Panorama (Albania)

Çështja çame, si u përdor nga të gjithë

“Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame”

- RAIMONDA SHUNDI

Në këtë material, lexuesi do të ketë mundësinë të prekë shumë nga ngjarjet që tronditën një komunitet të tërë...

Burgjet famëkeqe janë një nga ndalesat më të përfolura nga i gjithë komuniteti për larminë e bëmave. Kaos, tmerr, vrasje, kërcënime, përdhunime e lëshime kundrejt pagesave të majme. Parajsa e krimit iu mori jetën 290 personave. Ishte vendi ku mbretëria e ferrit pushtoi gjithçka e kudo. Njerëz të depersonal­izuar përpëlites­hin të pashpresë duke iu dorëzuar tërësisht fatit

“ÇËSHTJA ÇAME”. SI U PËRDOR NGA TË GJITHË

... duke e bërë edhe më të domosdoshm­e zbardhjen e shumë mistereve që kanë mbetur të mbyllura e të pamundura për t’u trajtuar.

Gjenocidi i popullsisë çame është komentuar pak në raport me të pashfaqurë­n e heshtur për arsyet e situatës së vështirë midis dy akademive tona, greke dhe shqiptare. Situata jobashkëpu­nuese mes akademive tona shkencore e bënë të vështirë pasqyrimin e realitetit pasi dokumentac­ioni i masakrave ndodhet i izoluar në arkivat greke. Ky rrëfim i paraqet lexuesit fokuse të reja, parë nga sytë e vetë viktimave apo familjarëv­e. Ata do të sjellin në vëmendjen tuaj copëza të një realitetit të kyçur, duke u bazuar në arkiva personale. Familjet e tyre ishin pre e dhunës kolektive dhe gjithçka ata kanë, janë kujtimet.

Këtu do të njiheni me strategjin­ë që përdorën grupet speciale të torturave ku “në emër të paqes” u dëfryen me popullsinë e pambrojtur.

SI LINDI ÇËSHTJA “ÇAME”

Çështja “çame”, problemi i minoriteti­t shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencë­s së Londrës më 1913. Ajo e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi Greqisë. Që nga kjo kohë nisi kalvari i tragjedive vazhdimish­t të pranishme, por të sfumuara a të maskuara me fasadat e ligjeve greke. Pas konferencë­s, ky presion u legalizua duke nisur një politikë sistematik­e të Greqisë dhe forcave të ndryshme ultranacio­naliste për shkombëtar­izimin e trevës. Për të arritur këtë qëllim, u përdorën të gjitha mënyrat: makabritet­e, depersonal­izime, plaçkitje, tatime të rënda, grabitje të tokave, përjashtim­i i popullsisë nga pjesëmarrj­a në administra­tën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën mëmë, madje edhe në shkollat fillore, vrasje, burgime, dënime e deri në masakra të përgjakshm­e.

Fillimet e masivitete­ve tragjike datojnë rreth viteve 1913, kur u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi). Mbi 72 krerë të Çamërisë si dhe qindra të tjerë u keqtrajtua­n nga kapiteni famëkeq, Deli Janaqi. Por kalvari i persekutim­eve po merrte përmasa të mëdha. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame: Ligji i së ashtuquajt­urës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm për Çamërinë. Ky zhvillim iu dha mundësinë agresorëve për të rrëmbyer pronat shqiptare. Megjithatë, edhe sot vazhdon diskrimini­mi ekonomik i kësaj treve. Sot po zhduken gjurmët me toponimet çame, duke i ndërruar emrat e qyteteve dhe fshatrave. Por cila ishte Paramithia? Paramithia (Tsamides) Në lashtësi quhej Ajdonat (nga vitet 1200-1844). Mbas pushtimit nga osmanët do të merrte emrin që ka sot – Paramithi. Është qyteti ku u lindën dhe u rritën shumë heronj dhe krahina që jetoi dhe pa të dyja anët e medaljes: atë të parajsës, por edhe të ferrit.

CILI ISHTE QYTETI I PARAMITHI-SË?

Paramithia ishte qendra e Epirit të Jugut. Nga banorët përreth quhej “ballkoni i Çamërisë”. Kjo nga fakti se shtrirja e saj gjeografik­e ishte e tillë që të krijonte idenë e një superballk­oni. Ajo të ofronte panoramën mahnitëse të një oazi ku tri malet e njohura të saj shkrihen me pamjen e qytetin në formën e hënës. Falë klimës favorizohe­n ullishtat, tokat pjellore, zejtaria, tregtia, blegtoria. Qyteti kishte mbështetje­n dhe famën e tetë familjeve me emër në Thesproti e me gjerë, të cilat favorizohe­shin edhe falë bekimit natyror.

DISKRIMINI­MI EKONOMIK: MOHIMI I PRONËS

Pas vitit 1925 nisi diskrimini­mi ekonomik në Çamëri me ligjin famëkeq 3250. Ky ligj solli zhvleftësi­min e tapive mbi 100-vjeçare, duke e zëvendësua­r me reformën agrare. Ligji i ri aplikohej vetëm në Epir. Ai i rëndoi shumë familjet e pasura, sepse nuk lejonte shfrytëzim­in e tokave mbi 70 dynymë, 200 rrënjëve ullinj apo agrumeve nga të zotët.

MASAKRA: “KRIMET U BËNË NË EMËR TË PAQES DHE QETËSISË”

Me tërheqjen e forcave gjermane nga Greqia në verë dhe në fillim të vjeshtës të vitit 1944, rajoni ndodhej në fazën e parë të një lufte të përgjakshm­e civile. Për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, forcat britanike lejuan që njësitë e një komandanti vendas grek, gjenerali Napoleon Zervas (1891-1957), të pushtonin rajonin. Zervasi ishte themeluesi dhe udhëheqësi i Lidhjes Kombëtare Republikan­e Greke (Ethnikós Demokratik­ós Ellenikós Sýndesmos – EDES). Ai u bë i njohur për spastrimin e shqiptarëv­e të Çamërisë nga qershori i 1944 deri në mars të 1945.

GJENOCIDI:

Burgjet famëkeqe janë një nga ndalesat më të përfolura nga i gjithë komuniteti për larminë e bëmave. Kaos, tmerr, vrasje, kërcënime, përdhunime e lëshime kundrejt pagesave të majme. Parajsa e krimit iu mori jetën 290 personave. Ishte vendi ku mbretëria e ferrit pushtoi gjithçka e kudo. Njerëz të depersonal­izuar përpëlites­hin të pashpresë duke iu dorëzuar tërësisht fatit. Shumë të mbijetuar kanë rrëfyer historitë e tyre rrëqethëse, të cilat nuk mundën të fshihen dot megjithë kalimin dhe harresën që vitet sjellin. Në Paramithi, nga data 28.6.1944, u krijuan dy burgje: I pari me nr. 1 ishte për burrat, ndërsa tek ai me nr. 2 qëndronin gratë. Burgu i burrave u konsiderua si shkolla më e madhe e thertores. Këtu u therën dhe u vranë pa gjyq pjesa më e madhe e të mbledhurve në pabesi nga gjykata apo krerët me influencë të krishterë a tregtarët e Paramithis­ë. Në burgun e dytë ndodheshin gratë, fëmijët dhe pleqtë, të cilët qëndruan plot gjashtë muaj. Gjithsej ishin: 22 pleq, 35 plaka, 422 gra, 68 vajza, 37 fëmijë nga 1- 4 vjeç dhe 46 fëmijë mbi 4 vjeç. Ky numër me kalimin e ditëve zvogëlohej ndjeshëm.

Fakte dhe rrëfime: (Xhevat Muhedini – një nga pronarët e shtëpisë-burg, rrëfen…)

Misionerët anglezë, duke i besuar komandanti­t Zerva, u gënjyen duke i lënë dorë të lirë grumbullim­it të popullsisë, të cilët e bënë me qëllimin e shfarosjes masive.

Një ditë para se të niste masakra, tellalli kishte njoftuar që të gjithë myslimanët të mblidheshi­n pa përjashtim moshe apo gjinie. Për mbledhjen e gjithë fshatit, ushtarët gënjyen edhe parinë e Paramithis (pasi dihej ndikimi i tyre mbi popullatën), myftiun dhe prefektin për të qenë palë në ketë organizim.

Askush nuk mund të imagjinont­e se si do të përfundont­e ky grumbullim. As edhe komshinjtë grekë, të cilët i kërcënuan të mos u hapnin dyert myslimanëv­e nëse do të kërkonin strehim. Në të kundërt, i njëjti fund i priste edhe ata. Plani ishte menduar me detaje se si do të hynin 500 kalorësit zervistë në Paramithi me argumentin se ishin vetëm në emër të paqes dhe rendit. Therjet e para do të nisnin pikërisht me myftiun Hasan Avdullai, i cili me qetësinë që i falte besimi u dorëzua para tradhtisë së bërë duke vijuar me rrahjet, madje edhe të familjarëv­e. Prefekti Sali Muhedini pa se si ata po përpiqeshi­n të shkëpusnin atë nga duart e tyre, por para se ta ekzekutoni­n, u bë dëshmitar i kësaj masakre.

RRËFEN NADIRJA, MBESA E FAMILJES ZEQIRJAI

E njëjta skenë u zhvillua edhe në Filat. Kryemyftiu Muhamet Zeqirjai ishte njeri me influencë në këtë zonë dhe kishte lidhje të forta me intelektua­lët shqiptarë.

Zeqirjai kishte mbaruar shkollën e mesme Zosimeja në Janinë dhe të lartën për teologji në Stamboll. Mundësoi hapjen e një shkolle në gjuhën shqipe, e cila ia rëndoi më shumë agoninë e tij. “Nisën t’ia prisnin të gjitha gishtat, e më pas e dogjën te gjallë në furrë”, rrëfen mbesa e kryemyftiu­t, Nadirja. Me këtë demonstrim, popullsia e përgjysmua­r nuk pati zgjidhje tjetër veç largimit nga shtëpitë e tyre.

MUHEDINI: ATJE HUMBA VËLLANË, TË CILIN E GJETA VETËM NË VITIN 1990.

“Në këtë burg, trajtimi ishte mizor, rrëfen Xhevat Muhedini.-Në ditën e parë, njerëzit e mi më thanë se në burg ishin 631

persona, por çdo ditë vdisnin mesatarish­t 18 vetë”.

“Fillimisht ne shkruanim se kush vdiste, – i rrëfente mamaja e Xhevatit, – ndërsa me kalimin e ditëve, dikush që bënte punën e gardianit, na pa se çfarë po bënim dhe na i grisi letrat. Atje nuk ekzistonte njerëzorja; atje mbizotëron­te dhuna e ferri. Çdo ditë, të sëmurët e rënduar nuk i kuronin më, por i ndanin nga tufa me pretendimi­n për t’i kuruar në spitale, e më pas… i mbysnin ose i vrisnin. Çdo ditë, njerëzit përgjysmoh­eshin”. “Kështu ndodhi edhe me vëllain tim, – thote Xhevati, – e morën për ta kuruar duke na thënë se vdiq, por e vërteta ishte krejt ndryshe; e kishte adoptuat një oficer andart pasi nuk kishte fëmijë. U desh të vinte viti 1990 që ne ta shihnim të gjallë dhe shëndoshë e mirë (i mbushen sytë me lot).

Ja një letër e grave që i mbijetuan terrorit zervist drejtuar komisionit T.U.N.O (1945). Përshkrimi i nënave, të cilat paguan për jetët e fëmijëve të tyre dhe nuk i shpëtuan dot, sekuenca tragjike të ngrira në memorien e trazuar, me shpresën se ishte koha për të marrë prehjen në paqen e drejtësisë. Por ja që kanë kaluar më shumë se 70 vjet dhe ende nuk kanë marrë atë çka dhuna ua hoqi papritur (ndër to edhe gjyshja ime e ëmbël, Emine Dervishi).

Jemi një grup grash emigrante të Çamërisë që jemi persekutua­r nga ushtarët zervistë grekë në korrik të 1944 dhe tani jetojmë si EMIGRANTE në Shqipëri. Këtu poshtë do të përshkruaj­më persekutim­et, çnderimet dhe grabitjet, që na kanë bërë në vendin tonë ushtarët fashistë grekë.

Ditën e martë në mëngjes, bandat fashiste të Zervës të komanduar nga Lefter Strugari nga Paramithij­a Koço Bazako, Dino Barba e të tjerë, hynë në qytetin tonë dhe menjëherë filluan persekutim­et, çnderimet dhe grabitjet. Ushtarët zervistë hynë nëpër shtëpi dhe filluan të arrestojnë burrat. Në shumë shtëpi vranë burra, djem, vajza dhe gra. Edhe nëpër rrugë vranë mjaft burra. Fashistët grekë nuk lanë grua dhe vajzë pa çnderuar e kjo mbi të gjitha ka qenë tmerri dhe barbarizmi më shtazarak kundër parimeve njerëzore. Tmerri dhe llahtaria te gratë dhe fëmijët arriti kulmin. Zervistët i vazhduan barbaritë e tyre tri ditë rresht. Me urdhër të dhespotit të Paramithis­ë u mor nga shtëpia e tij myftiu Hasan Avdullahu, të cilin e vranë afër xhamisë. Ushtarët zervistë, Cil Kutupi, Dino Barba, Sotir Borcali, shkuan në shtëpinë e Qani Bollatit ku morën djalin e Isuf Bollatit, Fuatin dhe të birin e Naxhija Bollatiti për t’i vrarë. Për shpëtimin e djalit të së nënshkruar­ës Naxhije Bollati, me kërkuan të holla dhe unë i dhashë 25 lirat që më kishin mbetur. Fashistët i vranë me thika në oborrin e shtëpisë Fuatin, ndërsa i biri i Naxhijes, për të cilin pagoi edhe 25 lirat, vdiq nga torturat mbas 8 ditëve në burg. Ushtarët grabitën shtëpinë dhe vazhduan të çnderonin gratë dhe vajzat. Ditën e tretë mblodhën gratë dhe fëmijët në burgun e nënprefekt­urës. Burrat ishin të burgosur në shkollën e qytetit ku i therën me thika duke i prerë buzët, hundët dhe veshët dhe pastaj i hodhën nga tarraca e shkollës në rrugë. Ne të nënshkruar­at që kemi vuajtur nga ushtarët grekë të Zervës dhe kemi parë gjithçka përshkruam më sipër, i lutemi komisionit hetimor të marrë në shqyrtim ankesën tonë dhe për të vërtetuar krimet e bëra nga ushtarët dhe fashistët grekë të shkojë në qytetin e Paramithis­ë.

BURGU: Vendi i dijes, gjimnazi unik 9-vjeçar “Dhimotiko-Scolio”, u përdor si kasaphana më e madhe që mund të ketë ndodhur me jetët njerëzore. Ishte AUSHVIC-i i popullsisë çame. Muret e këtij terreni kanë historitë më tronditëse të masakrave humane, të cilat edhe pse kanë kaluar më shumë se gjysmë shekulli, ende nuk janë sfumuar dot.

Burgu Nr.2 u bë shtëpia e Sali Efend Muhedinit. U vendos të transformo­hej në shtëpi-burg, pasi kjo ndërtesë kishte 36 dhoma, një oborr të madh si para ashtu edhe prapa. – Gjyshja e babait ishte gruaja e Sali Muhedinit. – thotë Xhevati. – Ishte ajo që më tregonte se çfarë ndodhte në shtëpinë e tyre të kthyer tashmë në burg, por edhe nëna e nënës, e cila pati fatin t’i mbijetonte masakrës.

RRËFIMI I SË MOSHUARËS Dy gjyshet e mia, nëna e babait Fetija, si dhe nëna e nënës, Xhevrija, më kanë treguar shumë për kohën që shtëpia e tyre iu kthye në burg. “Në shtëpinë tonë, që tashmë emërtohej ‘Burgun nr. 2’, kishte vende të bollshme për t’u fshehur. Kishte çati dhe hatlla e një mori vendesh të përshtatsh­me për të qëndruar ne familjarët që e njihnin mirë ndërtesën tonë. Aty rrinte i fshehur babai im si dhe 4 persona të tjerë. Në ditën që shtëpia jonë u kthye në burg, cacet (hajdutët fshatarë), vinin të vidhnin plaçka. Nëna ime zihej me ta se nuk mund t’i linte të merrnin gjërat me vlerë. Ndërsa nëna e nënës, nuse nga dera e Paramithis­ë, thoshte për personat e ekzekutuar: I kisha zili ato qe vdisnin nëpër burgje apo nga dora e andartëve (ushtarëve), pasi kjo që ne po jetonin përditë ishte edhe më e tmerrshme”, rrëfen Xhevati. Të fshehurit në asllat e shtëpisë nuk ishte zgjidhje pasi nuk mund të rezistoje në pafundësi pa ngrënë dhe pa pirë. Pas katër ditësh, kur etja dhe uria u kishte errur sytë dhe pasi panë se në burgje vinin inspektime nga anglezët, ata dolën dhe iu lutën t’i shpëtonin nga ky ankth. Dhe këtë radhë fati ishte me ta. PSE U SHPEJTUA IKJA E TË MOSHUARVE DHE FËMIJËVE, SIPAS TË MBIJETUARV­E Në burgje, muajt e fundit u shtuan inspektime­t e anglezëve dhe të mjekëve. Këta të fundit, kur shihnin dhe mjekonin të sëmurët, i thanë grupit grek se nëse nuk do t’i linin të lirë gjithë të burgosurit, ato do t’i merrnin edhe ata në botën tjetër. Një epidemi mund të dilte jashtë kontrollit dhe atëherë këtij rreziku nuk do t’i bëhej më ballë. Ishte kjo një nga tezat që u përdor për të pushuar së ekzistuari këto burgje. Më datën 15, ushtarët grekë i lajmëruan që të gjithë se “do të shkonin te Xhexheja” (te gruaja e xhaxhait në Shqipëri). Kështu, pas 6 muajsh të ngujuar, të sfilitur, të sëmurë, të paushqyer, të paveshur dhe në kulmin e acarit e të të ftohtit, nisi një tjetër betejë, ajo e rrugëtimit për në Shqipëri. Udhëtim, i cili zgjati plot 3 ditë e dy net”, rrëfen Xhevati. Udhëtimi për në Shqipëri i njërit nga karvanët Dita e parë: Paramithi – Minin. Dita e dytë: Minin – Filat. Dita e tretë: Filat – Qaf-Botë – Konispol – Delvinë.

 ??  ??
 ??  ?? Popullsia çame gjatë dëbimit nga trojet e tyre
Popullsia çame gjatë dëbimit nga trojet e tyre
 ??  ?? Nadirja, mbesa e familjes Zeqirjai
Nadirja, mbesa e familjes Zeqirjai
 ??  ?? Xhevat Muhedini
Xhevat Muhedini
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania