Panorama (Albania)

“Burri me Covid, gruaja jo”. Ja shpjegimi që jep shkenca

-

Kanë jetuar nën një çati, por njëri prej bashkëshor­tëve është infektuar dhe tjetri jo, ndonëse ka qenë në kontakt të drejtpërdr­ejtë duke u kujdesur për të. Kjo është një ndër pikëpyetje­t më të mëdha (veç të tjerash) që mundon njerëzit, por që shkenca e ka një përgjigje më në fund. Studiues nga e gjithë bota, të udhëhequr nga Universite­ti “Rockfeller” në Nju-Jork, kanë zbuluar se një përqindje e të infektuarv­e nuk prodhojnë dot molekulën përgjegjës­e që i mbron nga viruset që sulmojnë trupin. Me pak fjalë, e lidhin me gjenet. “Ne u përqendrua­m te personat e sëmurë rëndë dhe zbuluam se ka 10-12 për qind të rasteve që kanë një karakteris­tikë të veçantë gjenetike, çka i bën që trupi i tyre të mos jetë në gjendje të prodhojë interferon, molekulën e parë mbrojtëse”, citon Giuseppe NOvelli, mjek në një poliklinik­ë në Romë dhe president i fonacionit “Giovanni Lorenzini” në Milano. Veç kësaj molekule, studimi flet edhe për ndryshime të tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit për një grusht njerëzish që presupozoh­et të kenë imunitet natyror ndaj koronaviru­sit. “Imuniteti nuk krijohet vetëm nga antitrupat. Ekziston gjithashtu dhe i ashtuquajt­uri imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi atë që e quajmë imunitet natyror, të ndërmjetës­uar nga qelizat, në të cilin hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’ju mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”, sqaron Roberto Luzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universite­tin e Triestes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania