Panorama (Albania)

Tjetër sasi kokaine mes bananeve, në pranga babai i Arbër Çekajt

E lyer me graso dhe e mbështjell­ë me natriban, si u gjet kokaina në kontejneri­n me banane, kaloi fillimisht nga Mersini në Turqi

- Selim Çekaj LEONIDHA MUSAJ

Bllokohet në portin e Durrësit një sasi e madhe Kokaine, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me banane e nisur nga Ekuadori për llogari të shtetasit Selim Çekaj, babait të Arbër Çekaj akuzuar për 613 kg kokainë në vitin 2018.

Familja Çekaj edhe një herë tjetër ka rikthyer historinë e trafikimit të kokainës përmes kontejnerë­ve me banane. Dje, në pranga u vu Selim Çekaj. Selim Çekaj ka rënë në pranga, pasi Policia kapi 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, të fshehura në ngarkesën me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të firmës së Çekajt në Maminas, “Ecoalmax”. Operacioni për sekuestrim­in e drogës dhe arrestimin e Selim Çekaj ka nisur në orën 2 të mëngjesit të së enjtes nga Policia e Shtetit, ku prezent ka qenë drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

INTENERARI

Kontejneri me banane, brenda ngarkesës së të cilit ishte fshehur edhe lënda narkotike, ka ndaluar në disa porte përpara se të mbërrinte në atë të Durrësit. Pas sekuestrim­it të drogës, Policia bëri të mundur edhe zbardhjen e itinerarit të kontejneri­t të kompanisë “Ecoalmax”. Sipas Policisë, kontejneri hyri në portin e Guayaquil të Ekuadorit në 18 shkurt të këtij viti. Anija ku ndodhej kontejneri u nis nga porti Ekuadorit me datë 21 shkurt dhe në datën 9 mars mbërriti në Marok. Pasi qëndroi për tetë ditë në Marok, kontejneri u nis drejt Portit të Pireut në Greqi dhe mbërriti me datë 23 mars. Pas qëndrimit pesëditor në Pire, kontejneri me datë 30 mars u shkarkua në terminalin e kontejnerë­ve në Durrës. Një ditë më vonë, Policia urdhëroi kontrollin fizik të kontejneri­t ku zbuloi edhe 49 kg kokainë, e ndarë në 31 pako.

OPERACIONI

Policia e Shtetit kishte siguruar informacio­ne për një sasi droge që do të mbërrinte në portin e Durrësit dhe kishte mbajtur nën vëzhgim kontejneri­n që ishte nisur nga Ekuadori. Pasi është monitoruar gjithë itinerari i kontejneri­t deri në momentin që mbërriti në portin e Durrësit, policia e vendosi në zonën e riskut me qëllim për të ushtruar kontroll në një moment të dytë. Mëngjesin e së enjtes është parë e arsyeshme ndërhyrja dhe gjatë hapjes së kolonave metalike të kontejneri­t u gjetën 49 kg kokainë e pastër. “Në portin e Durrësit janë sekuestrua­r 49 kilogramë kokainë në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Lënda narkotike është sekuestrua­r pas finalizimi­t të operacioni­t i koduar ‘MERSIN’. Ngarkesa me banane ishte nisur nga Ekuadori me destinacio­n Shqipërinë,

për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administra­tor shtetasin Selim Çekaj. U vu në pranga administra­tori i firmës banues në Sauk, Tiranë”, sqaroi Policia, e cila vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij trafiku ndërkombët­ar të lëndëve narkotike të forta.

 ??  ??
 ??  ?? Konteineri ku ishte fshehur droga
Konteineri ku ishte fshehur droga
 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r
Kokaina e sekuestrua­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania