Panorama (Albania)

“Ministri i punëve publike është djalë operativ”, kush janë zyrtarët e përfshirë në bisedat e mafiozëve italianë

DHURATA PER SHEFIN E POLICISE DHE ZV.MINISTRIN, DOSJA E PLOTE ME PERGJIMET E ANTIMAFIAS KU PERMENDEN ZYRTARET NE TIRANE

-

Flet “Niku” i përgjimeve të “Ndrangheta”: Ja lidhja ime me italianët

Gallo i tregon treshes Speziali, Larussa dhe Brutto për atë se si punohet në Shqipëri për kontrata në sektorin publik, duke aluduar për ryshfet. Brutto: Në qendër të Tiranës? Gallo: Gradacelat e reja i shesin 3800-4000 euro metrin… dhe kostoja… e dini cila është kostoja maksimale? 510 euro…

Speziali: Por, nëse bëni gjë luksoze… Gallo: Ai më tha nëse gjen sipërmarrë­sin (ky Nik) është një karakter i vlefshëm… Brutto: Dhe nuk mund të flasim për këtë me këtë… Gallo: Tani ta shohim, tani ai vjen në Itali… më 9 ju jeni në Romë… Speziali: 9? Gallo: 9 nëntor… ai është President… Speziali: Në Romë? Gallo: Nëse jeni në Romë më 9 nëntor… ai është President i Grupit SOL në Shqipëri… Ata të oksigjenit, furnizojnë spitalet… Ai është i lidhur me ENEL, kjo është e lidhur me të gjithë dhe ai më tha qartë, ata duan 20% të kontratës … Por nëse ata paguajnë për të

DATA: 28.10.2017, ORA 09:08:27

Gallo Antonio, në shoqëri të Brutto Tommaso dhe Brutto Saverio. (Gallo, njihet ndryshe si “Princi”) Gallo: (duke parë Saverio) ti NIK, ti ke qenë aty?… Saverio: Eh jo, u nisa… Gallo: E çova (i referohet a D’alessandro Luciano) te njeri, njeri… ku është SOL (i referohet shqiptarit Nik) Burri: Po… Gallo: Komandoni Presidenti­n… Kryeminist­rin, edhe i kam thënë qartë, në sy të Luciano, i thashë më jep prokurën e ENI inc…, se marrin 20% (ryshfet) ato Burri: Po... Gallo: …ok?… në janar, edhe në spitale….

DATA: 28.10.2017, ORA 09:29:57

Gallo Antonio me Speziali Toto, Brutto Saverio dhe Brutto Tommaso (ndodhen brenda një vendi publik, një bari apo një ambient i ngjashëm) Gallo: Edhe në sektorin tonë kemi dikë, por ata nuk janë të strukturua­r, nuk kanë mjete, nuk kanë kulturë ... Saverio: Dhe ata ju japin koncesioni­n që mendoni për 10 vjet?

Speziali: Unë me ... V.M.: Ai ka të drejtë, nuk është si këtu... Saverio: Ata ju japin një licencë për 10 vjet dhe ju bëjnë të tërhiqni çfarë të doni ..

Saverio: Atëherë, ata folën me mua se ishte një farë GIORDANO

atje ... ai po fliste në telefon ... Unë i thashë atij ose Cla është e kotë të flasësh me këtë apo me atë ... Unë duhet ta shoh materialin ashtu siç është, unë duhet të shoh se ku jemi, vendndodhj­a ... d.m.th. impianti i betonit është një çështje serioze...

Gallo: Ata punojnë natën, ti e di që ata nuk punojnë gjatë ditës ...

Tommaso: Pse? Saverio: Pse, si ia bëni të punoni ditën? Gallo: Ata punojnë në rrugë ... në rrugët urbane ata punojnë natën ... në rrugët e reja punojnë gjatë ditës ... por sistemi i kanalizime­ve, përfshirë rrjeti hekurudhor, metro duhet të ndërtohen ... Saverio: Gjithçka .. Speziali: Dhe është një protektora­t amerikan, sot Shqipëria

... Gallo: Do të ketë shumë nga ajo punë ... Speziali: Ka dalë jashtë ndikimit rus Gallo: Ka shumë punë për të bërë.. duhet të shkosh për një udhëtim dhe të shikosh, nëse nuk shkon të shohësh... Speziali: Por unë kam qenë atje në Shqipëri... Gallo: Së fundmi? Speziali: Kohët e fundit jo, nuk kam qenë prej 4-5 vitesh ... Gallo: Shko tani... D’Alessandro: Në rregull, pra. Brutto: Në këtë pikë ai hyn në 22. Gallo: Në këtë pikë, nëse më konfirmon unë po dëgjohem me ENO-n… Shoh çfarë dokumentes­h na duhen… që më tej me 100% ia japin noterit kështu përgatiten dokumentet edhe më pas bëjmë….ne pjesën tjetër pjesa tjetër jo, 50 e imja, 50 ….kërkojmë një pjesë, administra­tori shqiptar, nuk mund të bëjmë ndryshe sepse nuk ka shtetësinë…..

D’Alessandro: Më pas shohim ne (Guardia di Finanza) kush është dhe kush nuk është shqiptar ne kemi dhe zyrat tona aty.

Gallo: E shoqja është shefe e kabinetit të Presidenti­t… Persona të respektues­hëm, njerëz të mirë… është gjithashtu ministër i Punëve Publike që nuk më kujtohet dreqi e mori si quhet, gjithsesi është shumë pranë politikës, është një djalë që punon… një operativ njëri që angazhohet dhe që ka bërë këtë punë në të shkuarën, me Kuesturën e Lamezia-s që më pas u dogj, që akoma nuk e di çfarë m… i bënë me një furnizim…kështu që…

D’Alessandro: Me Kuesturën e Lamezias? Gallo: Po, i dërgonte mall më pas nuk ia dërgonin, e çmendën fare, e bënë të dukej keq… është një sistem i çuditshëm, në dt ka gjetur lokalin dhe në dy e gjysmë mund t’i nis lekët… në një mënyrë….

D’Alessandro: Edhe në Mal të Zi është kështu, në Rumani e njëjta gjë….duhet t’i çosh lekët dhe ato ta bllokojnë…ça zone është .

Gallo: Në qendër të Tiranës, pikë shitje dhe magazinë, shitje në detaje dhe tek entet, te spitalet…

D’Alessandro: Miku im është radiolog dhe është shumë i përfshirë. Shqipëria do të hyjë në Europë.

Të dy bien dakord për të gjetur një apartament në qendër për djalin e BRUTTO dhe djalin e D’Alessandro. Më pas flasin për Poloninë e shprehen se ai ka një shok të afërt me kishën edhe shton se në Poloni kanë çuar Michele Affidato.

Brutto: Shkojmë shumë mirë edhe në Malin e Zi, edhe në

Shqipëri

Gallo: Nëse D’Alessandro ka lidhjet që thotë, mund të bëhen punë të mira. D’Alessandro: Duhet të gjendet mall gati në skadim “nga gozhda te fija e hekurit, sepse nuk ka asgjë atje”. Kam folur edhe me Antonio Rafaele dhe ishte dakord të bënte pazar duke i çuar mallin në Vlorë dhe në Tiranë. Brutto: Raffaele Armando? D’Alessandro: Po. Brutto: Pooo, edhe nuk i kontrolloj­në… atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 lekë taksa, paguan ato taksa e pastaj bëj ç‘të dojë trapi… Por ato taksa duhet t’i paguash, por gjithashtu bën çfarë të duash … Talarico: Po, por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat… është realisht legale (korrupsion­i).

BRUTTO:

Brutto: Për shembull, ne aty nëse do të mund të hyjmë në spitale… sepse ne mund të furnizojmë shumë gjëra, doreza, maska gjithçka që ka lidhje me spitalet, për kirurgët, ato tutat e kirurgëve, ato këpucët për kirurgët.

Talarico: Në Shqipëri është një terren i virgjër dhe nuk bëhen fare garat në tender, thjesht “thërritet një biznes”.

TAKIMET E SHTATOR-TETORIT 2017 Më 09.08.2017, në Santa Maria di Catanzaro pranë kompleksit Cassiodoru­s, Tommaso Brutto me djalin e tij Saverio takuan Ercole D’alessandro.

Qëllimi i takimit ishte të kuptonte sesi po lëvizte marshalli në lidhje me kontratat që duheshin marrë në Shqipëri përmes të njohurve të tij. D’Alessandro tha se ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekreta­rin dhe një zëvendësmi­nistër, të cilit i kishte sjellë ushqim falë sipërmarrë­sit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë material gastronomi­k me korrier. Pastaj të tre ranë dakord për faktin se nuk ishte rasti të përfshihes­hin sipërmarrë­sit Lobello (të konsultuar nga Luciano D’alessandro) në Shqipëri për problemet që mund të lindnin pasi ata konsideroh­eshin si sipërmarrë­s referues të klanit Grande Aracri dhe objekt i ligjit anti-mafia, duke komentuar se edhe Gallo (si Lobello) “pa u dorëzuar … mos të hapë rrugë”, që do të thotë se edhe Gallo ishte një person që gravitonte në orbitën e bandave. Biseda pastaj vazhdoi duke folur për politikani­n Pino Galati dhe Fondacioni­n “Kalabrezët në botë” (organ i brendshëm i rajonit të Kalabrisë), i cili kishte pasur mes të punësuarve Saverio Brutto dhe vajzën e Marshallit Elvira, i cili u gjet se kishte marrë të ardhura nga Fondacioni në periudhën e përfshirë në vitin 2016. Data: 08.09.2017, 18:41:13 Saverio Brutto: Nuk më bëhet vonë për bashkinë, dua të bëj më shumë jashtë vendit.

D’Alessandro: Po organizoj një event me panetone për Krishtlind­je në Shqipëri për të promovuar produktet kalabreze.

Saverio Brutto: Me Luciano D’Alessandro gjeta vendin e duhur dhe ndodhem përpara dyqanit të Gallo

D’alessandro: Fola me Shefin e Policisë së Tiranës dhe me nënsekreta­rin dhe një zv.ministër, të cilit i solla dy sopresata (lloj sallami), mish derri i zi dhe djathin dhe me ndihmën e Dedonit që dërgoi gjithçka me korrier. Këta njerëz të bëjnë të bësh para. Më premtuan se nëse sjell ndërmarrje ndërtimi, do t’i bënin ata të punojnë. Këto gjëra u janë dërguar zyrtarëve në Shqipëri me qëllim që të përfitojnë lehtësira në punën e tyre.

Në dosje del në skenë edhe europarlam­entari Lorenzo Cesa, i cili në bazë të përgjimeve duket si njeriu që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë, me qëllim garantimin e tenderave dhe lejeve të ndërtimit. Protagonis­t i bisedave të zhvilluara është edhe sipërmarrë­si Antonio Gallo, i cili flet për dhënien e ryshfetit në masën 20 për qind për lejet e ndërtimit në Tiranë. Ajo që bie në sy në dosjen voluminoze është edhe mënyra se si dërgohen në Shqipëri paratë e pista, kryesisht duke përdorur anijet.

Pooo, edhe nuk i kontrolloj­në… atje qeveria të thotë duhet të paguash le të themi 1000 lekë taksa, paguan ato taksa e pastaj bëj ç‘të dojë t **** … Por ato taksa duhet t’i paguash, por gjithashtu bën çfarë të duash…

 ??  ?? ANTONIO GALLO (MAJTAS) SAVERIO BRUTTO DHE TOMMASO BRUTTO
ANTONIO GALLO (MAJTAS) SAVERIO BRUTTO DHE TOMMASO BRUTTO
 ??  ?? Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë italiane
Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë italiane
 ??  ?? Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë italiane
Faksimile e dosjes së Prokuroris­ë italiane
 ??  ?? Antonio Gallo, Saverio Brutto dhe Tommaso Brutto
Antonio Gallo, Saverio Brutto dhe Tommaso Brutto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania