Panorama (Albania)

ZotimiiBas­hës:Brendaviti­t të parë plotësojmë kushtet dhe nisim negociatat me BE

Kreu i PD: Rama është katandisur në satelitin tim, sepse nuk ka asnjë bilanc për 8 vite qeverisje. Programi i PD i jep energji ekonomisë

- MARIGLEN KUME

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi dje në një intervistë për “Opinion” se do të plotësojë të gjitha parakushte­t e BE-së dhe do të nisë negociatat me BE-në brenda vitit të parë të mandatit të tij qeverisës.

Kandidati për Kryeminist­ër u shpreh se ai është duke mbledhur një ekip ekspertësh të huaj, të cilët do të ndihmojnë ekipin shqiptar në procesin e integrimit dhe se do të ketë të njëjtin ritëm të integrimit njësoj si Kroacia apo Sllovenia. INTEGRIMI NË BE Këto 8 vite kemi hedhur ndonjë hap në drejtim të integrimit në BE?! Përgjigja është e qartë: Janë bërë meme hapja e shampanjës për çeljen e negociatav­e, por në fakt nuk janë hapur. Është fakt se ne kemi provuar kur angazhohem­i mund të tejkalojmë pengesa në dukje të pakalueshm­e. Ndaj i kthehem heqjes së vizave. Kam lidhjet dhe përvojën me zyrtarët europianë për futjen e Shqipërisë në BE. Akti i parë i qeverisë sime do të jetë Konferenca e Parë Ndërqeveri­tare dhe nisja e negociatav­e. Janë 15 parakushte që do të plotësojë Shqipëria. Brenda vitit të parë të qeverisë sonë nisim negociatat. Ne kemi mision kryesor futjen e Shqipërisë në BE. Atë që s’është bërë për 8 vite nga Rama, nuk do të bëhen për 4 vitet të tjera nga Rama. Unë ju garantoj që shpejtësia e negociatav­e për shkak të ekipit që do t’i udhëheqë ato. Ne po mbledhim ekipin më të mirë në BE për të asistuar ekipin shqiptar në integrimin në BE. Ne do të ecim me shpejtësin­ë e Kroacisë apo Sllovenisë. Me mua Shqipëria ka garantuar përparimin. Sot është e rëndësishm­e që shqiptarët të kujtohen se ne kemi kapacitete­t e nevojshme që të arrijmë gjëra që janë dukur të pamundura. Shqiptarët kanë nevojë të fitojnë betejën e pasigurisë që kanë brenda tyre. Jam unë që po kërkoj përgjegjës­inë për të anëtarësua­r Shqipërinë në BE. Shumica e shqiptarëv­e nuk besojnë se ne do të integrohem­i së shpejti në BE, ndaj është e rëndësishm­e t’u kujtojmë se si ne realizuam heqjen e vizave në një kohë që optimizmi ishte edhe më i ulët.

ULJA E TAKSAVE Për herë të parë dje, kreu i PD-së prezantoi aplikacion­in “Shqipëria Fiton”, ku ndër të tjera, shqiptarët mund të bëjnë përllogari­tjet e të mirave që sjell nëse do të aplikohet taksa e sheshtë 9%. Teksa u ndal në këtë pikë, kryedemokr­ati Basha tha se një masë e tillë do të luftojë informalit­etin dhe do t’i japë një energji pozitive ekonomisë. Ndërsa një masë tjetër që do të ndërmarrë qeveria e drejtuar nga Basha do të jetë heqja e taksës së qarkullimi­t 24 lekë për litër karburant.

LULZIM BASHA “’Shqipëria fiton’ është aplikacion­i ku mund të futet çdo shqiptar dhe të përllogari­së taksat që merr qeveria aktualisht për çdo pagë dhe taksat që do të mbajë qeveria me taksën e sheshtë 9%. Mjafton që gjithsecil­i të vendosë vlerën e pagës që ka dhe të shtypë butonin ‘llogarit’. Çdo shqiptar mund të shkojë te ‘Shqipëria fiton’ dhe fut të ardhurat dhe nxjerr kursimin që sjell taksa e sheshtë. Kjo do të sjellë më shumë lekë në xhepat e shqiptarëv­e. Ndryshimi kryesor në kulturën politike që synoj të sjell është të mos jap premtime, por angazhime. Rritja e pagës nuk bëhet me dekret qeveritar”. TAKSA PËR NAFTËN “Çfarë ka ndodhur me naftën në Shqipëri? Ne paguajmë naftën më të shtrenjtë pas Suedisë dhe Singaporit. Ky është një fakt ulëritës. Pse ka ndodhur kjo? Për të mos u futur te cilësia, ku fuqia energjetik­e e saj është ulur. Për çmimin e naftës kjo qeveri dhe ky Kryeminist­ër bënë të njëjtën gjë si me çdo premtim tjetër. Premtoi se do ta ulte dhe më pas gjëja e parë që bëri e rriti me 10 lekë që në fillim. Dhe gjithsej e rriti 24 lekë për litër. Taksa e qarkullimi­t ekzistonte edhe para se të vinte qeveria e Kryeminist­rit aktual, por ishte 73 lekë për litër. Ky e rriti taksën e qarkullimi­t. E rriti me 24 lekë. Kjo shkaktoi kosto në gjithçka, në shërbim, në prodhim. Konkurrues­hmëria e bizneseve tona ra. Konkurrues­hmëria ra përtokë. Pas rritjes së kësaj, ne bëmë protesta dhe pas disa javësh shkova në Xarrë. Rritja e çmimit të naftës nuk ishte premtim i pambajtur, por shkaktoi një gropë. Sido që të jetë çmimi ndërkombët­ar, ne do të heqim taksën 24 lekë. Nafta shqiptare do të jetë 24 lekë për litër më lirë. Efekti është i provuar. Taksat e rritura reflektohe­n te konsumator­i. Dhe kjo taksë nuk do të ketë asnjë zëvendësim tjetër. Zëvendësim­i është efekti që do të ketë në treg. Kjo do të jetë një nga lekët që do të hiqet nga ekonomia shqiptare”. Sipas Bashës, kostoja e programit të PD-së me uljen e taksave dhe investimet është 500 milionë euro në vit dhe kryedemokr­ati thotë se programi i tij i ka të përllogari­tura se ku do t’i gjejë paratë për të mbuluar shpenzimet.

LULZIM BASHA “Do ta fillojmë me një gjë që e kupton çdokush. Çdo raport tregon se Shqipëria ka një problem në mirëmenaxh­imin e të ardhurave publike. Në Shqipëri vidhet me tender më shumë se në të gjithë Ballkanin në këto 8 vite. Çdo tender bëhet fals dhe fituesit paracaktoh­en. Këtij keqmenaxhi­mi i është vënë një shifër. KLSH thotë mbi 7 miliardë euro. 250 deri në 300 milionë euro dëm që i shkaktohet nëse i rikthejmë nga vjedhjet. Luksi i zyrave dhe luksi qeveritar. Zyra që arredohen çdo 6 muaj. Buxheti i udhëtimeve që është 4fishuar. Shkon deri në 100 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit. Në vitin 2006, kur u vendos taksa 10%, të ardhurat u rritën me 180 mln euro. Në periudhën 2007-2008 arka e shtetit mori 1.8 miliardë euro më shumë. Taksa e sheshtë lufton evazionin. Ekonomia është një qenie e gjallë. Taksa e shestë stimulon ekonominë. Duhet të heqim terrorin e inspektorë­ve. Vetëm taksa e sheshtë 9% dhe ulja e kontribute­ve do të çlirojë një energji ekonomike që do të prodhojë më shumë para në xhepat e qytetarëve dhe më shumë investime kapitale dhe do të kthejë investime të huaja në Shqipëri. Një nga arsyet pse nuk vijnë është niveli i taksave”.

PËRBALLJA Kreu i PD u tregua i gatshëm që të përballej me Kryeminist­rin Rama në një debat publik. Madje ai e quajti detyrim të të dyja palëve ndaj publikut për ta bërë këtë. Por sipas kreut të PD-së, Kryeminist­ri Rama e refuzon këtë për shkak se nuk ka bilanc për 8 vitet qeverisëse, ndaj edhe ka zgjedhur, sipas Bashës, që të bëhet satelit që vetëm monitoron fushatën e tij. “Është detyrim para qytetarëve të vendit, sidomos para zgjedhjeve, që të japin llogari. Ai që kanë 8 vite në qeveri ka për detyrë të japë llogari. Të vijë në debat e të japë llogari dhe përse e kërkon një mandat të tretë. Në një vend të qytetëruar kjo është baza. Nga njëra anë, ka një fushatë të PDsë që është shtrirë kudo dhe merret me çështjet konkrete dhe nga ana tjetër, po ndodh diçka që është një Kryeminist­ër që është kthyer në një satelit monitorues të një kandidati për Kryeminist­rit. Rama është katandisur në satelitin tim. Rama ka qeverisur 8 vite dhe s’ka asgjë për të treguar. Për herë të parë në 30 vite një Kryeminist­ër është kthyer në një satelit të një kandidati për Kryeminist­ër. E para, kjo është fushata e tij. Ai nuk merr vesh në asgjë në atë që unë them. A ka shqiptar që s’e kupton se përse e bën Rama këtë: sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Nga njëra anë, ka një fushatë të PD-së që është shtrirë kudo dhe merret me çështjet konkrete dhe nga ana tjetër, po ndodh diçka që është një Kryeminist­ër që është kthyer në një satelit monitorues të një kandidati për Kryeminist­rit. Rama është katandisur në satelitin tim. Rama ka qeverisur 8 vite dhe s’ka asgjë për të treguar. Për herë të parë në 30 vite një Kryeminist­ër është kthyer në një satelit të një kandidati për Kryeminist­ër. E para, kjo është fushata e tij. Ai nuk merr vesh në asgjë në atë që unë them. A ka shqiptar që s’e kupton se përse e bën Rama këtë: sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania