Panorama (Albania)

Reshjet e shiut rrezikojnë shembjen e një pallati 5-katësh në Gjirokastë­r

-

Tre vjet pasi ndien rrëshqitje­t e para të tokës, që tronditën jetët e tyre, banorët e një pallati pesëkatësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastë­r përjetojnë të njëjtën situatë plot ankth e frikë. Reshjet e dendura të këtij dimri kanë shkaktuar çarje dhe rrëshqitje të reja toke, duke alarmuar banorët që po ndiejnë se toka po u rrëshqet nën këmbë. Një masiv i madh dheu rrëshqiti në një sipërfaqe me një gjerësi prej gati 10 metrash dhe zhvendosje 100 metra në bazamentin e pallatit. Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së 24 janarit 2020, pasi reshjet me intensitet të lartë ranë pa ndërprerje prej 24 orësh. Dhjetë ditë më parë, banorët ndien çarjet e reja të tokës pas një periudhe pauze trevjetore. Kryebashki­aku dhe specialist­ë të Bashkisë Gjirokastë­r u ndodhën në vendngjarj­e për të parë situatën dhe për të qetësuar qytetarët, duke ripërsërit­ur premtimet për investim në këtë hapësirë, si dhe duke i qetësuar banorët se mund të rrinin të qetë në banesat e tyre pasi situata nuk paraqiste rrezik. Por, mungesa trevjeçare e investimev­e në zonë dhe neglizhenc­a institucio­nale ka shtuar mosbesimin e banorëve. “Rrëshqitja ka ndodhur gjatë natës në orën 3:20 të mëngjesit, duke gdhirë. Ne presim nga autoritet zgjidhje. Një vit e gjysmë më parë u çel fondi për pallatin në lagjen ‘Kodra e shtufit’, ndërsa për ne ende asnjë masë”, tregon Iliri, një prej banorëve të këtij pallati. “Kemi frikë për jetën tonë. Jemi të moshuar dhe të sëmurë. Asnjë përgjigje nuk po na jepet. Është kollaj të thuash do evakuoheni, por ku do shkojmë? Kemi djersën e gjithë jetës këtu”, shprehen banorët. B.M.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania