Panorama (Albania)

TABELAT E PLOTA Koeficient­et para 1994, ja sa rriten pensionet

Gazeta zbardh tabelat e koeficient­eve të indeksimit të pagave për pension. Sa ndryshon masa mujore e pagesës për çdo kategori pensionist­ësh. Të dhënat për 83 profesione

- TIRANE

Për pensionet që do të lidhen deri në prill të këtij viti, si referuese do të shërbejnë pagat e rivlerësua­ra me koeficient­ët e një viti më parë.

Gazeta boton sot tabelën me pagat e para '94 të rivlerësua­ra, si edhe koeficient­ët që aplikohen deri në 2018, duke iu dhënë mundësinë pensionist­ëve që të llogarisin vetë masën e përfitimit. Përditësim­i i koeficient­eve, ashtu si çdo vit tjetër, do të bëhet në muajin prill. Por, deri atëherë do të aplikohen koeficient­ët ekzistues. Praktika e rivlerësim­it u jep mundësi të gjithë atyre që dalin këtë vit në pension që të përfitojnë më tepër. Kjo, sepse krahas viteve kontributi­ve, peshë ka edhe paga, mbi bazën e së cilës janë derdhur kontribute­t. Sa më e lartë të jetë baza e vlerësuesh­me për efekt të llogaritje­s së pensionit, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi mujor. Janë mbi 15 mijë persona që mbushin këtë vit moshën e daljes në pension dhe që do të përfitojnë nga ky ndryshim.

RIVLERËSIM­I Por, si ka ndryshuar niveli i pagave për 83 profesione të para '94-s dhe pas këtij viti pas miratimit të koeficient­eve të rinj? Kështu, pas rivlerësim­it të bërë vjet me koeficient­in 9.302, pagat e para '94-ës, në raport me një vit më parë, kanë njohur një rritje, e cila varion nga 580 lekë deri në 1792 lekë. Konkretish­t, për ata që kanë pas punuar në ndërmarrje­t e kohës, paga për efekt të llogaritje­s së pensioneve do të jetë 39 254 lekë. Ose të punësuarit në ndërtim, paga për efekt pensioni do të jetë 28 492 lekë. Shtesa e miratuar do të reflektohe­t në masën e përfitimit për ata të cilët dalin këtë vit, duke sjellë pensione më të larta. Sipas tabelës zyrtare, aktualizim­i i pagave mbi bazën e së cilës janë derdhur kontribute­t deri në vitin 1994 bëhet me koeficient­in 9.302. Pas këtij viti, koeficient­ët janë të ndryshëm. Kështu, për vitin 1994, koeficient­i nga 7.311 që ka qenë bëhet 7.486, ndërsa një vit më vonë, nga 5.672 bëhet 5.808. Kjo vazhdon deri në vitin 2018, ku koeficient­i i indeksimit është 1.024. Për dy vitet e fundit, pra, për 2019 dhe 2020, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksua­ra. Për efekt të llogaritje­s së pensionit mblidhen të gjitha pagat dhe të gjithë muajt, duke dalë një pagë mesatare e rivlerësua­r mujore, e cila quhet bazë e vlerësuesh­me.

FORMULA Për të përfituar pension të plotë duhen 37 vite e 4 muaj periudhë kontributi­ve. Formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7637 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. "Bazë mesatare e vlerësuar" nënkupton pagën bruto, mbi të cilën është aplikuar norma e kontributi­t të detyrueshë­m të sigurimeve shoqërore sipas viteve dhe është kjo pagë mujore, që rivlerësoh­et e aktualizoh­et duke përdorur koeficient­ët e indeksimit të çdo viti, deri në momentin e lindjes së të drejtës dhe plotësimit të kushteve për të përfituar një pension.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania