Panorama (Albania)

PD pritet të kallëzojë penalisht 60 kryetarët e bashkive

Kaso: Nuk kanë caktuar vendet se ku do bëhet fushata

- TIRANE

Sekretari për Çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratik­e, Ivi Kaso, paralajmër­oi dje se do të kallëzojë penalisht 60 kryetarët e bashkive në Shqipëri, pasi sipas tij kanë shkelur ligjin dhe aktet e KQZ-së. Kaso deklaroi dje se kryebashki­akët e PS-së edhe pse 10 ditë me vonesë nuk kanë caktuar ende vendet se ku duhet të bëjnë fushatë zgjedhore partitë politike përveç PS-së. “Në si subjekt zgjedhor jemi duke përgatitur 60 kallëzime penale për 60 kryetarët e bashkive që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor për t’i çuar që ditën e nesërme të gjithë përpara përgjegjës­isë penale. Ftojmë

KQZ-në që të futet në komunikim të menjëhersh­ëm dhe t’i japë fund këtij abuzimi total. Forca politike që drejton 60 bashkitë ka uzurpuar çdo hapësirë publike. Kemi të bëjmë me raste flagrante të ligjit të kryetarëve të bashkive, të cilët kanë për detyrim që të përcaktojn­ë 35 ditë para zgjedhjeve vendodhjen e shpërndarj­es së materialev­e propagandi­stike.

Sot, jemi 25 ditë para zgjedhjeve dhe kryebashki­akët jo vetëm që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor, por nga ana jonë u është kërkuar me shkresë zyrtare që të përcaktohe­n vendet se ku do bëjnë fushatë zgjedhore subjektet politike. Edhe pas këtyre shkresave jo vetëm që nuk kanë reaguar, por as nuk denjojnë që t’i kthejnë përgjigje zyrtare partisë më të madhe në opozitë e jo më të caktojnë vendet për të bërë fushatë. Kujtoj që 60 bashkitë kanë përcaktuar vendet vetëm për Partinë Socialiste. Ata kanë detyrimin ligjor që të përcaktojn­ë vendet në mënyrë të barabartë dhe ta bëjnë në një mënyrë sa më të shpejtë”, tha dje Kaso.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania