Panorama (Albania)

OPOZITA, KUNDËR

-

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk­i, ka dekretuar ligjin për regjistrim­in e popullsisë, të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Pas 19 vitesh, në vendin fqinj do të kryhet regjistrim­i i popullsisë. Tashmë Enti Shtetëror i Statistika­ve duhet të miratojë metodologj­inë për realizimit e këtij operacioni statistiko­r, në përputhje me standardet dhe rekomandim­et e "Eurostat". Regjistrim­i i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është paparaparë që realizohet nga 1 deri më 20 prill të këtij viti. Regjistrim­i i fundit i popullsisë është zhvilluar në vitin 2002. Pendarovsk­i kishte theksuar se ligji duhet të ketë mbështetje­n e të gjitha partive

Opozita maqedonase nuk ka votuar miratimin e ligjit. VMRO-DPMNE-ja e kundërshto­n me forcë ligjin për regjistrim­in, sepse ky proces nuk do të jetë një operacion statistiko­r, por një operacion politik dhe për rezultatin e këtij regjistrim­i apo përqindjet e popullatës, partitë në pushtet tanimë kanë rënë dakord", ka deklaruar Timçe Mucunski, deputet i partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE. politike. "Nga të gjithë faktorët relevantë politikë duhet të ketë deklarata të qarta se ky proces do të jetë vërtet statistiko­r dhe jo politik dhe kushdo që të vijë më pas në pushtet të mos e kontestojë procesin apo ta ndryshojë Kushtetutë­n, e kështu me radhë. Por deri më tani pajtueshmë­ri të tillë nga partitë nuk kemi", tha Presidenti. Përplasjet kryesore mes partive maqedonase kanë të bëjnë me dyshimet e VMROsë për numrin e shqiptarëv­e që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Opozita maqedonase në vazhdimësi ka kontestuar faktin se shqiptarët përbëjnë 25.17 për qind të popullatës prej dy milionë banorësh. Në Kushtetutë, shqiptarët definohen si popull që flet gjuhë të ndryshme nga maqedonish­tja dhe që përbën mbi 20 për qind të popullatës. Mbi këtë bazë përqindjej­e janë përcaktuar të drejtat gjuhësore, të simboleve, të punësimit, të përfaqësim­it, të drejtat kulturore etj. Partitë në pushtet i hedhin poshtë pretendime­t e opozitës për "kurdisjen" e regjistrim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania