Panorama (Albania)

“Nuk kam premtime kësaj radhe”, Rama ndërton fushatën me vaksinimin

“Personalis­ht mendimin e parë kur ngrihem në mëngjes e kur mbyll sytë janë vaksinat, pranverën e ardhshme kronavirus­i do të jetë një kujtim”

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama tha dje se nuk ka premtime për të bërë në këtë fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa i përqendroi të gjitha argumentet e tij te vaksinimi i popullatës.

I ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel” me gazetaren Eni Vasili, Rama tha se vaksinat janë shqetësimi i tij i ditës, ndërsa nuk kurseu akuzat ndaj kundërshta­rit politik se bën fushatë kundër vaksinimit të popullatës.

EDI RAMA “Jam krenar se është mënyrë komunikimi që më vjen natyrshëm, por nuk është e panjohur në mënyrat e komunikimi­t në botën e lirë dhe demokratik­e. Ju mund ta quani satirë, por unë mendoj që është e vërteta, e thënë me një mjet komunikimi që mund të quhet satirë. Satira nuk është as e ndaluar, as e pakëshillu­eshme. Nuk ka vaksina në pazar sot. Dëgjoj edhe ca të tjerë që flasin përçart që këtu po vijnë mbetjet e Europës. Nuk ka mbetje këtu, se gjithë bota dhe Europa po kacafytet. Gjermania që është një vend ekselent është i prapambetu­r në vaksinim për disa arsye, por një nga arsyet se nuk ka. Luftërat që bëjnë me ‘AstraZenec­a’ dhe ‘Pfizer’ janë se kanë bërë kontrata dhe nuk ka prodhim. Kinezja nuk është në pazar. Kinezen e sjell në Shqipëri, e ka sjellë ky që sheh ti këtu, duke bërë akrobaci që po t’i kujtosh bën një libër më vete. Është sistemi i krijuar nga unë dhe nga kjo qeveri. Vaksinën ne e kemi marrë nga Turqia dhe jo nga Kina. Të gjithë përfaqësue­sit e popullit për bërë detyrën zgjidhen dhe jo për të bërë vezë të kuqe. Nuk është se ne e kishim dhe thoshim nuk e donim. Në pranverën e vitit të ardhshëm, kronavirus­i do të jetë një kujtim. E kemi fituar këtë betejë në tavolinë dhe mbetet që ta fitojmë në trupin e çdo njeriu”.

PROGRAMI Bilancin e vlerësojnë qytetarët jo kundërshta­rët dhe për gjykimin e tyre për bilancin nuk kam asnjë respekt. Kam bërë disa sesione të paraqitjes së planeve veprimi, nuk kam premtime këtë herë se nuk jemi parti KÇK siç janë këta që bëjnë të njëjtat premtime që njerëzit duan të dëgjojnë. Edhe ata që janë në punë e paguajnë sigurime të kënaqen, dhe pensionist­ët të kënaqen me një paradoks qesharak. Për ta Shqipëria është në një moment që të ndajmë para, jo lufta për ta nxjerrë vendin nga pandemia dhe rindërtimi. Është një thes që pret Gjinon të shpërndajë zahiretë e dasmës. Sa i përket anës tonë, kemi një plan veprimi 2021-2025 dhe është pjesë e veprimit 2030 e PS-së. I ka shumë të qarta se çfarë të bëjmë. Ne jemi në punë. Qeveria jonë jep llogari para popullit shqiptar më 25 prill. Ne jemi në kushte unikale në historinë e jetës tonë dhe kemi përballë një sfidë të jashtëzako­nshme dhe ju thatë që Basha ka qenë shembullor me pandeminë. Nuk e di sa shembullor është që të ngresh rregullish­t akuza të rreme. Kjo nuk ka si të jetë shembullor­e dhe unë personalis­ht mendimin e parë kur ngrihem në mëngjes dhe kur mbyll sytë janë vaksinat. Qëllimi ka qenë që kurthi ose rrethi vicioz ku u gjendëm se Bashkimi Europian na la jashtë, të mos mbetej barrë mbi ne si në vendet e tjera të rajonit përveç Serbisë.

ILIR META Katër vjet bashkëjete­së në kushtet, kur paralelish­t hyri në mes Reforma në Drejtësi nuk janë pak. Me Ilir Metën nuk më ka ndarë kjo fushatë, duhet ta kujtoni pak, më ka ndarë fushata e 2017. Atje për Ilir Metën kam bërë krahasimin me vulën eksportin e Qamilit dhe kam pasur arsye për ta bërë, sepse ishte kërcënimi real i Reformës në Drejtësi. Metën nuk e kam bërë unë President. E kanë bërë votat e tij. Unë nuk kam pasur votat që të bëj dikë tjetër. E vetmja mundësi në atë kohë për të bërë zgjedhje se e kam parë si zgjedhjen më të mirë për opozitën, se kam menduar kurrë që do lajthisë deri në këtë pikë dhe e dija që pa votat e Ilir Metës nuk bëhej Presidenti. Sot, LSI-ja është një degjenerim. LSI-ja është Ilir Meta, Ilir Meta, pastaj janë nja 96 vende bosh dhe vendin e 100 e ka Monika Kryemadhi. Nuk ka LSI tjetër. Në atë rreth njerëzish nuk kam asgjë personale me askënd prej tyre. LSI-ja është një filozofi, një sistem dhe një trung familjar dhe aty nuk ka gjë tjetër, tjerat janë gjethe vjeshte e pranvere. Unë kam punuar me ata njerëz dhe jo vetëm këta, por edhe aty ka njerëz që i respektoj si persona. Nuk është çështja te njerëzit, por te sistemet. Është një permanent që nuk shmanget dot. Me Nasip Naçon kam punuar, ka qenë ministër i Drejtësisë i LSI-së, me Lefter Kokën kam punuar dhe më para se ka qenë më parë i PS-së, pastaj shkoi te LSI-ja, pastaj te PS-ja dhe këta janë individë që vijnë në skuadrën tonë se janë njerëz me vota, nuk janë promovuar në sfilatë. Nuk kam dalë të përqafoj njerëz, përqafoj pleqtë dhe plakat që vaksinohen. Nuk merrem me njerëzit, kjo është fusha e ndeshjes. Këta janë lojtarë në fushë. Për Metën kam vetëm keqardhje që është katandisur, jam gati ta ndihmoj nga ana njerëzore. Në këtë fushë e konsideroj hall të madh për këtë vend. LSI-ja, si sistem të shpërfytyr­uar, e konsiderua­r një çiban. Aty është një sistem i ngritur nga Meta, i kontrollua­r nga Meta, në funksion të Metës. Monika është dorëzania. Iliri shkon në presidencë, Monika ka për detyrë të drejtojë atë sistem mizerabël. PUNËTORË NGA BANGLADESH­I E para e punës, kjo është nxjerrë nga konteksti. Në çdo vend, ne nuk jetojmë në bunkerin e Enver Hoxhës, shyqyr. Në çdo vend ndodh që një vend pune, sipërmarrë­si do ta mbulojë. Nuk e gjeti në tregun e brendshëm, do e marrë në të jashtmin. Punëtori i huaj është gjë normale. E dyta, ne kemi një fat shumë të madh që jemi në mes të Europës. Italia dhe Gjermania e Greqia janë shumë afër. Por, unë po ju them që ky zotëria që fliste është një nga sipërmarrë­sit më të talentuar që ka ky vend dhe paga e tij është 400 mijë lekë dhe ai ka punë e nuk gjen punëtorë. Turqia, e cila është 400 dollarë paga për punëtorin, është normal. Po ata punëtorë në Turqi, 400 dollarë e kanë pagën. Qeveria ngre pagat në sektorin publik, jo në atë privat. Ti mund të thuash që është paga minimale 600 mijë, por nuk ka më kompani këtu.

PUNËSIMI S’janë hapur 300 mijë, janë hapur 280 mijë, janë letrat e shtetit, s’e them unë. Merrni shikoni raportin e bankës, se jemi vendi i parë për punësimin përfshirë edhe Serbinë e Maqedonie. Problemi është që sot sfida është nuk thjesht te vendet e punës. Sot, problemi ynë është rritja e pagës për punën. Për të pasur vende pune të paguara mirë duhet të kalojmë në hapa e drejtime të reja. Për ne, vend pune quhet kur personi është në të bardhë, jo kur është skllav në këto 278 mijë ka edhe vende të reja pune.

Ne jemi në kushte unikale në historinë e jetës tonë dhe kemi përballë një sfidë të jashtëzako­nshme dhe ju thatë që Basha ka qenë shembullor me pandeminë. Nuk e di sa shembullor është që të ngresh rregullish­t akuza të rreme. Kjo nuk ka si të jetë shembullor­e dhe unë personalis­ht mendimin e parë kur ngrihem në mëngjes dhe kur mbyll sytë janë vaksinat

 ??  ?? Rama, dje në emision
Rama, dje në emision

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania