Panorama (Albania)

Arbër Çëkaj u arrestua në Gjermani, pasi u kap me 613 kg kokainë

-

Arbër Çekaj u arrestua si përgjegjës­i kryesor i trafikimit të lëndëve narkotike të sasive të mëdha që importohej nga Amerika Latine. Tre vite më parë dhe konkretish­t me datën 27 shkurt 2018, Policia sekuestroi një sasi shumë të madhe kokaine që ishte importuar bashkë me ngarkesën e bananeve që ishin porositur nga vetë Arbër Çekaj, asokohe administra­tor i kompanisë “Arbri Garden”. Menjëherë sapo Policia sekuestroi dhe i pezulloi licencën kompanisë “Arbri Garden”, babai i tij, Selim Çekaj krijoi një kompani me emrin “Ecoalmax”, me anë të së cilës vazhdonte punën e importit të bananeve nga Amerika Latine. Në lidhje me sekuestrim­in e 613 kg kokainë, veç Arbër Çekaj u arrestuan edhe vartësit e tij Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, të cilët bashkë me Çekajn dyshohet se kanë siguruar transporti­n nga Kolumbia në portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian. Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg për Çekajn, kërkesë e cila u pranua edhe nga Gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën, duke u dënuar përfundimi­sht me 14 vjet burg. Çekaj i mohoi vazhdimish­t akuzat, duke mos e pranuar përfshirje­n e tij në trafik. Ndërkohë Donald Lushaj, administra­tori i “Arbri Garden” u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi kontejneri­n në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj. Ata u dënuan për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal dhe trafik ndërkombët­ar narkotikës­h në bashkëpuni­m. Avokati Maks Haxhia pas seancës deklaroi se nuk pati asnjë provë dhe Çekaj është i pafajshëm për akuzat që i janë ngritur, teksa e cilësoi procesin gjyqësor si komik.

 ??  ?? Arbër Çekaj në gjyq
Arbër Çekaj në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania