Panorama (Albania)

Rama, fushatë me vaksina: Nuk kam premtime se s’jemi KÇK. Basha: Është kthyer në satelitin tim,japlanii PD përekonomi­në

PERBALLJA TELEVIZIVE E DY LIDEREVE, KRYEMINIST­RI INSISTON VETEM TE VAKSINIMI. KREU I OPOZITES FLET PER ANETARESIM NE BE DHE TAKSAT

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tri javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit, ka pritur në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE-ODIHR, ambasadore­n Ursula Gacek.

Pas takimit me ambasadore­n Gacek, kreu i shtetit ka deklaruar se midis dy institucio­neve do të ketë një bashkëpuni­m të rëndësishë­m për të siguruar paprekshmë­rinë e votave të shqiptarëv­e në këto zgjedhje. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta u shpreh se mbetet i angazhuar që së bashku me ndërkombët­arët do të ndalohet me të gjitha kushtet ajo që Presidenti e cilësoi si presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët për të minuar zgjedhjet dhe shkatërroi demokracin­ë. “Prita sot, me kërkesën e saj, ambasadore­n Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithsh­me të 25 prillit 2021. I përcolla drejtueses së Misionit, vendosmëri­në dhe përkushtim­in tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cenuar, vullnetin e tyre të plotë në votim. Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërroj­ë demokracin­ë dhe të ardhmen europiane. E informova ambasadore­n dhe kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparen­te për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit, duke iu krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajë dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregulls­itë, që synojnë tjetërsimi­n e vullnetit të tyre. Shpreha gatishmëri­në për bashkëpuni­m të plotë për të siguruar paprekshmë­rinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit”, shkruan Meta.

ZGJEDHJET Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emision “Log” në televizion­in “ABC” ka folur për një sërë çështjesh të rëndësime nga zgjedhjet, Reforma në Drejtësi dhe procesi i vaksinimit. “Më i rëndësishë­m është procesi zgjedhor dhe jo rezultati i zgjedhjeve. Qëndrimet e mia kanë interes vetëm vendosjen e legjitimit­etit të plotë të të gjitha institucio­neve. Për mua nuk është e rëndësishm­e se kush fiton zgjedhjet, por që zgjedhjet të jenë një mundësi historike për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje, nën shembullin e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës. Në këto zgjedhje ndikimi i ndërkombët­areve do të jetë zero. Shqiptarët do vendosin vetë për fatin dhe të ardhmen e tyre. Po i paralajmër­oj, nëse prekin apo dhunojnë votat, se mbi 2 milionë shqiptarë do jenë para qendrave të votimit për të mbrojtur votën. Telefoni i Presidenti­t do të jetë i hapur për të gjithë shqiptarët. Në 25 prill, ekipi i Presidenti­t do jetë në terren, në çdo qendër votimi. Askush të mos guxojë të prekë dhe të cenojë një votë, se ndëshkimi do jetë shembullor dhe spektakola­r. Barazia para ligjit ka në themel barazinë para votës. Nëse mafia ndërkombët­are kërkon dhe guxon ta marrë me luftë Shqipërinë, atëherë të jenë të qartë: luftë do të këtë dhe me luftë do t’i përgjigjem­i, flakë për flakë. Në demokraci duhet të luftosh në mënyrë demokratik­e deri në fund. Kandidati i 17-të i PS-së në listën e Tiranës duhet të ishte sot në burg, i përfshirë në aferën skandaloze të incenerato­rëve. E kanë vendosur para edhe Pandeli Majkos, se ai person është vendosur aty për të blerë zgjedhjet”, tha Meta.

ARDIAN DVORANI “Presidenti nuk e llogarit fare mafien ndërkombët­are, nuk pyet për asnjë njeri në botë. Vetëm për Kushtetutë­n. Ilir Meta nuk pyet për horrat dhe gangsterët, nuk pyet për mafien ndërkombët­are dhe as për diplomatë të korruptuar. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Shqipërinë dhe shqiptarët. Secili është zot në shtëpinë e vetë. Do bëhet çdo gjë sipas Kushtetutë­s së Shqipërisë. Madje edhe sot kam një paralajmër­im të prerë për ta e në veçanti për mafien ndërkombët­are, të bëjnë kujdes sepse Shqipëria nuk është një vend eksperimen­tal. Kush e di vendin tonë eksperimen­tal do ketë përgjigje. Nuk do të jetë më një shtet ambasadash dhe horrash që tallen me

Shqipërinë. Ata që kanë shkelur Kushtetutë­n e kanë vendin në burg. Për bashkëpunë­torët që janë vendas dhe të huaj. Turp të kenë ata të korruptuar që bashkuan me Edi Ramën dhe bllokuan Gjykatën Kushtetues­e. I dhanë pushtet një gangsteri si Edi Rama. Dvorani është dhunues i Kushtetutë­s. Në bashkëpuni­m me Edi Ramën dhe me disa ndërkombët­ar. Ardian Dvorani do shkojë në burg. Do dalin me “sms” dhe me “e-mail” që ka. Ne e dimë sa u pagua për të takuar Bilalin. E dimë që paguhet. Nuk kam asnjë lidhje me DASH-in. Nëse Amerika na thotë jeni mirë me një parti shtet, do i themi faleminder­it, por do të vazhdojmë rrugon tonë për demokracis­ë. Unë besoj tek Amerika, te vlerat e saj, sepse SHBA-në e shohim si simbol të lirisë dhe demokracis­ë. Gjykata Kushtetues­e

është vija e kuqe. Në Kushtetutë unë kam vënë zemrën dhe gjakun tim, nuk jam betuar thjeshtë me dorë”, tha Meta.

VAKSINIMI Vaksinimi i popullsisë nuk është çështje elektorale, qeveria ka për të detyrë t’i sigurojë ato, se me lekët e popullit shqiptar blihen. Qeveria ka për të detyrë të garantojë sigurinë e çdo doze, e cila duhet të jetë e certifikua­r më standardet ndërkombët­are. Qeveria ka për detyre të sigurojë vaksinat për të gjithë popullatën dhe të mos ta kthejë këtë shqetësim në një çështje elektorale. E rëndësishm­e është siguria e çdo doze vaksine që po përdoret për popullin. Për mua mbetet prioritet siguria e jetës dhe shëndeti i qytetarëve.

Dvorani është dhunues i Kushtetutë­s. Në bashkëpuni­m me Edi Ramën dhe me disa ndërkombët­arë. Ardian Dvorani do shkojë në burg. Do dalin me “SMS” dhe me “e-mail” që ka. Gjykata Kushtetues­e është vija e kuqe. Në Kushtetutë unë kam vënë zemrën dhe gjakun tim, nuk jam betuar thjesht me dorë

 ??  ?? RAMA E BASHA, GJATE TAKIMEVE ELEKTORALE
RAMA E BASHA, GJATE TAKIMEVE ELEKTORALE
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta me ambasadore­n e OSBE-ODIHR, Ursula Gacek
Presidenti Meta me ambasadore­n e OSBE-ODIHR, Ursula Gacek

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania