Panorama (Albania)

Rama tregon takimet sekrete dhe e sulmon nga Skrapari, Meta: Refuzoni kapjen e shtetit

Kryeminist­ri tregon bisedën me Metën për reformën në drejtësi. Reagon zëdhënësi i presidenti­t: Ilir Meta, krenar që i përket Skraparit

- TIRANE

Kryeminist­ri Rama sulmoi dje nga Skrapari Presidenti­n Meta, duke i kërkuar votuesve të LSI-së të bashkohen me PSnë që ta çojnë në shtëpi kreun e shtetit.

“Nuk lihet babai të bëhet loloja i lagjes çdo ditë. Mblidheni në shtëpinë e tij. Ilir Meta pa ju do të ishte askush. Ju e keni çuar atje, e ngjitët në majat më të larta dhe tani në majën më të lartë ka vënë ulërimën. Zbriteni komplet tani. Kush është me LSI-në duhet të na ndihmojë neve që Ilir Meta të zbresë nga maja dhe të shkojë në shtëpi. Unë jam i bindur që shumë nga ju sot do të donit që unë të isha këtu me Ilir Metën. Ju ka vënë në pozicion të vështirë. Ju keni në dorë që ta ndihmoni Ilir Metën”, tha Rama.

REAGIMI I menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të Presidenti­t, Tedi Blushi, i cili shkruan në përgjigje të akuzave të kreut të qeverisë se “fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë, përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun”. “Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka pasur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë, përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun”, reagoi Blushi.

RAPORTET Kreu i PS-së, u ndal gjatë fjalës së tij në Skrapar në marrëdhëni­en mes tyre, e shoqëruar gjithmonë sipas tij me ulje-ngritje. “Ilir Metës unë i jam falënderue­s, sepse më ka bërë të njihem me një nga eksperienc­at më të bukura që njeriu mund të ketë në gjithë Shqipërinë, me kanionet dhe i jam falënderue­s, sepse ka qenë ai që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do të doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes së madhe socialiste të kishin arritur në këtë pikë, ku s’ka kthim mbrapa. Në vitin 2009, Skrapari nuk e votoi, e bekoi Ilir Metën, i dha një bekim shumë të madh, në një betejë të cilën ai e nisi për arsyet e asaj kohe dhe në një betejë ku u duk sikur partia që ai krijoi ishte aty për t’u dhënë hapësirë dhe vend shumë njerëzve të mirë, të ndershëm, të rinjve që nuk ndiheshin mirë, të përfshirë. Patjetër që në atë kohë, sfida që bëri Ilir Meta, ishte shumë e madhe dhe në atë sfidë ishte Skrapari fuqia që i dha atij një shtytje shumë të rëndësishm­e për të mos e humbur sfidën. Aty ishte dhe Spartaku, në 2005. Ishin edhe shumë të tjerë, pastaj gjërat ndryshuan. Nën ndikimin e Spartakut, të tjerëve, por dhe dëshirën time për t’i dhënë komuniteti­t socialist një mundësi të re, ne u bashkuam dhe fituam. Pastaj përsëri u ndamë dhe kthehem prapë te 2009-a, ishte po Skrapari që i tha qëndro. Ilir Meta bëri të pabëshmen, për Skraparin në radhë të parë, shkoi dhe u bashkua me Saliun, një forcë që me Skraparin nuk ka pasur asnjë lidhje. Ilir Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys. Gjërat shkuan me bindjen se në fund të ditës, gjërat personale janë shumë të vogla përballë interesave të mëdha të vendit, u ndërtua një tjetër bashkim dhe dihet rezultati. Unë i jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk e reflektoi në punë e tij si Ministër Drejtësi krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, në fakt mes Ilir Metës dhe Reformës në Drejtësi. Gjërat arritën në pikë ku o Ilir Meta do votonte reformën, o do prishej maxhoranca. Nuk kishte asnjë mundësi që ne të bënim kompromis në dëm të reformës. Ilir Meta më ka thënë duke parë deri atje në Lalëz: E shikon detin, sikur flota e 6 amerikane të vijë këtu ti drejtojë tytat nga shtëpia ime ajo reformë nuk kalon. Unë i thashë flota nuk do vijë dhe ti do shkosh në fund fare ta votosh reformën. Prandaj më mirë bëhu pjesë dhe mos u identifiko ti si personi që je problemi, jo edhe identifiko­hesh edhe të vish ta votosh. Nuk pati nevojë as për flota as për helikopter­ë. Se Iliri e ka këtë kur i nxehet gjaku imagjinon vetëm forca ushtarake që lëvizin, heronj që ngrihen nga varri dhe aeroplanë që vijnë për të sulmuar”, tha Rama. BASHKËQEVE­RISJA Kryeminist­ri qartësoi thirrjen e tij për bashkëpuni­m me opozitës, duke u shkrehur se ajo nuk nënkuptont­e bashkëqeve­risje. “Thirrja për t’u bashkuar, vetëdija ime se tejkalimi i kësaj politikë është domosdoshm­ëri, nuk është një thirrje për të bërë një qeveri bashkë siç bëri Saliu qeveri me këtë Liken nga halli kur s’kishte vota, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesa të tyre. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk do të jemi në nevojën që do të kërkojmë vota, sepse ne në 25 prill do të marrim shumicën absolute. Është një thirrje për ta bërë politikën që t’i ngjajë sado pak shqiptarëv­e përballë tërmetit, përballë pandemisë. Shqiptaret në ato faza i bashkoi ajo që e vuajnë nga brenda, por politika duhet të behje që bashkimi të mos vijë nga vuajtja ose nga halli, por nga bindja se ky është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësire ku njerëzit të mos kenë frikë të hyjnë”, tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA, DJE NE SKRAPAR
RAMA, DJE NE SKRAPAR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania