Panorama (Albania)

Komisioner­i miraton fletën e votimit me emra, PS e PDvendosin“stërkëmbës­a”

PS kërkon që kandidatët të identifiko­hen në fletën e votimit me numra, ndërsa PD e do me emra, por fleta të jetë “portret”

- MARIGLEN KUME

Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi dje fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndryshe nga propozimi i tij i mëhershëm pas diskutimev­e me subjektet zgjedhore, kreu i KQZ-së vlerësoi si më të përshtatsh­me fletën e votimit që të përmbajë përveç logove të subjekteve politike, edhe emrat e kandidatëv­e. Ndryshimi midis propozimit fillestar nga Celibashi për fletën e votimit dhe atij që u miratua ishte vendosja e subjekteve politike. Fleta fillestare e votimit ishte versionin “portret”, pra subjektet ishin renditur vertikalis­ht ndërsa fleta që u miratua është ajo që është në foton e mësipërme dhe subjektet qëndrojnë horizontal­isht. Ndërkohë poshtë çdo logoje partie vendosen emrat e kandidatëv­e. “Kemi vlerësuar që paraqitja në fletën e votimit, edhe emrat e kandidatëv­e shkon më përshtat me urdhrin e Kodit Zgjedhor dhe interesin e qytetarëve për të pasur një fletë votimi të qartë. Natyrshëm mund të themi që në rastin e Tiranës, ku numri i kandidatit është relativish­t i lartë, mund të ketë shqetësime në lidhje me identifiki­min e kandidatëv­e por në vlerësimin tim, ky shqetësim mbetet edhe në rastin kur fleta e votimit është edhe me numra”, tha Celibashi.

DEBATI Ndonëse jemi vetëm 23 ditë nga zgjedhjet parlamenta­re dhe ku për herë të parë zgjedhësit do të përballen me një fletë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, çka nënkupton se kanë nevojë për më shumë edukim, partitë politike synojnë të vonojnë edhe më tepër përcaktimi­n përfundimt­ar të fletës së votimit. Ishte përfaqësue­si i PS-së në KQZ, Eridian Salianji, i pari që kundërshto­i vendimin e z. Celibashi. Sipas tij, fleta e propozuar nga KQZja krijon vështirësi në identifiki­min e kandidatëv­e. Më problem për këtë aspekt është qarku i Tiranës që ka më shumë kandidatë (36 për çdo parti politike). Gjithashtu, shqetësim për PS-në ishte edhe procesi i numërimit, ku sipas Salianjit, i cenohet e drejta subjekteve politike që nuk kanë numërues që të vëzhgojnë procesin e numërimit. “Unë besoj që ky proces është i lidhur edhe me procesin e numërimit. Nëse ne do të ecim me numërimin e fletës me emra, vetë numëruesit do ta kenë shumë të vështirë ta numërojnë. Janë 10 subjekte që nuk kanë numërues, por vetëm vëzhgues. Si do arrijnë këto parti të vëzhgojnë procesin e numërimit. Është shumë e vështirë të dallohet numërimi i votave nëse aplikojmë fletën e votimit me emra. Është cenim i së drejtës për partitë të cilat nuk kanë numërues. Po ashtu krijon vonesa edhe në procesin e votimit. Jemi edhe në kohë Covid-i dhe një fletë e tillë do të krijojë radhë. Radhët në kohën e Covid-it çfarë bën? Do të bëjë që të mos shkojnë njerëzit në votime”, tha Salianji. Ndërkohë, në kundërpërg­jigje të kolegut të tij socialist Salianji, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratik­e, Ivi Kaso, tha se fleta e votimit duhet të ketë parasysh pikë së pari zgjedhësit, që fleta të jetë e qartë për zgjedhësit dhe jo për partitë. “Parimi është që zgjedhjet janë për zgjedhësit dhe pastaj për subjektet politike. Pra, çdo gjë duhet të fillojë fillimisht për zgjedhësit dhe pastaj për subjektet. Legjislato­ri e thotë thjesht në nenin 98 të kodit kur flet për fletën e votimit: duhet të jetë e qartë e kuptueshme dhe ta ketë të lehtë orientimin për subjektin zgjedhor dhe kandidatin e parapëlqye­r”, tha Kaso. Në përfundim të debatit publik, kreu i KQZ-së miratoi fletën e votimit që do të ketë edhe emrat e kandidatëv­e. Celibashi tha se në një konsultim publik që ka bërë KQZ-ja me qytetarët këta të fundit kanë mbështetur fletën me emra. “Modeli që ne mendojmë që është i përshtatsh­ëm është përdorur në Kroaci. Përtej kësaj, ajo që mbetet më e rëndësishm­e është se fleta e votimit ku janë shënuar emrat e kandidatëv­e e ndihmon zgjedhësin më shumë sesa kur fleta e votimit nuk i ka emrat e kandidatëv­e. Kemi bërë një konsultim publik në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë mbështetur fletën e votimit me emrat e kandidatë”, tha Celibashi. Në përfundim të mbledhjes që zgjati dje thuajse gjithë ditën, përfaqësue­si i PS-së që kërkonte që kandidatët të identifiko­heshin në fletën e votimit me numra, paralajmër­oi se do të ankimojë në Komisionin e Sanksionev­e dhe Ankesave vendimin e Komisioner­it Celibashi. Ndërsa burime nga PD-ja pohojnë se gjithashtu janë duke menduar ankimimin në KAS të vendimit të Komisioner­it, pasi sipas tyre, z. Celibashi miratoi një fletë të ndryshme nga ajo që kishte propozuar.

 ??  ?? Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi
Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania