Panorama (Albania)

Ardian Çapja merr masën e sigurisë në spital, provë dëshmia e Ervis Bardhit

-

Gjykata e Elbasanit u zhvendos dje në katin e tretë të Kirurgjisë në QSUT ku është shtruar Ardian Çapja, i cili dyshohet se bashkë me nipin e tij Florenc Çapja kanë organizuar dhe financuar vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqirit, në vitin 2012. Për 53-vjeçarin u caktua masa “Arrest me burg”, ndërsa nipi i tij është shpallur në kërkim. Seanca gjyqësore u mbaj nën masa të rrepta antiCOVID nga njëra anë dhe në anën tjetër nën masa të rrepta sigurie për shkak të personalit­etit të Çapjas, i cili është konsiderua­r sipas policisë si kreu i grupit kriminal që urdhëronte vrasje me pagesë. Edhe në rastin konkret, ka dyshime të forta se Ervis Bardhi, i cili ka qëlluar për vdekje Gentian Beqirin, në bashkëpuni­m me disa të tjerë, ka vepruar kundrejt një shumë prej 50 mijë eurosh, të paguara sipas tij nga Ardian dhe Florenc Çapja. Dy prokurorët e çështjes, Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj, mbërritën në QSUT nën masa të rrepta sigurie, për shkak edhe të rrezikut që i kanoset. Prova që kanë paraqitur në seancë prokurorët ka qenë dëshmia e të penduarit Ervis Bardhi. Nga ana tjetër avokatët e Çapjas e kanë konsiderua­r të pabesueshë­m Ervis Bardhin dhe kanë kërkuar që dëshmia e tij mos të merret në konsiderat­ë nga ana e Gjykatës. Fill pas arrestimit, njeriu shumë i përfolur për botën e krimit, 53vjeçari Çapja, është transferua­r me urgjencë nga ambientet e paraburgim­it në repartin e kardiokiru­rgjisë, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Mësohet se Çapja i është nënshtruar koronarogr­afisë dhe një ndërhyrjej­e tjetër. Çapja shfaqi probleme dhe për faktin se në qershor të viti të kaluar i mbijetoi një atentati pranë banesës së tij, ndërsa u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës nga një largësi prej 400 metrash. Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, çoi në pranga Ardian Çapjan, ndërsa vijon të jetë në kërkim Florenc Çapja. Në dosjen e Prokuroris­ë, të siguruar nga gazeta “Panorama”, Bardhi ka rrëfyer midis të tjerash edhe për vrasjen e Gentian Beqirit. Sipas tij, për këtë vrasje, Ardian Çapja i ka ofuar 50 mijë euro. “Ardian Çapja me ofroi 50 mije euro për vrasjen e Gentian Beqirit. Realizimi i vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte ne ruajtje nga policia, pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Capjas ne 2005. Takimet me Ardianin i kam pasur ne hotelin e tij”, ka thënë Bardhi në rrëfimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania