Panorama (Albania)

Lezhë, dhjetëra hektarë tokë nën pushtetin e ujit

-

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytjen e 19 banesave në lagjen “Erzen” të Shijakut, si dhe 120 banesave në fshatrat Katund i Ri, Erzen dhe në Sukth.

Prurjet e lumit kanë dalë nga shtrati dhe kanë rikrijuar një tjetër situatë alarmante për të gjithë banorët që kanë ngritur banesat e tyre përgjatë bregut të lumit. Uji mbuloi të gjitha katet e para të ndërtesave, duke izoluar familjet në katet më lart e duke shpresuar se situata do zgjidhet, por orët në vazhdim mendohet që prurjet të jenë edhe më të mëdha. Edhe bizneset kanë pësuar dëme të shumta, që, sipas pronarëve nga shteti, nuk kanë marrë asgjë, edhe pse dëmi është i madh. Në emër të banorëve, Ermir Smoqi thotë se me këtë situatë janë përballur disa herë, ndërsa shqetësues­e është dëmi që kanë shkaktuar përmbytjet. Banorët dhe bizneset kërkojnë nga shteti dëmshpërbl­im të plotë, edhe pse në përmbytjet e mëparshme nuk janë dëmshpërbl­yer.

Ermir, si po e përballoni këtë situatë?

Ç’të them, duket me sy. Gjithë mundi i një jete të tërë na iku para syve. Siç e shikoni, uji është futur në katet e para të shtëpive në një nivel afro 1.8 metra, duke shkatërrua­r jo vetëm instalimet elektrike, por të gjitha pajisjet elektrosht­ëpiake.

Ju keni mbetur të izoluar, pasi nuk keni fare komunikim me pjesën tjetër të zonës. Pse nuk jeni evakuuar?

Ku të shkojmë?! Momentalis­ht jemi vendosur në katet e dyta apo të treta të objekteve, pasi kati i parë tashmë është i pabanueshë­m. S’kemi ku të shkojmë, shtëpinë nuk e lëmë dot vetëm, pasi herët e tjera na i kanë plaçkitur. Nuk kemi nga të ruhemi më para, nga përmbytjet apo nga hajdutët. Situatë shumë e

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme edhe në Qarkun e Lezhës, ndërsa situata më problemati­ke paraqitet në Bashkinë e Kurbinit. Dalja nga shtrati i kanalit të ujërave të larta ka përmbytur disa rrugë dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fshatin Gjorm. Për shkak të prezencës së ujit, i cili arrin deri në 40 cm, janë izoluar dhjetëra familje në këtë zonë, ndërsa banorët thonë se mospastrim­i i kanaleve kulluese sjell këtë situatë sa herë ka reshje shiu me intensitet të lartë. “Këtu përmbytet sa herë ka reshje shiu. Shkak është moshapja siç duhet e kanaleve kulluese. Tokën e kam nën ujë dhe nuk kam arsye që ta mbjell sepse është e kotë. Duhet t’i jepet zgjidhje problemit të përmbytjev­e ose në të kundërt të na thonë ta braktisim zonën dhe të shpërngule­mi sepse nuk ka zgjidhje tjetër”, thotë një banor. vështirë, ftohtë është, nuk kemi me çfarë të ngrohemi. Kush ka sobë më dru, nuk mund të furnizohet pasi drutë ndodheshin në katin e parë dhe janë mbuluar nga uji. Ndërsa energjinë elektrike na e kanë ndërprerë.

Çfarë ore vërshoi uji në banesa?

Rreth orës pesë të mëngjesit, në të gdhirë. Nuk na lajmëruan fare që lumi do të dilte nga shtrati, herët e tjera na kanë lajmëruar që të kishim kujdes. Vetëm kur u përballëm me ujin që mbuloi menjëherë katet e para në pak minuta. Ishte e pamundur për të shpëtuar ndonjë mobilie apo ndonjë pajisje elektrosht­ëpiake.

A ju kanë ardhur për ndihmë?

Po, kanë ardhur. Na kanë ofruar mjete lundruese për t’u zhvendosur, por nuk duam të largohemi sepse nuk mund t’i lëmë vetëm shtëpitë. Familja ime qëndron në katin e dytë dhe këtu rrezik nuk ka, por jemi të izoluar.

Kjo nuk është hera e parë që lagjja “Erzen” përmbytet nga lumi...

Kjo është hera e 16-të në harkun e 15 viteve të fundit që përballemi me të njëjtën situatë. Çdo vit, ne këtë punë kemi. Është e pamundur të mos përmbytemi. Çdo vit investime të reja në shtëpi. Me këto lekë që kemi harxhuar këto vite do kishin mjaftuar për të ndërtuar një pallat shumëkatës­h.

Pse keni ndërtuar banesat në breg të lumit?

Lagjja Erzen është lagje autoktone. Kjo lagje është ekzistuese këtu e më shumë se 80 vjet. Nuk e ka fajin zona, fajin e kanë mungesa e investimev­e. Pse nuk përmbytesh­im para viteve '90, sepse atëherë punohej gjithë verën për të përballuar dimrin. Lumi pastrohej, kanalet po ashtu. Tani nuk hedh një lopatë njeri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania