Panorama (Albania)

Athinë-Ankara, takimi i parë pas 6 vitesh, pa asnjë rezultat

Takimi në nivel zv.ministrash dhe ambasadorë­sh, takimi i radhës në Athinë

- TIRANE

Delegacion­et e qeverisë turke dhe asaj greke u takuan dje në Stamboll pas një pauze prej 6 vitesh, në takimin e 61-të të tyre.

Turqia theksoi dje se dëshironte zgjidhjen e problemeve me Greqinë për sa i përket eksplorimi­t të hidrokarbu­reve në Mesdheun Lindor, në përfundim të diskutimev­e që parashikoj­në qetësimin e krizës që ka përballur këto dy vende fqinje, anëtare të NATO-s. Zyrtarët grekë dhe turq u mblodhën në Stamboll për kontakte eksplorues­e në lidhje me mosmarrëve­shjet që kanë përballur Ankaranë me Athinën, duke riaktivizu­ar një mekanizëm shkëmbimes­h që ishte pezulluar në 2016-ën në sfondin e përkeqësim­it të tensioneve. “Zgjidhja e të gjitha problemeve, duke përfshirë dhe ato në detin Egje, është e mundur dhe vullneti ynë për të arritur aty është i plotë. Paqja dhe stabilitet­i rajonal janë në interesin e të gjithëve”, theksoi zëdhënësi i Presidenti­t Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, në “Twitter” në përfundim të bisedimeve. Qëllimi është një hetim i parë i pikave të konvergjen­cës për negociata të mundshme në të ardhmen për caktimin e zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinenta­l në Egje dhe Mesdheun Lindor, gjithmonë në bazë të Ligjit Ndërkombët­ar. Greqia hedh poshtë çdo kërkesë për demilitari­zim të ishujve ose ndonjë çështje të sovranitet­it kombëtar. Pozicioni i Turqisë

vazhdon të jetë ai i doktrinës së saj të “Atdheut të Kaltër” me retorikë shpesh ekstreme. Sidoqoftë, një shenjë e mosbesimit që mbretëron midis Turqisë dhe Greqisë pas disa vitesh tensioni, është edhe fakti që Athina nënshkroi dje një kontratë për blerjen e 18 avionëve luftarakë “Rafale” nga Franca, një vendim i marrë veçanërish­t në reagim të demonstrim­eve të shumta të forcës nga ushtria turke në Mesdheun Lindor. Sipas informacio­neve të marra nga burimet diplomatik­e, në bisedimet e zhvilluara në zyrën e punës i Përgjithsh­ëm i Ministrisë në Dolmabahçe të Stambollit, së Punëve të Jashtme, ambasadori Turqia u përfaqësua nga Aleksandro­s zv/ministri i Punëve të Jashtme, Kuyu, si dhe drejtoresh­a e Sedat Önal, zëdhënësi stafit në Sekretaria­tin e i Presidencë­s së Turqisë, Përgjithsh­me të Ministrisë Ýbrahim Kalýn, drejtori i së Punëve të Jashtme, Ifigenia përgjithsh­ëm i Ministrisë së Kanara. Në takim u Punëve të Jashtme për Çështje vlerësuan temat e diskutuara Dypalëshe Politike dhe të në raundin e 60-të të Detarisë-Aviacionit-Kufijve, kryer më parë dhe u diskutua Çaðatay Erciyes, si dhe zv/ situata aktuale, zhvillimet drejtori i përgjithsh­ëm i Detarisë-Aviacionit-Kufijve, e fundit dhe hapat që mund të ndërmerren në të Barýþ Kalkavan. Ndërkohë, ardhmen. Në raundin e 61të pala greke u përfaqësua nga të bisedimeve palët ranë ish-ambasadori në pension dakord që takimi i ardhshëm Pavlos Apostolidi­s, drejtori të mbahet në Athinë.

 ??  ?? Tryeza e bisedimeve Greqi-Turqi
Tryeza e bisedimeve Greqi-Turqi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania