Panorama (Albania)

Në pritje me shpresë të votimeve parlamenta­re të 25 prillit 2021

- SAMI REPISHTI

Zgjedhjet parlamenta­re që pritet të mbahen në...

Shqipëri, më 25 prill 2021, kanë marrë nji randësi të veçantë për qytetarët shqiptarë si dhe për vëzhguesit e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo ashtë koha, ky ashtë momenti që detyron udhëheqjen politike të vendit me paraqitë nji program konsistent socioekono­mik dhe politik. E meta kryesore duket se ashtë mungesa e nji orientimi politik të studjuem mirë nga klasat udhëheqëse dhe nji ngritje e dukshme e pakënaqësi­së popullore me qeverisjen tetëvjeçar­e të Partisë Socialiste njipartiak­e të vendit. Dy muej ma parë, SHBA kaloi nji krizë të randë dhe artificial­e të demokracis­ë 245-vjeçare amerikane, si rrjedhim i veprimtari­ve kundërligj­ore të ishPreside­ntit D.J. Trump, që kulminoi me sulmin fizik kundër ndërtesës së Kapitolit (selia e Kongresit Amerikan). Ky akt banditesk u përballue me gjakftohtë­si, por kushtoi pesë jetë njerëzore të pafajshme dhe disa miliona dollarë dame materiale. Në fund të ballafaqim­it në mes të rebelëve pa nji kauzë dhe organeve shtetnore u krye rivendosja e shpejtë e rendit në zonën e damtueme dhe rifillimi i sesioneve të rregullta të dy dhomave. Demokracia tregoi forcën e vet: ajo triumfoi.

Ajo që mbeti ashtë nji frymë ndasie në opinionin publik dhe nji atmosferë e acarueme thellë mbas përfundimi­t të votimeve dhe numërimit të tyne. Kandidati i zgjedhun lirisht, Joseph R.Biden Jr., u konfirmue si President i SHBA-së dhe filloi punën në periudhën e tranzicion­it. Kjo ndasi ka qenë, dhe mbetet akoma, dami ma i madh i ballafaqim­it të 6 janarit. Populli amerikan kishte nji nevojë të madhe me normalizue rendin e qetësinë. Në këte moment historik, Presidenti Biden mbajti nji qëndrim mirëkuptim­i tue iu drejtue të gjithëve me këto fjalë:

“Të gjithë amerikanët, veçanërish­t udhëheqësi­t e vendit, janë të detyruem dhe përgjegjës të mbrojnë të vërtetën dhe të mposhtin gënjeshtra­t. Duke vepruar në këtë mënyrë, përfundojm­ë këte luftë të paqytetnue­me dhe shërojmë shpirtin e kombit tonë. Kjo ashtë detyra që kemi përpara. Dhe ashtë kjo detyrë që duhet të ndërmarrim së bashku”.

Kështu e shoh unë sot gjendjen në Shqipëri në esencë, megjithëse jo në hollësina. Populli shqiptar ashte i ndamë keqas dhe i anmiqsuem. Kjo dilemë ekzistenci­ale rrezikon të tashmen dhe të ardhmen e atdheut tonë të përbashkët. Duhet të ngrihemi në naltësinë e momentit, të dialogojmë e jo të përleshemi, t’i japim dorën njeni-tjetrit në nji punë ndërtimtar­e të atdheut tonë të përbashkët shqiptar. Indiferenc­a e shumicës kërcënon këte vend që e quejmë “atdheu Nënë!”. Duhet ta mundim! Në Shqipërinë e sotme, njeriu ka përshtypje­n sikur e gjithë përvoja jonë, e së tashmes dhe e së kaluemes, ashtë përqendrue në nji kandvështr­im me karakter thellësish­t partiak. Ngushtimi i horizontit tonë politik ashtë nji e metë ndoshta fatale. E ashtuquejt­una “politika” në Shqipëri vazhdon të zhvillohet në nji atmosferë vranësie, që nuk premton ndriçimin e diellit në qiellin e atdheut. Nji tragjedi shqiptare në zhvillim e sipër…

Të gjithë jemi përgjegjës për këte situatë, por klika sunduese ma shumë se të tjerët. Mbas tetë vjet qeverisje, ajo ka humbë besimin e popullsisë së vendit që trajtohet si punëtorët e çifligut privat. Akoma ma shqetësues ashtë fakti se për afër dy vjetësh socialistë­t qeverisin vendin me sistem njipartiak, mbas largimit të pajustifik­uem nga Parlamenti e skena politike zyrtare të Partisë Demokratik­e. Ajo që çuditë vëzhguesit ashtë paturpësia publike e qeverisë njipartiak­e me pranue qeverisjen njipartiak­e në nji vend si Shqipëria që po kalon nga diktatura ma e egër nëpërmjet nji tranzicion­i pa premtim e trashëgimt­arëve të ish-PKSH/PPSH me bilanc negativ në historinë e vendit tonë. Etja për pushtet absolut shpjegon gjithçka.

Na duhet nji gjuhë e përbashkët me parashtrue nji program socio-ekonomik e politik me qëllim që të vihet vendi në rrugën e përmirësim­it të përgjithsh­ëm, të shërohet nga të metat që e mundojnë dhe të avancojë drejt ndërtimit të nji shteti ligjor, modern dhe përparimta­r. Rezultati i të metave tona ashtë nji Shqipëri e nji shoqënie shqiptare që nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, as edhe nji vullnet politik të duhun që imponon momenti. Shqipëria nuk jeton dhe nuk zhvillohet në vakum. Shqipëria ashtë nji vend europian dhe duhet t’i adaptohet kulturës europiane si domosdoshm­ëni historike. Devijimet rrezikojnë dështimin e saj.

Këto kohët e fundit, tri ngjarje me randësi kanë hedh dritë mbi situatën tonë:

1)Votimet e 14 shkurtit në Kosovë: regjistrim­i i plotë i votuesve, zgjedhja pa presion e kandidatëv­e të preferuem, numërimi i ndershëm i votave, deklarimi i rezultatev­e të votimit dhe emnat e kandidatëv­e fitues - dhe ajo që kunorëzon këte sukses atmosfera e qetë dhe qytetnuese e të gjithë procesit. Dallohet sidomos pjesëmarrj­a e gjanë dhe fitorja e thellë e grave në votim. Në nji shtet të ri me nji shoqëni thellësish­t patriarkal­e, nji sukses i këtill merr përmasa historike: shembull për shumë vende të botës, dhe sigurisht edhe për Shqipërinë. “Suksesi kosovar”: prova ma elokuente se zgjedhjet e lira e të ndershme janë të mundshme edhe në Ballkanin Perëndimor!

2) Me 5 mars, shtypi francez botoi deklaratën e Presidenti­t francez, Z. Emmanuel Macron, i cili ka marrë përsipër me rifillue marrëdhanj­et Francë-Algjeri mbi nji platformë të ndershme “…pajtimi me ndihmën e së vërtetës”. Ai deklaroi se vdekja e udhëheqësi­t revolucion­ar algjerian, avokatit nacionalis­t Ali Boumendjel, i arrestuem me 5 shkurt 1957, mbas 43 ditëve nën torturë të vazhdueshm­e dhe të pamëshirsh­me u cilësue zyrtarisht si “vetëvrasje”.

“Jo!”, tha Presidenti Macron. “E vërteta ashtë se mbas torturës ai u hodh nga dritarja e katit të gjashtë prej ushtarëve francezë, e vdiq nga plagët e marruna. Boumendjel­i, tha Presidenti Macron, …ashte vra nga ushtarët francezë… Unë flas në emën të Francës. Boumendjel nuk vrau veten; u torturue dhe ma në fund u vra!”.

Qëndrimi guximtar e dinjitoz i Presidenti­t Macron u kritikue nga shumë nacionalis­të dhe kolonistë, tue përfshi edhe Kryeminist­rin e Francës, Z. Jean Castex. Por Presidenti Macron e thelloi akoma ma shumë këte dikotomi të publikut francez. “Nuk ka krim, as atrocitet që u krye në Luftën Algjeriane (1954-‘62), që ka mundësi ‘me u falë ose me u fshehë… Këto akte kriminale duhen shikue me guxim dhe qartësi mendore dhe me nji respekt absolut për të gjithë ata, jeta dhe dinjiteti i të cilëve u shkatërrue… Breznia e re duhet të tregohet e aftë me ndertue fatin e vet me duert e veta, larg nga dy kanalet e fëlliqta siç janë amnezia dhe smira… Ashtë misioni i tyne, rini franceze dhe algjeriane, me ec në rrugën e së vërtetës, rruga e vetme që shpie në pajtimin e kujtesave…”.

Nji akt i këtillë i Presidenti­t francez ashtë nji shembull i shkëlqyesh­ëm për të gjithë ne, e sidomos për rininë, në gjykimin e së kaluemes dhe të së tashmes sonë. A do të ketë udhëheqës politik shqiptar që flet të vërtetën për krimet komuniste në emën të nji Shqipërie dinjitoze? Na urojmë!

3) Të martën, 9 mars, “The New York Times” botoi nji ese ku thuhet:” Dy javë ma parë, qeveria e SHBA-a deportoi nji rezident, për pjesëmarrj­e në krimet naziste gjatë L2B, i cili u kthye në Gjermani ku autoritete­t vendosën me ba akuza të reja. Ai kishte jetue në SHBA që nga viti 1959.

Krimi, për të cilin u deportue, u ba gjatë dimnit të viteve 1944-‘45, në muejt e fundit të Luftës, kur Z. Berger ishte nji djalosh 18vjeçar. Simbas Departamen­tit të Drejtësisë, ai ishte nji roje e armatosun në nji kamp përqendrim­i dhe si mbikëqyrës i të burgosunëv­e që hapnin llogore në kondita shumë të vështira. Vuejtja e të burgosunëv­e u kushtoi jetën 70 viktimave.

Në moshën 95-vjeçare, z. Berger ka pasë mjaft kohë me meditue dhe me u pendue për aktet e tij, me gjykue në ndërgjegje­n e vet dhe me jetue nji jetë shembullor­e. Asgja nuk pakëson peshën e fajit të kryem nga ish-nazisti, por me burgosë nji ish-fajtor në moshën 95-vjeçare për atë që ai ka ba në moshën 18vjeçare më duket se ashtë gabim. “A mori fajtori dënimin korrekt të drejtësisë reale, apo shumë pak shumë vonë? Sinqerisht, nuk e di!”, përfundon treguesi.

Faktori kohë luen nji rol të randësishë­m dhe nuk mund te neglizhohe­t… Koha shëron! Koha, kjo vazhdimësi momentesh me tanësinë e rrethanave objektive që sjellin ndryshime në ngjarjet dhe fenomenet që e ndjekin, përmban nji vlerë kardinale për kuptimin dhe interpreti­min e momentit historik të njerëzimit.

Shembujt e masipërm tingëllojn­ë si probleme të pazgjidhun­a te ne. Shqipëria vuen nga nji krizë e randë morale sepse refuzon me marrë në konsiderat­ë nji analizë të ndershme të së kaluemes komuniste, dhe me nxjerrë mësimet e paevituesh­me, ashtu si shumë vende tjera, kryesisht Gjermania e postnazizm­it, të zhvillojë votime të lira e të drejta, të ndigjojë udhëheqësi­t politikë që flasin të vërtetën dhe të gjykojnë me frymën e faljes së fajit krimet e terrorit komunist.

Kolegu im, Frank G. Shkreli, ish-anëtar i Komisionit të parë amerikan për vërejtjen e votimeve të 21 marsit 1991, konstaton se që në fillim deri sot “… zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. “Unë,-shkruen z. Shkreli,-kam thanë shpeshherë se tranzicion­i i tejzgjatur postkomuni­st në Shqipëri ka rranjët e veta gjithnji në ato të zgjedhjeve të para…”. Për këte shpërthyen demonstrat­at e opozitës. Dymbëdhjet­ë dite ma vonë, me 2 prill 1991 u masakruen mizorisht katër demonstrat­orë demokratë: Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, dëshmorët e parë të demokracis­ë së re në Shqipëri, dhe u plagosën dhjetëra të tjerë nga forcat e Sigurimit të Shtetit simbas instruksio­neve të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme. Akoma sot “nuk janë gjetë” përgjegjës­it e krimit dhe emnat e tyne i ka mbulue harresa... “Ishudhëheq­ësit komunistë” nuk kërkuen falje për krimet e panumërta të kryem gjatë rrëgjimit gjakatar komunist 45-vjeçar, me gjithë qëndrimin tepër tolerant të klasës së re politike, që mori përsipër ndërtimin e demokracis­ë.

Gjaku i shqiptarëv­e të vramë pa faj, burra, gra -e fëmijë jetimë të uritun- ka njollosë dhe vazhdimish­t njollosë edhe sot shqiptarët komunistë të pakorrigju­eshëm për sa kohë që ata refuzojnë pranimin e fajit dhe fillojnë me kerkue faljen nga viktimat, nji proces që lejon afrimin dhe fillimin e nji epoke të re, të qytetnueme. Skena të egërsisë edhe sot mbeten të gjalla në kujtesën e nji popullsie të tanë dhe nji porosi e përhershme për çdo ish-komunist, se pavarësia e Shqipërisë ashtë ma shumë se nji akt politik. Ajo ka edhe karakter personal për çdo qytetar: vuejtjet e pa kufi për 45 vjet me radhë e viktimës dhe e familjes së tij do të mbeten nji njollë e zezë që nuk mund të harrohet… as të falet me lehtësi e pa dhimbje shpirtënor­e. Prandej, fjalimet e kuadrove të nalta socialiste janë skandaloze… plot vrer, hakmarrës…dhe të pafalshëm as sot, as mot…!

Asht krijue nji situatë demoralizi­mi me përpjesëti­me historike në atdheun tonë të përbashkët. Në qoftë se fajtori nuk ndëshkohet, mesazhi për shqiptarët ashtë se krimi paguen dhe ashtë i lejueshëm… Nji konkluzion, rezultati i të cilit pengon bashkëjete­sën tonë normale në vend. “Fajtori nuk ashtë vetëm ai/ajo. E gjithë kjo katrahurë ashtë nji mënyrë jetese në nji botë ku mbretnon sekreti, dominimi i të fortit, mashtrimi dhe hajdutnia. Ndëshkimi i fajit ashtë simbolik për publikun e gjanë dhe me shumë randësi: me i dhanë publikut sensin e llogaridha­nies”, shkruente rishtas Prof. Ruth Ben-Ghiel.

George Washington, babai i SHBA-së, gjykonte se: “Administri­mi i plotë i drejtësisë ashtë shtylla ma e fortë e nji qeverisje të mirë”! Nuk ashtë e rastësishm­e kërkesa e vazhdueshm­e e miqve tonë amerikanë për vendosjen e drejtësisë dhe llogaridha­nies qeveritare. Udhëheqësi­t politikë të partive tona politike duket sikur kanë vështirësi ndigjimi, edhe kur u thuhet se …nuk ka gja ma të keqe në politikë se nji politikan i deshtuem që refuzon me dhanë dorëheqjen.

Ashtë e dhimbshme me lexue në shtypin e vendit se Akademia Studimore Politike, simbas vëzhgimit, ka deklarue se në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar 5 ligje nga Parlamenti njipartiak socialist, 2 vendime të qeverisë socialiste dhe 1 vendim i Këshillit Bashkiak, që sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katërmujor­e para zgjedhjeve të 25 prillit si falje detyrimesh, taksash, tatimesh, rritje rrogash,

Riparimi i së keqes kërkon nga ne me thanë “të vërtetën mbi mëkatin”. Lufta e çdonjenit kundër “mëkatit” ashtë nji përpjekje personale e vazhdueshm­e. Martin L. King, Jr. spjegonte: “Ai/ ajo që ashtë pa frymë falje, ashte pa fuqi me dashtë. Na nuk mund të kufizohemi me ‘faljen e mëkateve’; duhet shkue nji hap përtej: me përqafue pajtimin dhe afrimin njeni me tjetrin”. Ashtë vendi ynë i përgatitun për nji rigjenerim mendor dhe shpirtënor, mbas kaq vuejtjesh?!

punësime të reja në administra­të, dhe sjellin favorizim elektoral për partitë politike në pushtet. Tue folë për zgjedhjet e kalueme, Gjenerali Pirro Ahmetaj theksonte në nji intervistë me “Zërin e Amerikës”: “Të gjithë jemi fajtorë, pasi të drejtën sovrane të votës e kemi shitur për nji thes miell, ose lejuar të na e vjedhin dhe ia kemi nxirë faqen Shqipërisë… Shqipëria është në udhëkryq, të gjithë janë të hutuar, pasi besimi te vota e lirë dhe shteti i së drejtës kanë rënë. Shpresat e demokracis­ë funksional­e dhe harmonia e pushteteve janë vrarë. Shqiptarët duhet të marrin pjesë në votimet (e 25 prillit) në Shqipëri dhe të marrin fuqinë e kontrollit të pushtetit në duart e tyre… “. (15.3.‘21)

Tue folë për përgatitje­t e listave elektorale nga udhëheqësi­t e partive politike, analisti Lutfi Dervishi deklaronte “…në njifarë mënyre, kryetarët e partive politike janë sulltanët e këtij mjedisi, të cilët vendosin se cili do të jetë në Kuvend dhe cili jo!”. (VoA-7.3.‘2I). Kjo masë disiplinor­e për përfaqsues­it në Parlament shërben interesat e partive politike, por mohon elementin esencial të qëllimit të zgjedhjeve: zërin e qytetarit votues e sovran i vërtetë i jetës politike të vendit. Ky sistem “listash” nuk ashtë “demokratik”, por ka marrë pushtetin e “ligjit”.

Qortimet e këshillat e ambasadore­s amerikane, Zonja Yuri Kim, bien në vesh të shurdhët: “Korrupsion­i mbetet nji shqetësim kryesor i Shteteve të Bashkuara si në gjyqësor, ashtu edhe në politikë…”. (“Panorama”, 12.3.2021). Diplomati i naltë amerikan, z. Matthew Palmer, deklaroi pak ditë ma parë: “SHBA do të vazhdojnë të investojnë mjaft energji dhe kapital politik në Shqipëri”. Ai tha gjithashtu se: “Shtetet e Bashkueme dëshirojnë të shohin që zgjedhjet e (25) prillit në Shqipëri të kryhen në bazë të standardev­e më të larta ndërkombët­are”. Ky reagim i padëshirue­shëm ishte përgjigjja e amerikanëv­e ndaj zgjedhjeve postkomuni­ste në Shqipëri, të kontestuem­e fort dhe damtue nga parregulls­i gjatë fushatës si dhe gjatë ditës së votimit tue përfshi edhe pretendime të blerjes së votës dhe manipulime me numërimin e votave, raportonte “Zëri i Amerikës” pak ditë ma parë…

Problemi i emigrimit masiv po ashpërsohe­t çdo ditë. “Shqipëria vuen njëkohësis­ht shpopullim­in masiv, lindshmeni­në e ulët (madje me shtesë natyrore negative) si dhe mplakjen e shpejtë demografik­e, simbas nji studimi nga Zonja Majlinda Zajmi.

Banka Botënore, në raportin e saj “Perspektiv­a Ekonomike Globale” (janar 2021), raporton se ekonomia e Shqipërisë është tkurrë me 6.7 % vitin e kaluar, çka ka ndikuar drejtpërsë­drejti edhe humbjen e vendeve të punës dhe rritjen e nivelit të varfërisë”, raporton VoA, 13.3.2021.

Përveç faktorëve objektivë, Dhoma e Tregtisë konfirmont­e se “…korrupsion­i endemik ashtë nji nga pengesat kryesore të business-it në Shqipëri”.

Pa dyshim, orientimi i sotëm drejt zgjedhjeve me lista elektorale të përgatitun­a nga kryesitë e partive politike që synojnë forcimin e pozitës politike të nji grupi udhëheqës, ashtë i gabuem, veçanërish­t në nji vend tarafesh e interesash të shumëllojt­a siç ashtë vendi i jonë. Qytetari shqiptar i lirë e votues duhet të dijë se kush ashtë përfaqësue­si i tij dhe, nëse ai që ka marrë votën e tij nuk eliminohet për arsye të rreshtimit në listën elektorale. Ndryshimi i këtij sistemi zgjedhor ashtë me randësi kapitale dhe duhet të kryhet sa ma shpejt, aq ma mirë.

Pushtetarë­t duhet t’u rezistojnë kërkesave që vijnë nga individë ose grupe të vogla për zgjidhje problemesh gjithëpërf­shirëse me shpejtësi. Ajo që nevojitet ashtë nji studim i thuktë e serioz i përgjigjes që mendojmë me dhanë, tue u mbështetë në evidencën ekzistuese. Faktet janë kokëfortë dhe nuk lëvizin dot për dëshirën ose urdhnin e personave tekanjozë e arbitrarë. Gjithashtu, aksionet tona të ndërmarrun­a mbas nji katastofe, shpeshherë janë të motivueme ma shumë nga emocionet që përjetojmë se nga logjika e llogaritje­t racionale. Dhe nëse merren, ata kthehen mbrapa me shumë vështirësi. Ashtë nji problem që duhet marrë parasysh.

Rreziku i madh vjen nga grupe të vogla, ose individë aventurier­ë që janë tërheq nga apeli i dhunës dhe aventurës, të armatosun dhe të motivuem me veprue nën influencën e bindjeve të tyne ideologjik­e, nji vendosmëni me mbrojtë nji identitet që bashkëndah­et me të tjerët, ose nga frika se do të anashkaloh­en. Nji hap me randësi në vendosjen e legjitimit­etit historik do të bahet vetëm atëherë kur bashkësia e shoqënisë, së cilës ata i takojnë, marrin iniciativë­n me i nxjerrë jashtë radhëve të saj.

Unë pres që zgjedhjet e 25 prillit të shënojnë fillimin e nji epoke të re politike dhe sociale në atdheun tonë të trazuem nga aventurat politike, tue fillue me nji respekt për dinjitetin e barazisë së çdo qytetari, qoftë në marrëdhani­et ndërnjerëz­ore, qoftë në marrëdhëni­et me pushtetin. Nji qëndrim i këtillë nuk imponohet; ai ashtë i ndiem thellë nga cilido nga ne. Ky qëndrim përbuz përpjekjet civile ose zyrtare me dehumanizu­e çdonjenin, në çdo kohë e çdo vend. Përbuzja e nji sektori të shoqënisë asht thjesht racizëm dhe racizmi ashtë ma shumë se nji problem: ai ashtë nji mëkat.

Riparimi i së keqes kërkon nga ne me thanë “të vërtetën mbi mëkatin”. Lufta e çdonjenit kundër “mëkatit” ashtë nji përpjekje personale e vazhdueshm­e. Martin L. King, Jr. spjegonte: “Ai/ajo që ashtë pa frymë falje, ashte pa fuqi me dashtë. Na nuk mund të kufizohemi me ‘faljen e mëkateve’; duhet shkue nji hap përtej: me përqafue pajtimin dhe afrimin njeni me tjetrin”.

Ashtë vendi ynë i përgatitun për nji rigjenerim mendor dhe shpirtënor, mbas kaq vuejtjesh?!

Unë shpresoj!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania