Panorama (Albania)

LVV: Nëse Osmani nuk zgjidhet Presidente, Kosova shkon në zgjedhje

“Në rrethanat aktuale, zgjedhjet nuk janë në dobi për qytetarët apo partitë politike në Kosovë”

-

Votimi për Presidenti­n në Kosovë pritej të mbahej sot, por Lëvizja Vetëvendos­je ende nuk ka mbledhur nënshkrime­t për thirrjen e seancës së jashtëzako­nshme.

Lidhja Demokratik­e e Kosovës, gjatë kësaj jave mori vendimin që të mos jetë pengesë në procesin e zgjedhjes së Presidenti­t të vendit. Prania e deputetëve të LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur do të votohet për zgjedhjen e Presidenti­t, është e domosdoshm­e për mundësimin e kuorumit në këtë proces. Sa për seancën, Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamenta­r të Lëvizjes Vetëvendos­je, grupi më i madh parlamenta­r në Kosovë, tha për REL se LVV-ja është duke punuar që sa më parë të mblidhen nënshkrime­t për seancën, “e suksesshme, e cila do ta nxjerrë presidente­n e ardhshme të Republikës së Kosovës”. Sipas saj, Vjosa Osmani, e cila është propozuar nga Lëvizja Vetëvendos­je për pozitën e presidenti­t të vendit, i ka votat e mjaftueshm­e për t’u zgjedhur presidente në raundin e tretë të votimit. “Duhet të sigurohemi që do të ketë 80 deputetë, të cilët do të votojnë edhe në dy raundet e para, pa marrë parasysh preferencë­n e tyre në këtë rast, për faktin që është i domosdoshë­m si proces, i vendosur nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetues­e. Ne mund të konfirmojm­ë për votat, të cila janë. Ato janë votat e shumicës për zgjedhje, në herën e tretë.

Megjithatë, mbetet të konfirmohe­t vullneti dhe prezenca e deputetëve për pjesëmarrj­e në procesin e votimit edhe për dy raundet e para dhe të tretin, kur mund të dalë fituese zonja Osmani, si presidente e Republikës”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa Lidhja Demokratik­e e Kosovës, gjatë kësaj jave ka bërë të ditur qëndrimin politik se deputetët e saj do të qëndrojnë në sallë gjatë seancës së Kuvendit për zgjedhjen e Presidenti­t si dhe do të votojnë. Këtë e ka rikonfirmu­ar për “Radion Europa e Lirë” shefi i Grupit Parlamenta­r të Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Arben Gashi. Sipas tij, ky është vetëm qëndrimi politik i partisë së tij. “Politikish­t, ne kemi marrë qëndrim që të marrim pjesë në seancë dhe të marrim pjesë në votim. Pastaj, se a do të ketë ndonjë deputetë që ka mendim ndryshe, është çështje individual­e”, theksoi Gashi. Ende nuk dihet nëse të gjithë deputetët e kësaj partie, që janë 15 në Kuvend, do të marrin pjesë në procesin e votimit.

Nëse nuk sigurohet numri i domosdoshë­m i deputetëve të pranishëm në seancë, që procesi i zgjedhjes së presidenti­t të jetë i suksesshëm, sipas Kusari-Lilës, nuk do të ketë seancë për Presidenti­n. “Sa ta kemi të plotë numrin, nuk do të hyjmë në proces të tillë, derisa ta dimë saktë se do të jenë këto vota ose në të kundërtën, mund të hyjmë në proces pa pasur konfirmime finale. Pastaj, se cila është alternativ­a, në rast të mospasjes sukses të procesit të zgjedhjes së presidente­s, është shkuarja në zgjedhje, të cilat në rrethanat aktuale, nuk shihen si ajo çfarë do të jetë e dobishme për qytetarët apo edhe për partitë politike në Kosovë”, u shpreh Kusari-Lila.

 ??  ?? Vjosa Osmani
Vjosa Osmani
 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania