës së qytetarëve, duke filluar me politikat tona për uljen e taksave, e më pas për shumë aspekte të tjera të jetesës së përditshme, duke shkuar më tej me zhvillimin e industrisë ushqimore, rritje e prodhimit vendas të saj, produktet Made in Albania, që shqiptarët të jenë të sigurt në cilësinë e ushqimit, të hanë më lirë e më mirë. Synim madhor i këtij programi është kthimi i besimit te qeverisja, te vendi, duke

Pra, është një herë në vit”, tha kryetarja e LSI-së në fjalën e saj. Ndërkohë, për të frenuar fenomenin e shpopullim­it, Kryemadhi prezantoi pikën tjetër të programit të saj, që lidhet me sistemin arsimor ku ajo tha se do të investohet 5% e GDP-së. “Një sistem arsimor cilësor që prodhon profesioni­stë dhe jo kartonë diplomash, është zgjidhja për të garantuar për punën e mirëpaguar, për të krijuar besimin se e ardhmja për të rinjtë është këtu, që të qëndrojnë bere kështu ndaljen e shpopullim­it, veçanërish­t nga profesioni­stët këtu, ta konsideroj­në Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të përgatitur qytetarë për të ardhmen si qytetarë europianë. Prandaj, ne do të realizojmë një reformë tërësore në arsim, duke paguar në mënyrë dinjitoze mësuesit tanë që janë ata që edukojnë brezin e ri dhe duke e lidhur shkollën, me biznesin dhe me tregun e punës. Ne do të mbështesim realisht arsimin me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se kjo nismë do dhe rinia”, tha ish-ministri i LSI-së. Ndërsa të shoqërohet edhe me taksën e sheshtë dhe propozimin që për pagat deri në 35 mijë lek të rinj të përjashtoh­en nga çdo taksë. PROGRAMI PËR

BUJQËSINË Në vijim, kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi, tha se sektori tjetër me prioritet i LSI-së është bujqësia për faktin se gjysma e shqiptarëv­e jetojnë me këtë aktivitet. Siç e ka bërë të ditur edhe në daljet e ditëve të fundit, Kryemadhi tha se qeveria e ardhshme do të

në vijim, teksa akuzoi qeverinë për lidhjet e saj me oligarkët, Haxhinasto bëri diferencën e programit të tyre. “Në planin dhe propozimet tona nuk ka dhe nuk do të ketë zgjidhje momentale, populiste e klientelis­te, siç kanë qenë shpesh zgjidhjet e maxhorancë­s aktuale, por do të jenë zgjidhje që synojnë qëndrueshm­ërinë, jo efektet fragmentar­e në ndonjë sektor, por efekte integrale për gjithë ekonominë dhe zhvillimin. Kështu janë veçanërish­t propozimet tona për tërheqjen e investimev­e”, tha Haxhinasto. zerojë TVSH-në për të gjitha prodhimet bujqësore vendase dhe do të zerojë TVSHnë për inputet bujqësore. “Fermerët do të mbështeten për njësitë e prodhimit, shqiptarët do të ushqehen me produkte MADE IN ALBANIA. Ne do të vendosim 0% TVSH në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe do të mbrojmë prodhimin vendas, në mënyrë që shqiptarët të ushqehen më mirë dhe më lirë. Ne do të mbështesim industrinë ushqimore, e cila do të dëshirojë të krijojë mundësinë e vendeve të reja të punës që do të jenë jo vetëm dinjitoze, por edhe vende pune të mirëpaguar­a, sepse do të kemi një mundësi për të krijuar hapësira edhe për eksportet me prodhimet bio”, tha Kryemadhi RIMBURSIMI I

FATURAVE Formalizim­i i ekonomisë është një nga përpjekjet e dështuara të shumë qeverive në Shqipëri. Por, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se ka gjetur skemën se si të ketë sukses në këtë pikë. “Shpesh e kemi parë formalizim­in e ekonomisë si një betejë titanësh për një kupon tatimor ku zbarkon repart policor për të kapur kuponin e një buke 500 lekëshe. Ne, formalizim­in nuk e shikojmë thjesht si një betejë, si një luftë, ne e shikojmë si një bashkëpuni­m midis shtetit, biznesit dhe konsumator­it, prandaj ne propozojmë që brenda 5 muajsh të miratojmë rimbursimi­n e 5% të çdo blerjeje me përjashtim të shpenzimev­e që kryhen në entet publike. Do të krijojmë mundësinë për të formalizua­r konsumin dhe familjet të krijojmë një pagë shtesë në fund të çdo viti. Ky formalizim do të rrisë jo vetëm të ardhurat e familjeve shqiptare, por edhe të ardhurat me buxhetin e shtetit që do të futen në qarkullimi­n ekonomik dhe mundësi për të nxitur punësimin e te rinjve”, tha Kryemadhi.

 ??  ?? Haxhinasto, dje gjatë takimit
Haxhinasto, dje gjatë takimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania