Panorama (Albania)

PARTIZANI PREZANTON SOT FERHAN HASANIN

- TIRANE

Tirana edhe kur bën gabime apo çështje jo të hijshme i bën me bujë të madhe.

Është rast unik që në Kategorinë Superiore, një skuadër e saj të mbetet pa trajner vetëm 10 minuta para nisjes së një ndeshjeje shumë të rëndësishm­e. Nevil Dede nuk ishte dje në stolin e Tiranës në startin e ndeshjes, pasi vetëm 10 minuta para nisjes së saj la stadiumin dhe u largua. Tirana e nis nxehjen me 11 lojtarë, ndërsa përgatitës­i i portierëve Osmani bën gati Bekajn. Hoxhallari, Toshevski, Najdovski; Vrapi, Kuka, Torasa, Toli, Ismajlgeci; Muçi dhe Seferi janë skema 3-5-2 e zgjedhur nga Dede për të startuar përballjen ndaj kurbinasve. Mirëpo, në nxehmje është edhe Danso i sugjeruar nga drejtori Tefik Osmani. Dede shfaqet në stol, ashtu si edhe homologu i tij Duro. Mirëpo, trajneri i bardhebluv­e largohet menjëherë nga stoli sapo e sheh Dansonë duke bërë nxehmje. Trajneri i Tiranës bën një bisedë me drejtorin sportiv, Tefik Osmani, pikërisht për këtë çështje: Pse është edhe Danso në nxehmje, kur nuk ishte përzgjedhu­r nga trajneri. Drejtori ia sugjeron si lëvizje që duhet për këtë ndeshje, duke hequr Kukën dhe aktivizuar Dansonë. Kjo e detyron Deden të largohet nga stoli dhe menjëherë shkon për të biseduar me presidenti­n Halili. Këtë lëvizje Osmani dhe klubi ia kishin komunikuar delegatit Marjus Sulejmani për ta shënjuar në protokoll si formacioni­n shartues, pra pa marrë miratimin e trajnerit Dede. Ishte Dede që pasi flet me Osmanin, në të njëjtën kohë i drejtohet menjëherë Sulejmanit që duhet bërë një ndryshim. Pra që të rikthehet në protokoll zgjedhja e trajnerit. Mirëpo, pas këtij momenti, kur shihet insistimi i drejtorit Osmani, Dede takon Halilin në ambientet e brendshme të stadiumit. Pas një bisede pak çaste, kur duheshin vetëm 10 minuta që të niste ndeshja, shihet që Dede dhe ndihmësi i tij, Olsi Uku, marrin çantat dhe largohen menjëherë nga stadiumi "Selman Stërmasi". Gati për të nisur ndeshja dhe protokolli i shpërndarë për mediat është ai finali, siç edhe ishte kërkuar nga drejtori Osmani, i cili drejton ndeshjen përballë Laçit: Në fushë është Danso dhe jo Kuka.

TIRANA-LAÇI Tirana është në udhëkryq të sezonit. Barazimet e shpeshta, humbja në derbi e pasuar nga ajo me Laçin dhe

Tashmë edhe zyrtarisht Ferhan Hasani është lojtari më i ri i Partizanit. Ka qenë vetë klubi i kuq që nëpërmjet një njoftimi për mediat bën me dije se ditën e sotme në orën 10:00 do të prezantohe­t para mediave Hasani. Një goditje e madhe në merkato kjo për "demat" që afrojnë në skuadër një lojtar që pritet të ndihmojë ekipin e Dajës. 30-vjeçari quhet një transferim i madh për Partizanin, edhe për shkak të së kaluarës së lojtarit, i cili ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, Brondbi në Denimarkë, Al Raed dhe HJK Helsinki në Finlandë. largimi i trajnerit Dede, janë një sërë çështjesh për t'u zgjidhur te kampionët në fuqi, e teksa objektivat madhorë po shkrihen thuajse një nga një, 25 herë kampionët e vendit duhet më së pari që të rifitojnë grupin e lojtarëve, bashkimin e tyre në një. Nga ana tjetër, Laçi i Duros bën një reagim të rëndësishë­m me 3 pikë të arta në kryeqytet, pas dy hapave fals me Apoloninë dhe Skënderbeu­n. E kur ekipi e ka të vështirë të shënojë, si dje në "Selman Stërmasi", në organikë është një mjeshtër i goditjeve si Mazrekaj, që në minutën e 72-të kalibron me saktësi milimetrik­e sa ia bën të pamundur reagimin edhe një portieri fantastik si Bekaj. TEUTA-PARTIZANI Pas barazimit të Vllaznisë me Kastriotin, e gjithë vëmendja ishte te Teuta-Partizani në "Niko Dovana". Ekipi që do të triumfonte në këtë sfidë do të ishte pa diskutim skuadra anti-Vllazni, por në Durrës fitoi frika për të mos humbur. Teuta dhe

Partizani u ndanë në barazim 1-1, një rezultat që nuk kënaq asnjërën skuadër, pasi distanca me Vllazninë kryesuese mbetet 9 pikë. Asani kaloi i pari Partizanin në avantazh që në minutën e 8-të të takimit, ndërsa Krasniqi barazoi në të 37-ën duke sigluar dhe rezultatin final të sfidës në 1-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania