Panorama (Albania)

Dy të vdekur pas vaksinës, mjekët ndahen për përdorimin

Ndërron jetë një 74-vjeçare nga Berati e një 88-vjeçar nga Tirana. Bino: Vaksina të mbron nga COVID, jo nga sëmundjet e tjera

- Erion Dasho Silva Bino

Shtohen dyshimet për efektivite­tin dhe sigurinë e vaksinës kineze “CoronaVac”. Ka qenë eksperti i shëndetit Publik Erion Dasho ai i cili një ditë më parë ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se dy persona kanë ndërruar jetë pasi kanë injektuar vaksinën.

Doktori u ka bërë apel autoritete­ve shëndetëso­re në vend që të ndalin fushatën e imunizimit dhe të hetojnë rastet në fjalë, për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në humbjen e jetës. “Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën ‘CoronaVac’ (një prej të cilave rast i investigua­r personalis­ht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësi­së, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësis­ht fushatën e imunizimit me ‘CoronaVac’ deri sa këto vdekje të investigoh­en dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë. Kjo thirrje nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm, siç është imunizimi ndaj COVID. Thjesht është në përputhje me praktikat e mira ndërkombët­are të farmako-vigjilencë­s”, ka vënë në dukje Dasho. Sipas tij, dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarv­e është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzako­nshëm. Mësohet se përgjatë kësaj jave, kur edhe ka nisur vaksinimi masiv i personave mbi 70 vjeç, kanë ndërruar jetë pas injektimit të dozës së parë dy persona. Bëhet fjalë për një 74-vjeçare nga Berati, si edhe një 88-vjeçar nga Tirana, i cili ka shfaqur vështirësi në frymëmarrj­e.

BINO Ndërsa pikëpyetje­t dhe pasiguria mbi vaksinën kineze janë rritur ndjeshëm, autoritete­t vijojnë të mbyllin njërin sy, duke thënë se vaksina nuk është shkak i humbjeve të jetës dhe se jo çdo vdekje pas vaksinimit ka lidhje me të. E thënë kështu, shkaktarët që çuan në humbjen e jetës së dy personave pas vaksinimit do të mbesin në hije sa kohë s’do të ketë hetim për rastet. Në komunikimi­n për mediat, shefja e departamen­tit të Epidemiolo­gjisë në ISHP, Silva Bino, tha se vaksina anti-Covid të mbron nga COVID-19, jo nga sëmundjet e tjera. “Vaksinat janë të sigurta, sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tonë, ka një seri dokumentes­h në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin, i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombët­are, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara”, tha më tej Bino.

FLET MJEKJA Mjekja e familjes Kamela Musa, e cila ka ndjekur rastin e 74vjeçares në Berat, thotë se e ka gjetur pa shenja jete dhe ka kërkuar nga bashkëshor­ti i saj që të bëhej autopsia, por ky i fundit ka refuzuar. “Unë e gjeta pa frymëmarrj­e, pa puls. Duke qenë se e gjeta të vdekur, ngula këmbë në mënyrë shumë me të shoqin që të dërgohej në morg për t’u përcaktuar diagnoza, pasi nuk vendosja dot diagnozë, por burri refuzoi në mënyrë kategorike autopsinë. U gjenda e detyruar t’i merrja një deklaratë që refuzon autopsinë, pasi e kisha të pamundur t’i gjeja një shkak”, tha në një prononcim për “ABC News” mjekja Musa. Donika Babunja, 74-vjeçarja nga Berati, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “CoronaVac”. Shqetësime­t kishin nisur të shfaqeshin disa orë pas injektimit të dozës së parë. E moshuara ankohej për dhimbje të barkut dhe se kishte të vjella. Në mbrëmje gjendja e saj shëndetëso­re është rënduar ndjeshëm. Kur ambulanca arriti në banesë, 74-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

VAKSINIMI Prej së dielës në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi masiv i personave mbi 70 vjeç. Qeveria nuk humbi asnjë ditë kohë për të vaksinuar të moshuarit me vaksinën kineze, për të cilën u tha që janë siguruar 1 milion doza. Përveç shkallës së ulët të efektshmër­isë, gati 50 për qind, një tjetër pikë që ka hapur debat janë edhe grupmoshat mbi të cilat po aplikohet. Kujtojmë që në vendin e origjinës, në Kinë, kjo vaksinë nuk aplikohet në grupmoshat mbi 59 vjeç.

 ??  ??
 ??  ?? Mjekja e familjes, Kamela Musa
Mjekja e familjes, Kamela Musa
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania