Panorama (Albania)

Levandovsk­i 500, “dieta” e tij janë... rekordet

-

Sezonin e kaluar meritonte "Topin e Artë", pasi në mënyrë absurde "France Football" anuloi dhënien e trofeut, ndonëse kampionate­t e mbyllën dhe në fund iu desh që të kënaqej me "The Best" të UEFA-s. Gjithsesi, Robert Levandovsk­i nuk është nga ata që dorëzohet shpejt edhe kur bëhet fjalë për objektivat personalë, ndonëse ai vetë nuk rreshti së thëni se "e meritonte 'Topin e Artë'". Por edhe ky sezon ka nisur me të njëjtin ritëm si vjet, madje ndoshta edhe më mirë se kaq, pasi bomberi polak i Bajernit të Mynihut konfirmohe­t një makineri perfekte, shënon dhe shërben për skuadrën dhe pa dyshim që trofetë edhe këtë sezon nuk do të mungojnë për të. Nëse bashkëshor­tja e tij, Ana, është një ish-atlete e diplomuar në akademinë fizike, por njëkohësis­ht edhe një dietologe e famshme që kujdeset për Robertin, ky i fundit duket se "dietën" më të kompletuar e ka me rekordet. Dhe për këtë flasin numrat e tij, por edhe triplo-rekordi që vendosi me golin ndaj Shalkes. Fillimisht numrat: 23 gola në Bundesligë, 3 në Champions... Gjithsesi, të dielën për 32-vjeçarin, i cili theu rekordin e Gerd Mylerit, për golat e shënuar në fazën e parë (legjenda ishte ndalur në 20), erdhi rrjeta numër 500 në karrierë, i katërti futbollist ende në aktivitet që kap këtë shifër, pas Kristiano Ronaldos, Lionel Mesit dhe Zlatan Ibrahimovi­çit. Në të njëjtën kohë, Levandovsk­i u bë i pari lojtar në Bundesligë që realizon në 8 transferta radhazi, por në të njëjtën kohë, i vetmi që i ka shënuar Shalkes të paktën një gol prej 11 takimesh radhazi. Të gjitha këto mund të duken pak, por shprehin madhështin­ë e këtij sulmuesi, i cili duket se në këtë fazë të parë po bën vetëm nxehjen dhe ndoshta më të mirën pritet ta japë në pjesën e dytë të sezonit, kur të rinisë edhe Liga e Kampioneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania