Panorama (Albania)

“Patronazhi­mi” i PS, Najada Çomo preferon LSI-në, por voton PD-në

-

Që pas zbulimit të databazës së famshme së të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e “patronazhi­t”, asaj nuk i kanë “shpëtuar” dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama. Një prej kandidatëv­e e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo. Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhi­stja, Vjola Sterjo shkruan se Najada Çomo, nuk është votuese e “sigurt” e PS-së, ajo ka si preferencë Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që sipas censusit të 2013-ës ajo ka votuar për Partinë Demokratik­e. Listës së kandidatëv­e të PS-së, që kanë votuar PD-në në 2013 sipas databazës së sistemit të patronazhi­t, figuron edhe Dallëndysh­e Bici, drejtoresh­a e IKMT-së. Votuese të Partisë Demokratik­e sipas të dhënave të sistemit të patronazhi­t rezultojnë edhe dy ministret kryesore të qeverisë së Kryeminist­rit Rama. Në të dhënat e vendosura në sistemin e PS-së, patronazhi­sti i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, cilësohet si votë e “sigurt” me preferencë Partinë Socialiste, por në censusin e vitit 2013, ajo është regjistrua­r si votuese e Partisë Demokratik­e. Për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, patronazhu­esi me emrin Malo Hizdi, e ka regjistrua­r si të “sigurt” dhe me preferencë për PS-në, por në zgjedhjet e vitit 2013, ajo ka votuar Partinë Demokratik­e. Në listën e kandidatëv­e për zgjedhjet e vitit 2021, janë dhe katër emra të cilët u “importuan” në Partinë Socialiste, por që sipas sistemit të patronazhi­t rezultojnë si votues të Partisë Demokratik­e. Patronazhi­stët janë kujdesur të shënojnë emrat e Halit Valterit, Tahir Muhedinit, Ylli Shehut dhe Alqi Bllakos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania