Panorama (Albania)

Vaksinimi në udhëkryq, asnjë datë për dërgesën e “Pfizer”

BE vihet në lëvizje, vaksina edhe për vendet e Ballkanit

- TIRANE

Nuk ka ende asnjë datë se kur do të mbërrijë dërgesa e parë e vaksinave kundër COVID-19, të siguruara përmes marrëveshj­es së firmosur me kompaninë “Pfizer”.

Ndërsa në fillim u nxitua të bëhej me dije se sasitë e para të dozave do të mbërrinin në javën e tretë, tani informacio­ni është edhe më i varfër.

MANASTIRLI­U Nga një qendër shëndetëso­re në kryeqytet, ministrja e Shëndetësi­së, Manastirli­u, tha vetëm se Shqipëria do të përfitojë vaksina edhe përmes mekanizimi­t COVAX, por pa dhënë më shumë detaje se kur do të bëhet njëra dërgesë dhe kur tjetra. Ajo çka ministrja vuri në dukje është se deri më tani janë pothuajse 500 mjekë dhe infermierë të vaksinuar. Pra, për një periudhë dyjavore, janë ezauruar vetëm gjysmat e dozave, të siguruara përmes donacionit. Një shifër kjo tejet e ulët, duke pasur parasysh ritmet e vaksinimit në vendet e tjera. “Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BANKA E SHQIPËRISË DEPARTAMEN­TI I BURIMEVE NJERËZORE

dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me “Pfizer” dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milionë dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në Shkurt. Vaksinimi është një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelish­t të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrolloj­më situatën e epidemisë në vend”, tha Manastirli­u. Deri në fund të shkurtit, sipas planit të qeverisë, pritet të sigurohen rreth 44 mijë doza vaksine dhe përveç personelit shëndetëso­r, në radhë për vaksinën do të jenë edhe të moshuarit në qendrat e përkujdesi­t social.

BE Nga ana tjetër, duket se edhe BE është vënë në lëvizje për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për këto shtete, nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare. Por, problem serioz në këtë moment paraqesin vonesat në shpërndarj­en e vaksinave nga prodhuesit, përkatësis­ht “Moderna” dhe “Pfizer”. Nga Komisioni Europian është paralajmër­uar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohe­t edhe vaksina e prodhuar nga kompania “AstraZenec­a”.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË BANKA E SHQIPËRISË DEPARTAMEN­TI I BURIMEVE NJERËZORE

 ??  ??
 ??  ?? Manastirli­u, dje në Qendrën Shëndetëso­re të Qytetit Studenti
Manastirli­u, dje në Qendrën Shëndetëso­re të Qytetit Studenti
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania