Zv.presidenti i PE mbështet Bashën: Duhet të jesh krenar për heqjen e vizave
Margaritis Schinas: Heqjen e vizave duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi dje një bisedë online më zv.presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, z. Margaritis Schinas.
Gjatë bashkëbisedimit, kryedemokrati Basha u zotua se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij, do të bëjë të mundur nisjen e negociatave me Bashkimin Europian. “Brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime, ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave”, tha kryedemokrati. Ndërkohë, Basha shtoi se “pa integrimin europian të Shqipërisë, nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës”, si dhe vlerësoi se arritjet kryesore për Shqipërinë janë shënuar duke punuar së bashku me partnerët. Ai u shpreh i bindur se ai dhe ekipi i tij janë në gjendje ta realizojnë anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian. Për kryedemokratin, integrim në BE do të thotë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, rritje pagash dhe investime publike. Ndërkohë, nga ana e tij, Komisioneri Schinas vlerësoi si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe e nxiti Bashën që të çojë përpara mesazhin e ringjalljes ekonomike. Schinas vlerësoi veçanërisht rolin e kryedemokratit në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian. “Ju personalisht, si ishministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurt. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë”, tha zv.presidenti i Komisionit Europian.
PANDEMIA Temë e bisedës ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE-në për të sjellë në Shqipëri vaksina të certifikuara nga unioni. Për Bashën, Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur. “Kemi nevojë për ndihmën tuaj, kemi nevojë për udhëzimin tuaj dhe unë mund t’ju siguroj që kemi ekipin më të mirë së bashku, kemi një projekt dhe vizion shumë të qartë”, tha Basha. Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha nënvizoi angazhimin e tij për të kthyer normalitetin në kulturën politike shqiptare. “Ne propozojmë një taksë të sheshtë prej 9%, barazinë para ligjit ku të gjithë trajtohen njësoj dhe jo ku një pjesë e njerëzve po gllabërojnë buxhetin, pronat, pasuritë publike të vendit dhe të gjithë të tjerët vuajnë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ecjen përpara drejt së ardhmes në BE ose për të vazhduar qëndrimin në vendnumëro si në këto tetë vjet. Këto zgjedhje nuk janë një luftë personale midis meje dhe kundërshtarit tim. Por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershëm siç kanë nënvizuar dhe vazhdojnë të nënvizojnë çdo ditë komisioni dhe këshilli dhe partnerët tanë strategjikë të SHBA”, përfundoi Basha. NDËRKOMBËTARËT Ndërkohë, në një intervistë për televizionin “ABC”, kryedemokrati Basha komentoi edhe deklaratën e ambasadores Kim. Kryedemokrati Basha nuk e konsideroi ndërhyrje në zgjedhje. Sipas kandidatit për Kryeministër, deklaratën që bëri kryediplomatja duhet ta bëjë çdo politikan i ndershëm. “SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë. Interesi i tyre për një demokraci të konsoliduar në Shqipëri, demokracinë dhe lirinë në Shqipëri, nuk është diçka e