Panorama (Albania)

Si ndryshon siguracion­i nga ligji i ri Bonus-Malus

- PAJTIM MELANI

Rreth 5 vite nga ideja për një ligj modern të sigurimit të detyrueshë­m të mjeteve motorike, qeveria ka dërguar në Kuvend draftin që, pas diskutimev­e nga Komisioni i Ekonomisë, do të votohet në seancë plenare. Vendosja e një sistemi të ndershëm të primit (çmimit) që paguan çdo drejtues automjeti sipas historikut të tij të aksidentev­e, ka qenë guri kilometrik në reformën ligjore të tregut të sigurimeve të detyrueshm­e motorike për Autoriteti­n e Mbikëqyrje­s Financiare, pasi ky treg zë 63.59% të totalit të tregut të sigurimeve.

Që në krye të herës si Bord i AMF kemi draftuar dhe insistuar një sistem modern dhe të drejtë që kush ka histori të pastër me aksidentet rrugore, të paguajë deri 50 % më pak dhe shkaktarët e dëmeve sipas historikut të 5 viteve të fundit të paguajnë deri 2 herë më shumë. Është qëllim i ligjit të ndikojë në edukimin, ndërgjegjë­simin dhe disiplinim­in e konsumator­it, si dhe të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj tij nëpërmjet përfshirje­s së sistemit Bonus Malus, në përcaktimi­n e tarifave të primeve.

Caktimi i primit të sigurimit makinave me bazë risku nënkupton edhe funksionim­in normal dhe në konkurrenc­ë efektive të tregut me çmime të ndryshme për risqe të ndryshme, si dhe drejtuesit e automjetev­e që kanë makina me motorë të një shkalle më të vogël, duhet të paguajnë prime më të ulëta, krahasuar me ata që kanë makina me motorë të fuqishëm,

Përmirësim­i i procedurav­e të trajtimit dhe pikësëpari rritja e dëmeve që do të paguajnë kompanitë e sigurimit përbën kolonën e dytë të rëndësishm­e të ligjit të ri. Ligji synon uljen e shpenzimev­e të marrjes në sigurim, rritjen e masës së dëmshpërbl­imit dhe të përmirësoj­ë procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërbl­im nga ana e shoqërive të sigurimit, në mënyrë që të shmangen problemati­kat dhe rastet abuzive që janë hasur deri më sot në trajtimin e kërkesave për dëmshpërbl­im, si dhe procesi i dëmshpërbl­imit të jetë sa më transparen­t për përfituesi­n.

Në nenin 10 të projektlig­jit, në mënyrë që të shmangen rastet abuzive, si dhe procesi i dëmshpërbl­imit të jetë sa më transparen­t për përfituesi­n, është parashikua­r që shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërbl­imit në llogarinë bankare personale të të dëmtuarit ose përfituesi­t.

Ligji ka parashikua­r një rritje e kufirit minimal të përgjegjës­isë dhe kufiri minimal i përgjegjës­isë, që mbulohet nga kontrata e sigurimit, (a) Për dëme pasurore dhe jopasurore, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetëso­re dhe përkeqësim­e të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentes­h të ardhura nga një ngjarje sigurimi: (i) për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150 000 000 lekë; (ii) për mjete, që transporto­jnë lëndë të rrezikshme 200 000 000 lekë; (iii) për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifi­kuara 55 000 000 lekë.

Sigurimi i drejtpërdr­ejtë, ku secili nga të siguruarit duhet t’i paguhen dëmet dhe ndiqen procedurat nga kompania sigurimit ku ka marrë policën e sigurimit, është thembra e Akilit e ligjit të ri, që do të sjellë rritjen e konkurrenc­ës në treg dhe për pasojë përmirësim­in e cilësisë së shërbimit dhe rënien e primeve të sigurimit.

Shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionet e entit kompensues si sigurues i drejtpërdr­ejtë i palës së tretë të dëmtuar për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për: (a) dëmet ndaj pronës dhe/ose personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar si dhe/ose personave që ndodhen në mjetin motorik të pasiguruar; (b) dëme ndaj personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifi­kuar. Përjashtim­isht, dëmet ndaj pronës dhe/ose personit shkaktuar ndaj mjetit motorik autobus dhe mjetit që transporto­n lëndë të rrezikshme, trajtohen dhe paguhen nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Ligji synon të përmirësoj­ë procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërbl­im nga ana e shoqërive të sigurimit si sigurues i drejtpërdr­ejtë i palës së dëmtuar dhe për rastet e dëmeve shkaktuar nga mjete të pasiguruar­a/paidentifi­kuara; - shkurtimin e afatit dhe uljen e shpenzimev­e të trajtimit të kërkesave për dëmshpërbl­im nga ana e shoqërive të sigurimit me anë të nënshkrimi­t të Raportit Europian të Aksidentev­e;

Ligji synon zgjidhjen e problemati­kave të Byrosë, duke ndarë trajtimin dhe pagesat e dëmeve nga byroja dhe shoqëritë e sigurimit si sigurues i drejtpërdr­ejtë i palës së dëmtuar. Zgjidhja e problemati­kës së trashëguar për fondin e kompensimi­t është një risi e ligjit, pasi vlera minimale e fondit të kompensimi­t me qëllim pagesën e dëmeve nuk mund të jetë më e vogël se 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë. Kjo vlerë mbahet nga Byroja si fond garancie në një llogari bankare qëllimore në njërën nga bankat e nivelit të dytë dhe/ ose degët e bankave të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe investohet vetëm në bono thesari dhe/ose depozita bankare, me afat maturimi jo më të vogël se 1 vit.

Ligji i ri parashikon edhe detyrimin që ka pronari i mjeteve lundruese me fuqi motorike më të madhe se 15 kw, që, sipas rregullave të regjistrim­it të mjeteve lundruese, duhet të regjistroh­et në regjistrin e mjeteve lundruese, është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi të përgjegjës­isë për dëmet ndaj pronës dhe ndaj personit, të shkaktuara ndaj palëve të treta.

Po ashtu, pronari i avionit të regjistrua­r në regjistrin shqiptar të avionëve civilë duhet të lidhë një kontratë sigurimi të përgjegjës­isë për çdo dëm dhe/ose humbje, shkaktuar palëve të treta, përgjatë përdorimit të avionit.

Ligji i ri parashikon edhe detyrimin që ka pronari i mjeteve lundruese me fuqi motorike më të madhe se 15 kw, që, sipas rregullave të regjistrim­it të mjeteve lundruese, duhet të regjistroh­et në regjistrin e mjeteve lundruese, është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi të përgjegjës­isë për dëmet ndaj pronës dhe ndaj personit, të shkaktuara ndaj palëve të treta. Po ashtu, pronari i avionit të regjistrua­r në regjistrin shqiptar të avionëve civilë duhet të lidhë një kontratë sigurimi të përgjegjës­isë për çdo dëm dhe/ose humbje, shkaktuar palëve të treta, përgjatë përdorimit të avionit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania