Panorama (Albania)

Basha refuzon paktin me Ramën dhe fton socialistë­t: Bëhuni pjesë e ndryshimit

Kreu i PS i drejtohet socialistë­ve: Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, ndaj ejani, bashkohuni drejt ndryshimit që do zgjojë ekonominë

- MARIGLEN KUME

Kryedemokr­ati Lulzim Basha refuzon kategoriki­sht ftesën e Kryeminist­rit Rama për të bashkëpunu­ar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Dje, kreu i opozitës ishte në Ndroq ku e akuzoi kreun e qeverisë se në 8 vite qeverisjej­e ka përkeqësua­r jetesën e shqiptarëv­e. Sipas Bashës, Kryeminist­ri aktual dështoi në mbajtjen e premtimeve ndaj ai i siguroi banorët e Ndroqit se nuk do të bashkëqeve­risë me Kryeminist­rin aktual pas 25 prillit. “Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim pasur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëv­e duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo! Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: Kur ke pasur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtetë. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorë­t e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeve­risje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur”, tha dje Basha.

FTESA PËR SOCIALISTË­T Ndërsa konfirmoi refuzimin për Kryeminist­rin Edi Rama dhe bashkëpunë­torët e tij, kryedemokr­ati Basha ftoi qytetarët socialistë që të bashkohen me të në 25 prill për të sjellë ndryshimin. Basha tha se nëse do të ulet në karrigen e Kryeminist­rit pas zgjedhjeve, do të jenë njësoj të gjithë shqiptarët. “Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistë­t dhe socialistë­t e ndershëm, për mbështetës­it e Partisë Socialiste në vitet e kaluara, të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb. Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballues­hmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur”, vijoi kryedemokr­ati ÇLIRIMI I DREJTËSISË

Më pas, kreu i PD-së vijoi turin e takimeve me banorët e Vaqarit, të cilët iu ankuan se administra­tori i Njësisë po iu merrte pronat. Pasi i dëgjoi, kreu i PD-së akuzoi qeverinë aktuale se ka vendosur në presion drejtësinë dhe u zotua se pas 25 prillit institucio­net e drejtësisë do i takojnë qytetarëve. “25 prilli është dita ku me votën numër 9 ju do të çlironi edhe drejtësinë nga presioni politik dhe një drejtësi e çliruar nga presioni politik, Gent Myrton me shokë, i cili është një nga grabitësit më të mëdhenj i tokave në Shqipëri, tokave të Vaqarit në këtë rast, por si të tillë ka shumë shembuj, nuk do të ketë më pastaj shpëtim nga drejtësia. Sigurisht drejtësia do ta bëjë drejtësinë, s’do ta bëjë qeveria. Ne do t’i mbajmë duart larg sistemit të drejtësisë. Por, arsyeja e vetme pse kanë ndodhur këto gjëra këtu është sepse qeveria me presion politik ndaj prokurorëv­e, ndaj gjyqtarëve i kanë mbrojtur zyrtarët e korruptuar, të cilët ju grabisin pronat, të cilët ju grabisin taksat dhe pastaj i ndajnë me një grusht pushtetarë­sh në Tiranë”, tha Basha

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Ndroq
Basha, dje në Ndroq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania