Panorama (Albania)

Bilanci ditor, ulen rastet dhe viktimat si pasojë e COVID-19

-

Edhe të enjten ka vijuar stabilitet­i i shifrave të COVID-19 në vend. Ndonëse është bërë një numër i konsiderue­shëm testimesh, nuk janë identifiku­ar më tepër se 349 pacientë të rinj me COVID19. “Janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastë­r, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamzë, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastë­r, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Përrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh”, thuhet në komunikimi­n ditor të ministrisë së shëndetësi­së, ndarë për mediat. Nga ana tjetër ka një lajm të mirë për të shëruarit që përllogari­ten automatiki­sht 14 ditë pas infektimit dhe janë thuajse dyfish në raport me numrin e të infektuarv­e rishtazi. “Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë”. Edhe spitalet janë drejt kapacitete­ve normale. Dhe numri i atyre që vuajnë në reanimacio­n apo në intubim, për fat të mirë sa vjen e reduktohet. Aktualisht në katër spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, prej të cilëve nëntë në terapi intensive, dhe dy pacientë janë të intubuar. Sakaq, numri i atyre që nuk ia dolën dot në përballjen me virusin dje u ul në gjashtë duke e çuar totalin e fatalitete­ve të raportuara zyrtarisht në 2241. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 66 – 84 vjeç”. Në të gjithë vendin numërohen mbi 31 mijë raste aktive, prej të cilave një e treta ndodhen vetëm në tiranë. Jo më pak problemati­kë paraqiten Fieri, Durrësi, Gjirokastr­a e Shkodra që kanë mbi një mijë raste aktive me COVID-19. Pavarësish­t numrit të tamponëve të kryer, ka një tregues që nuk ka ndryshuar që në krye të herës. Me luhatje tejet të lehtë nga dita në ditë, shkalla e pozitivite­tit mesatarish­t mbi 20%. Po të shikojmë tabelën, nga mbi 561 mijë testime të kryera që nga muaji mars, janë identifiku­ar 125 mijë raste pozitive. Pra, një e pesta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania