Panorama (Albania)

BASHKIM FINO

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama falënderoi kundërshta­rët politikë për vlerësimet që i bënë figurës së Bashkim Finos. “Një ditë pas humbjes dhe të kundërshta­rëve që në këtë rast meritojnë një falënderim për ndjeshmëri­në e shprehur, edhe pse do të ishte mirë vërtet, do të ishte shumë mirë që të njëjtën ndershmëri të kishin çdo ditë në këto ditë të jashtëzako­nshme”, tha Rama. kenë, por çfarë janë s’e dinë”, tha Rama. Kreu i qeverisë theksoi se, në të gjithë sektorët secili duhet t’i thotë vetes, pavarësish­t se me kë forcë politike është, duhet të pyesë veten se çfarë i intereson për veten e tij. “I intereson që babai im dhe nëna ime vaksinohen? I intereson që familja e tij të vaksinohet? Pasi kjo do të jetë një betejë që do të vazhdojë dhe armët duhen siguruar çdo ditë. Deri këtu edhe me ndihmën e miqve të duhur, por edhe këmbëngulj­es tonë të madhe, ne kemi arritur që armët t’i sigurojmë”, tha Rama. “Tani, lihet kjo puna e shëndetit për t’i dhënë votën Lulit? Kush është një mësuese dhe e ka harruar se çfarë ndodhte kur ishin ata në qeveri, le ta kujtojë sot. Mos ta merrni të mirëqenë se gjërat do të jenë kështu prapë. Se po erdhën ata, nuk ka më portal ‘Mësues për Shqipërinë’, apo test kombëtar sipas meritës, por ka ashtu si ka pasur më parë, me kë je, i kujt je, e sa lekë ke? Dhe pasi i ke plotësuar këto kritere, do të dalësh në miting sa herë të themi ne. Dhe po erdhi dikush tjetër, që ka më shumë lekë se ty, do ikësh ti e do vijë tjetri, e ky model do të vijojë me infermierë­t, e me të gjithë të tjerët. Çfarë duan më shumë njerëzit për të kuptuar se këta janë po ata?”, u shpreh Rama.

 ??  ?? Basha, dje në Fier
Basha, dje në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania