Panorama (Albania)

“Patronazhi­stët”, SPAK thërret për dëshmi gazetarët

Bushati: Nuk besoj se SPAK do t’i shkojë deri në fund

-

Drejtuesit e portalit “Lapsi.al”, Andi Bushati e Armand Shkullaku, të cilët publikuan databazën me të dhënat personale të 910 mijë votuesve të kryeqyteti­t, mbërritën këtë të premte në Prokurorin­ë e Posaçme ku dhanë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni. SPAK po heton për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetareve, ku në një databazë shënohet emri e mbiemri i tyre, datëlindja, vendbanimi, përkatësia politike, si dhe për secilin ishte caktuar një person që quhej “patronazhi­sti”. Hetimet po kryhen për zbulim të të dhënave personale, ndërsa Andi Bushati tha se kjo çështje duhej të hetohej si krim zgjedhor. Analisti tha se databaza është krijuar nga Partia Socialiste. Ai shtoi se nuk ka besim që SPAK-u do të hedhë dritë mbi këtë çështje. “Këtë material e zotëronim 1 javë para publikimit. Nuk kam besim se do ta gjejë prokuroria jonë të vërtetën e kësaj ngjarjeje, sepse kur krimi shkon shumë lart, këtu krimi ngelet pa fajtor. Prokurorët ishin të interesuar se cili ishte burimi dhe si kemi rënë ne në kontakt me këtë gjë. Gazetari Flamur Vezaj ka 4 vite në SHBA dhe të dhënat e tij, pa ardhur asnjëherë në Shqipëri, janë dekonspiru­ar vetëm me këtë detaj se ka aplikuar në ‘e-Albania’. Nuk pranuam që të këqyren të dhënat dhe ne nuk pranuam që të dorëzojmë provën në fillim, sepse risku mund të përdoret për zbulimin e burimit. E vetmja gjë që është ndërmarrë nga prokuroria, është një urdhër për mosshkatër­rimin e pronës. Nuk besoj se SPAK-u do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, sepse kur çështjet shkojnë lart, faji mbetet jetim”, tha Bushati pasi doli nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Gazetarët Bushati dhe Shkullaku nuk ia kanë dorëzuar prokuroris­ë speciale databazën me të dhënat, me qëllim për të mos dekonspiru­ar burimin. Megjithatë, SPAK i ka urdhëruar të mos e shkatërroj­në rrjetin me të dhënat e qytetarëve. Me herët prokuroria ka kërkuar nga AKEP të ndërhyjë për fshirjen e të dhënave personale të qytetarëve.

 ??  ?? Andi Bushati
Andi Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania