Panorama (Albania)

KPK konfirmon në detyrë kryeprokur­oren e Tiranës

Elisabeta Imeraj kaloi me sukses të tri kriteret e kontrollit

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, në unanimitet të plotë, konfirmoi dje në detyrë prokuroren Elisabeta Imeraj.

Imeraj, pas kontrollit të procesit të vetingut, për të tria kriteret, pasurinë, aftësitë profesiona­le dhe pastërtinë e figurës, u konsiderua e rregullt dhe në përputhje me ligjin. Imeraj, e emëruar së fundmi nga KLP-ja si drejtuese e Prokuroris­ë së Tiranës, është konsiderua­r ndër vite si gruaja e hekurt e Prokuroris­ë për shkak të dosjeve të forta që ajo ka hetuar, për çështje që nisin nga historitë e terrorizmi­t ndërkombët­ar, deri te grupet kriminale. Që prej vitit 2017, Elisabeta Imeraj është në mbrojtje nga shteti, duke qenë se ka hetuar një grup kriminal, që është përfolur shpesh nga ndërkombët­arët, të cilët kërkonin që ligji të tregonte fuqinë e tij për të. Përveç çështjeve të forta që ajo ka hetuar, Elisabeta Imeraj, edhe kur ka qenë prokurore e thjeshtë, ka qenë në vëmendje të mediave për shkak edhe të hetimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo do të mbahet mend edhe për përballjen e fortë, mbi 5 orë me vëzhguesin e ONM-së, ku mbi të gjitha përveç rivlerësim­it dhe asaj që ajo konsideroi si një proces bazuar në prova dhe në fakte, dha mesazhin se njerëzit e drejtësisë, kur kalojnë pragun e vetingut duhet të përballen me dinjitet me këtë proces. Drejtuesja e Prokuroris­ë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, doli një javë më parë para institucio­neve të vetingut për vlerësimin e figurës. Më herët, KLP-ja kreu vlerësimin etik dhe profesiona­l të prokurores dhe në mënyrë unanime votuan për ta lejuar atë të vijojë ngjitjen në karrierë. Ajo është zgjedhur nga KLP-ja në krye të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3-vjeçar. Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistrat­urës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorin­ë e

Krimeve të Rënda. Në gusht të vitit 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokuroris­ë së Tiranës, ndërkohë që kish- te kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokuroris­ë së Posaçme, SPAK. Vendimi që konfirmoi në detyrë kryeprokur­oren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia. si dhe Suela Zhegu.

 ??  ?? Elisabeta Imeraj në KPK
Elisabeta Imeraj në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania