Panorama (Albania)

“Coronavac”, 56 vdekje në botë pas injektimit

Dy deri në katër ditë pas vaksinimit. Mjekët shprehin rezerva: Nuk dimë të dhëna mbi sigurinë

- BESARTA BASHA

Në rast se dy fatalitete­t e ndodhura pak ditë pas injektimit të “Coronavax” vërtetohen, vendi ynë nuk do të ishte një rast i veçuar në botë. Nga 4.4 milionë doza vaksine të administru­ara në të gjithë botën, raportohen 56 vdekje të ndodhura mesatarish­t dy deri në katër ditë më vonë.

Sigurisht, ekspertët kinezë nxituan të konkludoni­n se ndodhitë nuk kishin të bënin me vaksinën në fjalë, por ato ulën ndjeshëm radhën e personave që kishin pritur me padurim të injektonin dozat. Pas tri vdekjeve të raportuara në HongKong, Departamen­ti i Shëndetësi­së doli me udhëzime të reja që rekomandoj­në se njerëzit me risk të lartë, përfshirë ata me diabet, sëmundje të zemrës apo tension, duhet të mos e pranojnë atë. Janë të pakta informacio­net mbi vaksinat kineze në përgjithës­i, e veçanërish­t për atë që po aplikohet në masë në Shqipëri, “Coronavac”. Kryeneçësi­a e Kinës për të mos bërë publike rezultatet e fazave finale të studimeve, si dhe mosadresim­i në asnjë autoritet shëndetëso­r ndërkombët­ar për t’u certifikua­r nuk ka ngjallur interesin e asnjë shteti serioz për ta blerë. Përqindja më e madhe e vendeve që e administro­jnë i përkasin botës së tretë dhe janë marrë si donacione. I vetmi vend që përdoret si burim reference është Turqia, e cila, në pamundësi për të siguruar lloje të tjera, bleu miliona duzina vaksinash nga “Sinonax”. Listës iu shtua së fundmi edhe Shqipëria, që nën garancinë turke ka blerë mbi 1 milion doza, duke anashkalua­r rregullato­rët europianë dhe amerikanë që pretendoi t’u qëndronte besnikë në krye të herës për shkak të standardit që ofrojnë. Sot jemi në kushtet e vaksinimit masiv me vaksina lindore. MJEKËT PRO/KUNDËR

Përpos studimeve të luhatshme mbi efikasitet­in e vaksinës, e vetmja gjë që dihet për “Coronavac” deri tani dhe që përdoret si argument bindës për injektimin është aplikimi në OBSH. Por gjithçka duket se ka ngelur aty. Një analizë e bërë të mërkurën u tha se ato janë të sigurta, por mungojnë disa të dhëna. Siguri jep edhe mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora

Dollenberg, edhe pse shteti ku jeton e punon e rendit atë në fund të listës së alternativ­ave për injektim. “Patjetër që një produkt kinez nuk ka imazhin e një produkti gjerman ose europian dhe sidomos kur bëhet fjalë për një produkt biologjik që do t’i jepet organizmit. Mirëkuptoj shumë çdo shqiptar që thotë kam frikë. Unë si mjeke dhe si eksperte, duke parë edhe situatën jo të favorshme në të cilën ndodhemi në tremujorsh­in e fundit në Shqipëri, e frustruar mbase edhe nga ‘të qenit kurnacë’ që po tregon Europa në këto momente, them se sido që të jetë, është një hap pozitiv drejt vaksinimit të tufës”, thotë Dollenberg, duke shtuar se shpreson që vaksina kineze e ndërtuar me kosto të ulët të ketë një rrezik të ulët për shëndetin. Së dyti, nëse statistika­t e Turqisë nuk janë të falsifikua­ra, sipas saj, japin shpresë se dhe në Shqipëri mund të ketë efikasitet. Ndryshe nga ajo, shprehet mjeku virolog që gjithashtu jeton e punon jashtë vendit, Arban Domi. Përveç efikasitet­it të ulët, edhe vlerësimi shkencor i “Coronavac” është shumë i ulët. “Rezervat e mia dhe të disa specialist­ëve bazohen në faktin se është një vaksinë e cila nuk ka asnjë informacio­n, që nuk është në fazën e tretë për përdorim të popullatës. Them se është e shpejtuar kjo vaksinë në Shqipëri. Së pari, është mosnjohja e të dhënave të sigurisë nga EMA dhe moscertifi­kimi. Diferencat e efikasitet­it në të tria rastet klinike shkojnë nga 50-91 për qind, tregon për një problem serioz në efikasitet, dhe pika e tretë, duke e marrë efikasitet­in e saj, nuk e shoh të mjaftueshm­e për të realizuar imunitetin e tufës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë”, shpjegon Domi duke apeluar shqiptarët e sapovaksin­uar me vaksinën kineze të mos e konsideroj­në veten të imunizuar.

 ??  ?? Virologu në SHBA, Arban Domi
Virologu në SHBA, Arban Domi
 ??  ?? Mjekja në Gjermani, Aurora Dollenberg
Mjekja në Gjermani, Aurora Dollenberg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania