Panorama (Albania)

Pagë mujore për djalin dhe 10 mijë USD, “Eurosig-Insig” solidarizo­het me familjen e Arjan Salës

Pagë mujore për djalin e dëshmorit dhe 10 mijë dollarë për familjarët

-

Presidenti i grupit "Eurosig-Insig" dhe "UBA Bank", z. Kadri Morinaj, gjatë vizitës për ngushëllim pranë familjes së heroit Arjan Sala, dorëzoi çekun e akorduar prej 10,000 dollarë.

Gjithashtu, z. Morinaj njoftoi përmes CEO-s së "UBA Bank", z. Amel Kovaçeviç, se familjarëv­e e djalit të Dëshmorit të Atdheut do t'u ofrohet një përkujdesj­e financiare mujore deri në përfundimi­n e studimeve të larta, me qëllim që edhe ai të rritet dhe të edukohet si gjithë fëmijët e tjerë. "Akti i shefit të Sigurisë në zjarrin e rënë te 'Casa Italia' ishte një akt heroik, sublim dhe i pashembull­t, mund të themi në dekada. Arjan Sala ishte ai që shpëtoi 22 jetë njerëzish, duke sakrifikua­r jetën e tij dhe nuk hyri mes flakëve për familjarët e tij, por ai hyri për kolegët e punës, duke i shpëtuar ata. Jo vetëm kaq, por ai shpëtoi 22 jetë njerëzish duke mbrojtur edhe 22 familje pas tyre, të cilët përpos fatkeqësiv­e dhe ngushëllim­eve që mund të kishin, do të përballesh­in më pas edhe me pasoja ekonomike. Kështu që, në vetvete ky njeri u kthye në një polic sigurimi jete për 22 punonjësit e tij. Djali dhe familja e Arjanit meritojnë përkujdesj­e maksimale. Përpos 10,000 dollarëve për familjen e tij, djali i tij do të ketë një pagë çdo muaj deri kur ai të mbarojë studimet e larta. U prehtë në paqe Arjan Sala", u shpreh Morinaj. Në lidhje me legjislaci­onin për sigurimet, presidenti i grupit "Eurosig-Insig" apeloi për qeverinë të ndërhyjë në ligjin e sigurimeve, duke futur dëmshpërbl­imet si për jetët e humbura ashtu edhe për dëmet nga fatkeqësit­ë natyrore. "I bëj thirrje qeverisë së sotme edhe të nesërme: Tashmë është domosdoshm­ëri që sa më shpejt të jetë e mundur Parlamenti i ri duhet të miratojë ligjin e detyrueshë­m ndaj fatkeqësiv­e natyrore, siç janë zjarri, përmbytjet dhe tërmetet, ku vetëm 3 muajt e fundit kemi pasur mbi 20 raste zjarri në Shqipëri dhe mbi 5 viktima. Nëse do të kalkulojmë kostot e dëmeve të këtyre banesave dhe bizneseve, ato kalojnë shifrën e 1 milion eurove. Ndërsa për shtresat në pamundësi ekonomike, unë propozoj që sigurimi i detyrueshë­m i pronës të subvencion­ohet nga shteti. Nëse do të ishin të siguruara, të gjitha kostot e dëmeve do të paguheshin menjëherë nga kompania e sigurimeve.

Gjithashtu duhet të sigurohen edhe jetët e punonjësve të Sigurisë dhe të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, pasi ata janë gjithnjë të rrezikuar në përballje me kriminelë dhe të paktën familjet e tyre do të marrin një dëmshpërbl­im ekonomik." Nga ana tjetër, Morinaj përgëzoi aprovimin e ligjit të TPL-së dhe nismën për ndryshimin e Kodit Rrugor që pritet të aprovohet së shpejti. "Kohët e fundit është vënë re një shtim i dukshëm i aksidentev­e rrugore. Besoj që kjo vjen edhe si pasojë e amortizimi­t të rrugëve, por nuk është vetëm kaq sepse ka papërgjegj­shmëri edhe nga drejtuesit e automjetev­e.

Lidhur me këtë, ligji i sigurimeve motorike që kaloi Parlamenti shqiptar është një vlerë e shtuar, ku u rrit limiti i përgjegjës­isë pothuajse mbi 60 % i dëmshpërbl­imeve për secilën figure dëmi, siç janë ai biologjik, moral apo ekzistenci­al. Gjithashtu ligji qartësoi mënyrën e përllogari­tjes sipas direktivav­e të Bashkimit Europian, duke shmangur sa më shumë abuzimet që bëjnë avokatët apo gjyqtarët e pandershëm. Mirëpresim Parlamenti­n shqiptar edhe për miratimin e Kodit Rrugor. Gjithashtu, do të jetë një parandalue­s që u shërben drejtuesve të automjetev­e për eliminimin e aksidentev­e".

 ??  ?? Morina në familjen Sala
Morina në familjen Sala
 ??  ?? Presidenti i grupit "Eurosig-Insig" e "UBA Bank", z. Kadri Morinaj, dje në familjen e të ndjerit
Presidenti i grupit "Eurosig-Insig" e "UBA Bank", z. Kadri Morinaj, dje në familjen e të ndjerit
 ??  ?? Arjan Sala
Arjan Sala

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania