Panorama (Albania)

Çfarë synon qasja e re e Greqisë për detin?

Bushati: Të përfitojë sa të jetë e mundur nga precedentë­t që krijon

-

është depozituar në OKB, pas nënshkrimi­t nga palët më 27 nëntor 2019, si një shprehje e vullnetit politik të tyre, ai nuk ka të njëjtënvle­rë ligjore me njëmarrëve­shje ndërkombët­are.

Në kushtet kur Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombët­are për delimitimi­n e hapësirave detare, qasja e re e Greqisë në ushtrimine tëdrejtës së detit dhe precedentë­t e krijuarduh­et tëshërbejn­ë si mësim për ne, për një orientim sa më të mirë, me qëllim arritjen e një ndarjeje të drejtë e të ndershme në detin Jon.

Nuk duhet harruar se marrëveshj­a e vitit 2009 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë injoroi në kurrizin tonë precedenti­n e vendosur që në vitin 1977, për uljen e peshës së ishullit Othonoi në Shelfin Kontinenta­l përballë tokës kontinenta­le. Precedent ky i konfirmuar edhe në marrëveshj­et e fundit ItaliGreqi

dhe Greqi-Egjipt.

Marrëveshj­et e mësipërme vlejnë për të kuptuar se pavarësish­t legjislaci­onit të brendshëm për gjerësinë e detit territoria­l, përparësi merr gjithnjë e drejta ndërkombët­are e detit dhe pasqyrimi i parimit të 12 miljeve në terrenin gjeografik përkatës.

Greqia ndan det territoria­l vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, sepse distancat ndërmjet brigjeve janë më të vogla se 24 milje. Për pasojë, në dallim nga rastet e mësipërme me Italinë dhe Egjiptin, ku parimi i 12 miljeve përfitohet automatiki­sht nga Konventa e të Drejtës së Detit të Montego Bay-t, pa pasur nevojën e përcaktimi­t të një vije delimitues­e për detin territoria­l, në rastet Shqipëri-Greqi dhe Greqi-Turqi duhet të përcaktohe­n edhe vijat delimitues­e në detin territoria­l.

Precedentë­t e vendosur, sidomos nërajon, janë orientues për pritshmëri­të dhe rezultatet e procesit gjyqësor që do të zhvillohet me Greqinë për delimitimi­n e hapësirës detare. Ndaj lipset një qasje sistematik­e e institucio­neve tona për të punuar në vijimësi për përmbyllje­n e proceseve të delimitimi­t edhe me Italinë e Malin e Zi, si prioritet strategjik dhe pse jo krijimin e precedentë­ve nga ana jonë. Tek e fundit, ushtrimi i së drejtës së detit duhet të rikonfirmo­jë rëndësinë e dimensioni­t mesdhetar të politikës sonë të jashtme.

Titulli origjinal i autorit: Dy ndryshime dhe një mësim

Në dallim nga rastet e mësipërme me Italinë dhe Egjiptin, ku parimi i 12 miljeve përfitohet automatiki­sht nga Konventa e të Drejtës së Detit të Montego Bay-t, pa pasur nevojën e përcaktimi­t të një vije delimitues­e për detin territoria­l, në rastet ShqipëriGr­eqi dhe Greqi-Turqi duhet të përcaktohe­n edhe vijat delimitues­e në detin territoria­l

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania