Panorama (Albania)

COVID-19, përkeqësoh­et situata në javën e fundit

Rriten rastet pozitive dhe fatalitete­t, ulet numri i testimeve. Niveli më i lartë që pas pikut të pandemisë në dhjetor të 2020-ës

-

Në Shqipëri, java e fundit (19-25 janar) shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave të koronaviru­sit, ndërsa testimet patën një rënie të lehtë dhe shtrimet në spitale mbetën në kuota të qëndrueshm­e.

Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, numri i të prekurve arriti në 4830 raste, ose 20.4 për qind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë që pas javës së dytë të dhjetorit, momenti i cili shënoi kulmin e goditjes së pandemisë. Mesatarja ditore e rasteve ishte 690 të prekur.

Në javën e fundit, rritja e numrit të të infektuarv­e ishte në përpjesëti­m të zhdrejtë me testimet, të cilat shënuan një rënie të lehtë, me -4.4 për qind, duke zbritur në kuotën e 21.185 tamponëve, me një mesatare prej 3.026 testimesh në ditë. Një tjetër tregues i përkeqësim­it të situatës është dhe pozitivite­ti, i cili u ngjit në 22.7 për qind, nga 18.1 për qind që ishte në javën pararendës­e. Pozitivite­ti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuar­a) është treguesi i transmetue­shmërisë së virusit në komunitet.

Që nga marsi i vitit të shkuar, kur u regjistrua­n të prekurit e parë, në total janë 72.812 të prekur, ndërsa 27.197 janë ende raste aktive. Prej tyre, më shumë se gjysma vetëm në kryeqytet, zona dhe me popullsinë më të madhe

BILANCI DITOR Në 24 orët e fundit, numri i të prekurve ishte më i ulëti i gjithë javës, me 538 raste, por rënia duket se i dedikohet tërësisht reduktimit të testimeve, në kuotën e 1.918 tamponëve. Kjo konfirmohe­t dhe nga pozitivite­ti, i cili kërceu në nivelin e 28 përqindësh­it. Sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në 38 bashki të vendit: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnjë, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditë, 11 raste në Kamzë dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastë­r, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat,

Gjirokastë­r, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Poliçan, dhe 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Po në 24 orët e fundit (referuar ditës së djeshme) u shënua dhe numri më i lartë i viktimave në 7 ditët e fundit. Ministria e Shëndetësi­së njoftoi për 9 persona që kanë humbur jetën në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, dhe 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Gjatë javës së fundit numri i vdekjeve u rrit me 26.4 për qind, duke shkuar në një total prej 43 viktimash. Që nga nisja e pandemisë, në Shqipëri kanë humbur jetën 1.324 persona.

Ndërkohë gjendja në spitale ka qenë e qëndrueshm­e, sa i përket numrit të pacientëve. Ajo që bie në sy është një rënie e rasteve në gjendje kritike dhe atyre të intubuar, krahasuar me javën pararendës­e. Deri pasditen e së hënës, në spitalet COVID, sipas Ministrisë së Shëndetësi­së, “po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania