Panorama (Albania)

Dëshmitë e grave çame: Si na çnderuan zervistët

“Tmerri dhe llahtaria te gratë dhe fëmijët arriti kulmin. Zervistët i vazhduan barbaritë e tyre tri ditë rresht”

-

Sipas të mbijetuarv­e, ndodhte që në Filat dikujt ia merrnin edhe plaçkat e trupit, xhaketën, pallton apo këpucët. Por ajo që i goditi më shumë se gjithçka, ishte ndarja fatale nga vendi, shtëpia, kujtimet. Shumë prej të moshuarve, kjo e fundit i mbylli tragjikish­t jetët e tyre. Gjatë rrugës, karvanët hasnin shumë kufoma. Shumë nëna nuk mundeshin të mbanin fëmijët e tyre, shumë pleq nuk mundeshin të ecnin dot. Por shumë të tjerë nuk mundën as të shihnin më kurrë familjarët e tyre.

MBËRRITJA NË SHQIPËRI – “FLORI NË KËMBIM TË PRITJES” Me lot në sy, kthenin kokat e sërish qanin vendin e tyre që po e linin, njerëzit e humbur, pasuritë që u vodhën… pikëpyetje­t e pafundme.

Në rreshtat e krijuara, shihje fytyra, të cilat qanin pa zë, e nëpër dhëmbë belbëzonin “lamtumirë Paramithi dhe ti nana Çamuri”. “Nuk mund ta harrojmë largimin nga Çamëria, thoshin gjyshet, nëna, motra ime që atëherë ishte 7 vjeç. – Ecnim e ecnim, pa e ditur se ku dhe se si ishte Shqipëria. Mbërritëm në të ngrysur në Delvinë. Na sistemuan 10-15 vetë në një dhomë. Ishim të mbaruar dhe prapë gjumi nuk na zinte. Si do t’i nisnim jetët tona nga zero? Nga jashtë u dëgjua një zë. Ishte gdhirë. U çova të laja sytë, por çfarë po shihja,– rrëfen gjyshja ime -…një prift. U ktheva me vrap dhe u thashë të mive: prift lamë, e prift po gjejmë në Shqipëri. Më pas na vizituan Delvinjote­t, na erdhën edhe partizanka­t. Nuk harroj njërën, e cila na kërkoi se mos kishim flori. Sërish tmerri po niste të shfaqej dhe iu përgjigjëm se ato që kishim na i mori greku në 6 muajt e burgut. Më pas na thanë se do të vinte një i madh i qytetit të Delvinës dhe vërtet ai erdhi. Ishte Edip Cuci që më vonë në Tiranë do ta kishim edhe komshi. Na pyeti për hallet, për rrugën. Njërës nuk iu durua dhe i tha se një nga ato ushtaret (asqere) i kërkoi flori. Edipi i rreshtoi vajzat dhe tha: Cila nga këto e ka bërë? Ne nuk folëm, ndërsa ajo ishte bërë si limon”. Fshehja e qëllimtë e dosjes çame nga të gjitha sistemet. Në sistemin e E. Hoxhës, dosjet e çamëve u mbajtën në terr në arkiva të mbyllura, pasi këto dosje i sillnin telashe fqinjit tonë. Ndërsa në sistemin demokratik, qeveritë kanë bërë sikur e kanë përkrahur komuniteti­n çam. E vërteta e pathënë është që pa përjashtim, të gjitha qeveritë kanë bërë si kanë dashur me këto dosje, duke i përdorur në politikat me shtetin grek. Sa herë që qeveria jonë ka pasur tension politik me fqinjin tonë, kanë nxjerrë nga arkivat “kartën e artë të Çamërisë” duke i kujtuar “ja pasuria dhe masakrat çame! Do t’i përdorim?”. Dhunë më 2004 me rastin e rezolutës çame, ndërsa në 2013 në muajin prill thanë se – ‘kjo rezolutë është votuar qe më 2004, por ka ndenjur e fshehur nga partia në pushtet e asaj kohe, pra, ajo socialiste’. Nëse ky zhvillim është fshehur nga partia në pushtet, pse nuk e bëri me dije qeveria e PD-së, por qëndroi në heshtje? Kjo ngrirje nuk i intereson këtij komuniteti, i cili sot përbën rreth 8% të popullsisë së vendit me rreth 250 mijë banorë. Teksti i rezolutës është votuar në Parlamenti­n shqiptar në vitin 2004. Megjithatë nuk u njoh si dokument, për shkak se rezultatet u manipuluan. Ai e pa dritën e botimit në Fletoren Zyrtare pas takimit që kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, pati me ministrin për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, z. Ilirian Celibashi. Mediat kanë publikuan zhvillimin e ri të qeverisë Rama ku rezoluta çame u rishfaq në Fletoren Zyrtare. Por ligji i luftës i mbajtur forcërisht nga qeveria greke pengon vazhdimësi­në e normalitet­it midis dy vendeve tona. Kjo rezolutë përbën çelësin e vazhdimësi­së së zbutjes të kësaj tragjedie, pasi kërkon rikthimin e pronave çame, riatdhesim­in, marrjen e shtetësisë. Shefat e diplomacis­ë greke sistematik­isht e mbyllin këtë temë, ku deklarojnë se qeveria greke e ka zgjidhur këtë çështje me të ashtuquajt­urin traktatin e miqësisë të datuar më 1987.

Teza e bashkëpuni­mit me fashizmin vazhdon ende të diskutohet në mënyrë absurde. Deklaratat se “çamët kanë qenë bashkëpunë­torë të nazistëve” në një kohë kur sistemet diktatoria­le i kanë flakur prej vitesh “fajësitë kolektive”, tregojnë se klima dhe mendësia e diplomacis­ë greke vazhdon të jetë po ajo.

(*Një falënderim për Xhevat Muhedinin, Nexhat Merxhushi, për mundësimin e disa materialev­e).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania