Panorama (Albania)

Gara për hetues në BKH, kualifikoh­en 28 kandidatë

Skualifiko­hen 9 konkurrent­ë të tjerë në “testin” e sigurisë

-

Janë certifikua­r 28 kandidatë që konkurrojn­ë për në Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërsa, deri tashmë, në garën për hetues të BKH-së, 9 kandidatë janë skualifiku­ar. Që të jetë funksional­e, BKH-ja duhet të ketë minimalish­t 60 hetues, ndërsa në njoftimi thuhet se procesi i rekrutimit për 32 emra të rinj do të hapet në ditët në vijim. Komisioni i Posaçëm i Verifikimi­t të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimi­n e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojn­ë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë: 28 kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë dhe 9 kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë. Sipas njoftimit të BKH, kandidatët që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individual­isht. Kandidatët e kualifikua­r do ti nënshtrohe­n trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikoh­en. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollësishm­e do të njoftohen në ditët në vijim në “website”-in e BKH-së, “bkh.al”. Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimi­n e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të

Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjetë e dy) pozicionet “Hetues”, të paplotësua­ra. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në “website”-in e BKH-së. “Falënderoj­më gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim”, thuhet në njoftimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 ??  ?? Gjatë testimeve për në BKH
Gjatë testimeve për në BKH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania