Kostoja e një vaksine, radhë pa distancë e pritje disaorëshe në rrugë
Dyndje në pikat e vaksinimit në Tiranë dhe rrethe. Pensionistët, të painformuar për vaksinën që kanë aplikuar
Në radhë për vaksinën, por pa ruajtur distancën. Qytetarë të shumtë u dyndën edhe dje në sheshin “Skënderbej”, në çadrat e ngritura nga Ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e personave mbi 70 vjeç, duke sfiduar masat anti-Covid.
Me kartë identiteti në duar, iu desh të prisnin jo pak për të marrë dozën e parë të vaksinës. Por, edhe pse nga Ministria e Shëndetësisë është pretenduar që pensionistët dhe familjarët e tyre njoftohen për orarin e vaksinës, panorama e ofruar përgjatë këtyre tri ditëve në shesh dëshmon të kundërtën. E tillë situatë është krijuar edhe në qendrat shëndetësore jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe. Në Berat, radhë të gjata pensionistësh janë krijuar para dyerve të qendrave shëndetësore, ku, veç pensionistëve që aplikojnë dozën e parë, ka pasur edhe nga ata, të cilët janë njoftuar për dozën e dytë. Personeli mjekësor i qendrave shëndetësore ka ngritur shqetësimin se ambientet janë të pamjaftueshme dhe se qendrat kanë shumë pak personel, që e ka të pamundur përballimin e këtij fluksi vaksinimi. Nga ana tjetër, pensionistët shprehen të lodhur nga pritja prej disaorëshe në këmbë dhe në mes të rrugës. Për shkak të mungesës së informacionit, por edhe koordinimit siç duhet, pikat e vaksinimit, por edhe qendrat shëndetësore, po kthehen në vatra infeksioni për qindra të moshuar që shpresojnë në marrjen e vaksinës. Ajo që nuk kalon pa rënë në sy është fakti se në radhë për vaksinën nuk janë vetëm të moshuarit që janë njoftuar përmes mjekut të familjes, por edhe qytetarë të tjerë të rastësishëm, që po ashtu kanë kërkuar të vaksinohen. Mungon informacioni Pak, për të mos thënë aspak informacion, pensionistët kanë edhe për vaksinën që iu është injektuar. Disa prej tyre pasi kanë lënë ambientet e çadrës, pohojnë se nuk kanë dijeni mbi llojin e vaksinës që kanë marrë. Nga Instituti i Shëndetit Publik është komunikuar
Sa më shumë ditë kalojnë, të dhëna të tjera mbi vaksinën kineze “Coronavac” dalin në dritë. Në një kohë që të moshuarit janë në krye të listës prioritare për t’u imunizuar, ky nuk është rasti i Kinës. Edhe pse ka katër vaksina të certifikuara nga autoritetet e saj shëndetësore, të cilat i shpërndan nëpër botë, nuk po i aplikon te mosha e tretë, pasi në provat klinike përfundimtare të vaksinave nuk janë përfshirë shumë të moshuar. Me të drejtë, qytetarët e saj nga shtëpia pyesin: po mua?! Sipas një shkrimi analizues te “Zëri i Amerikës”, janë vetë qeveritë provinciale që kanë zgjedhur të mos administrojnë dozat e prodhuara e certifikuara nga autoritetet e tyre shëndetësore me arsyetimin se në studimet që u janë bërë vaksinave janë marrë në konsideratë një kampion shumë i ulët nga mosha e tretë. Nga ana tjetër, furnizimi me doza vaksine për vende anembanë botës, përfshi dhe vendin tonë, sipas ekspertëve, nuk tregon thjesht politikën që nuk ka përzgjedhje, që do të thotë infermierët do të injektojnë vaksinën që kanë gjendje që mund të jetë “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sputnik” apo vaksina kineze “Sinovac”. Por kjo nuk iu heq të drejtën qytetarëve që të dinë llojin e vaksinës që kanë marrë. RADHA E VAKSINIMIT
Kaosi i krijuar e ka bërë edhe më të paqartë skemën që divergjente që ajo ndjek me shtete të caktuara, por edhe politikën e imunizimit që përqendrohet më shumë te të rinjtë 18-59 vjeç, që përhapin më shumë virusin dhe jo te të moshuarit, që kanë më shumë gjasa të sëmuren e kërkojnë trajtim spitalor. Shqetësimi kryesor i ekspertëve nuk është ky, por fakti se në vende të tjera po vaksinohen grupe vulnerabël, pa u siguruar që vaksina funksionon. Mbetet e paqartë se cilat rezultate të po aplikohet për vaksinimin. Qytetarët vijojnë të jenë të painformuar mbi mënyrën sesi do të njoftohen dhe çfarë është më e rëndësishme se kur do t’u vijë radha e vaksinimit. Përgjatë gjithë këtyre ditëve është thënë dhe përsëritur vazhdimisht që ka nisur vaksinimi masiv. Kjo më të drejtë ka krijuar iluzionin te shumë persona që nuk ka kufizime për vaksinën dhe se të gjithë provës klinike po presin autoritetet shëndetësore të Kinës përpara e të zgjerojnë fashat e vaksinimit, në një kohë që shtete të tjera po e bëjnë tanimë me burimet e saj. Një gjë të tillë ka zgjedhur ta denoncojë në inbox-in e ish-deputetit Sali Berisha, një shqiptar që thotë se punon në Spitalin e Pekinit. Duke sjellë protokollin e vaksinës, ai thotë se Kina nuk po i aplikon vaksinimet mbi 60 vjeç, sepse nuk ka rezultat. E po mund të vaksinohen nëse duan. Prej së dielës ka nisur vaksinimi i personave mbi 70 vjeç. Për këtë kategori, pra, për personat mbi 70 vjeç dhe mbi 75 vjeç, vaksinimi do të kryhet në qendrat e vaksinimit të ngritura për këtë qëllim. Ndërsa për personat mbi 80 vjeç, vaksinimi do të kryhet pranë qendrës shëndetësore. Nga Rubiku, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha ashtu, hedh hije dyshimi mbi skadimin e vaksinave të sjella përmes Turqisë. “Me vaksinën kineze vaksinohen vetëm mosha nga 18-59 vjeç, si dhe distanca kohore midis injektimit të parë me të dytën është 21 ditë. Jashtë këtij vaksinimi është pa rezultat. Distributori turk nuk mund të përcaktojë protokollin e vaksinimit. 240 milionë pensionistë në Kinë nuk kanë filluar vaksinimin, sepse nuk lejohet tek ata”. Shumë vende në zhvillim, midis tyre dhe Shqipëria, ka kthyer sytë nga vaksinat kineze, si më të aksesueshme dhe të përballueshme. Kina do të prodhojë deri në fund të vitit vaksina për vaksinimin e 70% të qytetarëve të saj, por në vend që të mbajë të gjitha dozat për vete, po dërgon miliona për vendet në zhvillim duke premtuar edhe miliona të tjera. SHBA e lidh këtë me përpjekjet për lehtësuar akuzat ndërkombëtare për përhapjen e virusit. dje se për pensionistët që e kanë të pamundur të shkojnë pranë qendrës shëndetësore, vaksinimi do të kryhet në banesë. “E di shumë mirë që gjithë qendrat shëndetësore kanë bërë një punë voluminoze. Na duhet që të vijojmë tani me të gjithë të moshuarit. Edhe për ata që janë të pamundur për të ardhur në qendrën shëndetësore, do të shkojmë në shtëpi t’ua bëjmë”.