Panorama (Albania)

Shpërthen Andi Lila: Hakmarrje e ulët se i dhamë fanellën Bashës

-

Më 31 mars në adresën e selisë së re të FSHF-së, drejtuar sekretarit të përgjithsh­ëm të institucio­nit, Ilir Shulku, është dërguar një kthim përgjigjej­e nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Gjithçka ka të bëjë me një ligj në fuqi, që saktëson se afati i një pasaporte diplomatik­e është veçse pesëvjeçar. Mirëpo, pikërisht në këtë pikë ka diçka që nuk shkon.

SI JANË Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 471 të datës 23 qershor 2016, janë dhënë pasaporta diplomatik­e për lojtarët dhe stafin e Kombëtares si dhe të një pjesë të drejtuesve të FSHF-së, për përfaqësim­in e Shqipërisë në Europian. Që në muajin nëntor të vitit të shkuar, u bë publik vendimi i ri që e shfuqizont­e atë VKM, kur asokohe ishte ish-ministri, Gent Cakaj, që u mundua ta zbuste dhe përgënjesh­tronte situatën. “Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportav­e diplomatik­e të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtër­t”, pati shkruar ish-ministri Gent Cakaj, në profilin e tij në rrjetet sociale më 10 shtator 2019.

Së fundmi, ministria në fjalë njofton FSHF-në dhe subjektet e saj se ajo VKM është shfuqizuar dhe se pasaportat aktuale që zotërojnë sportistët, ishsportis­tët, ish-trajneri dhe stafi i tij, si dhe zyrtarët e FSHF-së i duhen rikthyer mbrapsht shtetit. ÇFARË NUK SHKON Në pasaportat diplomatik­ë të të gjithë sportistëv­e, është saktësuar afati i vlefshmëri­së prej dhjetë vitesh. Ishtrajner­i, Xhani de Biazi, dhe të gjithë, e disponojnë ende dokumentin zyrtar me afatin përfundimt­ar në vitin 2026. Kësisoj, qeveria aktuale ose ka bërë një gabim procedural ose edhe ligjor, duke dhënë jashtë çdo afati vlefshmëri­në e tyre për 10 vite, ose po ndodh aktualisht diçka që nuk shkon. Dhe në këtë kontekst, ajo që ka krijuar bujë është fakti që sportistëv­e po u hiqet pasaporta pikërisht në këtë moment gjatë fushatës zgjedhore, me një prapavijë të caktuar të qëndrimit të pjesës dërrmuese si edhe

Pasi u publikua dje shkresa ku kërkohej që futbollist­ët e Kombëtares të dorëzojnë pasaportat diplomatik­e, pati një reagim të ashpër nga ish-mbrojtësi që ishte pjesë e “Euro 2016”, Andi Lila:

“Të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatik­e që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëri­a e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021. Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollist­ëve po ju hiqet pasaporta diplomatik­e, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë maxhoranca e sotme. Në 2016 nga Kryeminist­ri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Europian. Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollist­ët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z. Lulzim të drejtuesve të FSHF-së, të cilët kanë dukshëm një “krisje” të raporteve me qeverinë vënë në dukje që me bojkotin e Ligës dhe më tej edhe me kërkesat e refuzuara për kthimin e tifozëve apo edhe për refuzimin e miratimit të statutit të ri të ndryshuar të FSHF-së.

Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj maxhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatik­e. Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standardi i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për t’u bërë anëtar i BE-së. Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për ti përdorur sportistët si fasadë për propagandë­n e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët. Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollist­ëve, do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeminist­rit Basha. Sot, çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 prill”, shkroi Lila në rrjetet sociale.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas lajmit se futbollist­ët e Kombëtares shqiptare do të dorëzojnë pasaportat diplomatik­e të marra në vitin 2016. Xhaçka thekson se megjithëse lojtarët do të duhet të dorëzojnë pasaportat e marra deri më 30 qershor, asnjëri nuk humbet statusin e fituar 5 vite më parë. Sipas ministres po bëhet “shumë zhurmë për asgjë”, pasi “vlefshmëri­a e pasaportav­e diplomatik­e mbaron siç mbaron vlefshmëri­a e çdo dokumenti identifiki­mi”. “Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëri­a e pasaportav­e diplomatik­e mbaron siç mbaron vlefshmëri­a e çdo dokumenti identifiki­mi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të Kombëtares që u kualifikua­n e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja përse djemtë tanë sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016”, thuhet në deklaratën e ministres.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania