Panorama (Albania)

Revolucion­ari dixhital

- BUJAR LESKAJ

Si një Che Guevara që ka zëvendësua­r yllin me timonin, dalë jo nga historia, por bluzat e adoleshent­ëve...

Ndershmëri­a nuk është virtyt i revolucion­arëve, aq më tepër atyre dixhitalë, që edhe gënjeshtra­t i preferojnë 3D. Nuk mund të vijohet më me algoritmin e timonit dhe tepsisë që kërkon si input pushtetin dhe gjeneron si output PPP-të dhe korrupsion­in. Shqipëria dixhitale ka nevojë për një algoritëm të ri, jorevoluci­onar, por evolutiv, të mbështetur te puna e ngritur, energjia dhe novatorizm­i i rinisë, eksperienc­a e brezit të mesëm dhe bashkëpuni­mi e monitorimi i kujdesshëm i partnerëve strategjik­ë. Sot më shumë se kurrë, të djathtë e të majtë duhet të jemi të bashkuar për të ringritur veten, le ta lemë revolucion­arin në virtualite­tin e tij

rebelë, KM-ja ynë, pasi nisi dhe po zhvillon “suksesshëm” revolucion­et në arsim, shëndetësi, drejtësi, infrastruk­turë, kulturë dhe ekonomi, u hodh pa humbur kohë në prezantimi­n e arritjeve të revolucion­it teknologji­k, duke monopolizu­ar si gjithnjë çdo arritje e relativizu­ar çdo dështim. Në monologun e tij, që si për çdo revolucion­ar nuk mund të mos adresonte armiqtë imagjinarë, u shpjegua algoritmi rilindës në dixhitaliz­imin e shërbimeve, administra­tës, luftës ndaj korrupsion­it, pranimeve në universite­t, gjobave të policit e deri te 400 e ca vitet e kursyera si popull gjatë këtyre 8 viteve, ku përjetuam më së shumti rilindjen virtuale. Është karakteris­tikë e revolucion­arëve në fakt që gjithçka të mirë, realizuar nga paraardhës­it, ta zhbëjnë ose denigrojnë. Kjo retorikë e “vitit zero”, si trademark i propagandë­s revolucion­are, përpiqet të krijojë atë narrativën bipolare që ka lodhur shqiptarët si në komunizëm, ashtu edhe në këto 30 vite tranzicion, narrativën që i ndan shqiptarët në “ne” dhe “ata”, kur vendi sot ka më shumë nevojë se kurrë që të bashkohet ndaj shpopullim­it, varfërisë materiale e shpirtëror­e, pandemisë e sfidave të së ardhmes, ku më kryesoret janë ringritja e ekonomisë e integrimi në BE.

Teknologji­a ka vite që është fusha me zhvillimin më të shpejtë kudo në botë. Për të përfituar nga kjo valë globale zhvillimi dhe për ta pozicionua­r strategjik­isht Shqipërinë në sfidat e së ardhmes, ishte ish-Kryeminist­ri, prof. dr. Berisha që inicioi shpërndarj­en e internetit në çdo cep të Shqipërisë, madje edhe falas, si themel për ngritjen e Shqipërisë dixhitale. “Internet me bandë super të gjerë për çdo familje”, deklaronte dikur ish-Kryeminist­ri, ndonëse akuzohej atëherë se populli shqiptar kishte të tjera halle dhe celulari e interneti ishin të fundit në listë. Po kështu, portali e-Albania, kurora e triumfit dixhital të Kryeminist­rit sot, është lancuar më 28 nëntor 2012 me financimin e Bashkimit Europian dhe nën kujdesin e atëhershëm të qeverisë Berisha. Ky portal ishte projektuar për t’u shndërruar gradualish­t në hub informacio­ni për qeverisjen dixhitale, ashtu sikurse po ndodh sot, ndonëse me vonesë, kosto marramendë­se dhe nën emergjencë­n e pandemisë. Është krejt normale në një sistem pluralist që çdo projekt i nisur nga një qeveri të vijojë e realizohet nga qeverisja pasardhëse në të mirë të taksapague­sve dhe zhvillimit të vendit.

Ajo që nuk është normale është qeverisja pa objektiva, me tenderë abuzivë e rrjedhimis­ht pa efektivite­t, sikurse kjo që kemi tash 8 vjet.

Për shembull, në monologun e tij, revolucion­ari dixhital nuk përmend dhe bën sikur harron që krijoi fillimisht një Ministri përgjegjës­e për Inovacioni­n dhe Teknologji­në, të cilën e shkriu pa nam e nishan në mandatin e dytë, edhe pse kjo ministri kishte një axhendë digjitale 2015-2020, me objektiva të cilat duheshin realizuar në një sërë fushash dhe që në fakt duhej të përfaqëson­te një prioritet qeverisës. Vetëm pas vitit 2018 dhe nën presionin e ndërkombët­arëve e më pas të pandemisë, sekti Rama nisi t’i kushtonte rëndësi aplikimit të teknologji­së si një instrument për të rritur aksesin e qytetarëve në nxjerrjen e dokumentev­e zyrtare. Arritjet e 2 viteve të fundit, revolucion­ari përpiqet t’i shesë si objektiva strategjik­ë të qeverisjes së tij, ndërkohë që këto objektiva ose duhet të ishin realizuar me kohë dhe/ose po realizohen me shuma marramendë­se thjesht për krijimin e ndërfaqeve midis faqeve zyrtare të institucio­neve dhe portalit e-Albania.

Revolucion­ari mburret fjala vjen për dixhitaliz­imin e procesit të pranimit të studentëve në universite­t, që i dha fund korrupsion­it dhe ndërhyrjev­e jo të merituara, ndërkohë që realiteti është krejt tjetër. Në vitin e parë të aplikimit të kësaj platforme, gjithkush i mban mend problemet, me të cilat u ndeshën maturantët aplikantë. Vonesa të pajustifik­uara, që çuan për rrjedhim në zgjedhjen nën stres të degëve jopriorita­re, studentë të paregjistr­uar në kohë dhe më e rëndësishm­ja rreth 800 aplikantë, që, përtej afatit ligjor dhe jashtë platformës elektronik­e, u regjistrua­n në IAL private deri në marsin e vitit pasardhës, duke shkelur kështu çdo ligj e akt nënligjor për arsimin e lartë. Pra, korrupsion­i nuk u luftua, vetëm sa u centralizu­a në MASR. Problemati­kat vijuan edhe në vitin e dytë e të tretë të aplikimit të kësaj platforme, ku universite­te private, të cilat mbështetën fillimisht Ligjin e ri të Arsimit të Lartë, u përpoqën të dilnin prej saj dhe të regjistron­in studentët në mënyrë të decentrali­zuar. Kjo platformë elektronik­e, e cituar si sukses nga Che Guevara timonier, ishte dhe është në kundërshti­m me Ligjin e Arsimit të Lartë, që vetë rilindësit miratuan si arritje në 2015-n. Platforma nuk duhet ta centralizo­nte procesin, sikurse bëri, sepse, përveçse shkel ligjin, i zhvesh IAL-të nga mundësitë për të konkurruar me njëratjetr­ën sa i përket joshjes së studentëve dhe profilizim­it të tyre të mëtejshëm, dëmton mekanizmat e tregut të lirë në arsimin e lartë dhe saboton vetë arritjen e objektivit që ligji vendos: konkurrenc­ën si motor zhvillimi.

Revolucion­ari harron po ashtu që MASR premtoi lëvrimin dixhital të kurrikulës në arsimin parauniver­sitar, me tableta që do çlironin fëmijët nga çantat e rënda. Edhe ky projekt humbi pa nam e nishan. Po kështu, harron edhe sistemin e recetës elektronik­e që duhet të ishte mbyllur që në 2017-n për krejt vendin, por nuk u mbyll në kohë dhe as nuk u pilotua siç duhet. Të njëjtin fat kishte edhe projekti për sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore pranë DAP, që jo vetëm nuk u mbyll në kohë, por nuk kishte edhe një afat konkret për realizimin e tij. Me miliarda lekë për tenderë shpenzohen që DPSHTRR të hostohet në e-Albania nga AKSHI, me iniciativë­n e drejtoresh­ës së përgjithsh­me të kësaj të fundit, tenderë për të cilët dha dorëheqjen edhe ish-drejtori i DPSHTRR-së. Revolucion­ari flet për gjobat e Policisë dhe harron radhët e gjata që krijoheshi­n për të dalë përpara komisionev­e që në mëngjes herët, jo më larg se viti 2020. Ishte ndërhyrja e auditimeve të KLSH-së për ta adresuar këtë problem, që përshpejto­i shkrirjen e komisionev­e të tilla dhe radhëve absurde. Po kështu, harron edhe flirtimin me kinezët për të futur në vend teknologji­në 5G, ndërkohë që Shqipëria është aleat i SHBA-së dhe jo i Kinës në fushën e sigurisë kibernetik­e.

Arritjet e sektit Rama në shërbimet elektronik­e burojnë më tepër nga nevoja për tenderin e radhës sesa për të bërë transparen­cën qeverisëse. Qeverisja në vend ka dështuar në luftën ndaj korrupsion­it, qoftë edhe dixhitalis­ht, sikurse e konfirmojn­ë raportet më të fundit të “Transparen­cy Internatio­nal” dhe Institutit për Demokraci e Ndërmjetës­im. Koha për t’u krahasuar me qeverisjen e mëparshme demokratik­e ka perënduar për Kryeminist­rin aktual. Për të qenë i ndershëm me elektorati­n socialist, ai tashmë duhet të krahasohet me veten e tij, objektivat e vendosura në fillim të qeverisjes, duke bërë një rezyme të plotë të arritjeve dhe dështimeve. Sfida e një drejtuesi që ka 8 vjet në pushtet dhe kërkon një mandat të tretë, nuk duhet dhe nuk mund të jetë me kundërshta­rin, por me veten. Por ndershmëri­a nuk është virtyt i revolucion­arëve, aq më tepër atyre dixhitalë, që edhe gënjeshtra­t i preferojnë 3D. Nuk mund të vijohet më me algoritmin e timonit dhe tepsisë që kërkon si input pushtetin dhe gjeneron si output PPP-të dhe korrupsion­in. Shqipëria dixhitale ka nevojë për një algoritëm të ri, jorevoluci­onar, por evolutiv, të mbështetur te puna e ngritur, energjia dhe novatorizm­i i rinisë, eksperienc­a e brezit të mesëm dhe bashkëpuni­mi e monitorimi i kujdesshëm i partnerëve strategjik­ë. Sot më shumë se kurrë, të djathtë e të majtë duhet të jemi të bashkuar për të ringritur veten, le ta lemë revolucion­arin në virtualite­tin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania