Panorama (Albania)

Celibashi del garant për votimin elektronik: 100% i sigurt

Në rrezik projekti i identifiki­mit të votuesve me gisht, nuk ka teknikë për të përdorur pajisjen në të gjithë Shqipërinë

-

Pas dyshimeve të hedhura nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dy ditë më parë për votimin elektronik në Njësinë 10, kryekomisi­oneri Ilirjan Celibashi kërkon të qetësojë partitë politike dhe qytetarët, duke u shprehur se nuk ka vend për manipulim.

Në një prononcim për mediat, Komisioner­i Shtetëror shprehet se procesi është 100% i sigurt dhe nuk ka asnjë mundësi për transformi­m të rezultatit të votës së 25 prillit. “Ajo që mund të them me siguri në lidhje me procesin zgjedhor që do zhvillohet në Njësinë 10, ku do të votohet nëpërmjet elektronik­ës, procesi është 100% i sigurt dhe nuk ka shans që edhe dikush tjetër në mënyrë joinstituc­ionale të manipulojë atë proces”, tha Celibashi. Por mesa duket edhe teknologji­a nuk do t’u vijë në ndihmë kandidatëv­e të qarkut të Tiranës, konkretish­t në Njësinë numër 10, ku do të aplikohet projekti pilot i votimit elektronik. Edhe në këtë njësi, ndryshe nga sa ishte përgatitur modeli në pajisjet teknologji­ke që kandidatët të identifiko­heshin me emra, burime të gazetës “Panorama” bëjnë me dije se pas kërkesës insistuese të PS-së, edhe në pajisjet teknologji­ke kandidatët do të identifiko­hen me emra. Kujtojmë që pretendimi i maxhorancë­s që këmbënguli që në fletën e votimit të mos ishin emrat e kandidatëv­e por numrat ishte fakti se fleta e votimit do të ishte shumë e madhe dhe do ta bënte të vështirë për votuesin që të zgjidhte. Por megjithëse në votimin elektronik ky problem nuk ekzistonte, madje vetëm se lehtësonte procedurën e votimit, Partia Socialiste ka insistuar sërish që kandidatët të identifiko­hen me numra.

RREZIKU Por teksa na ndajnë 8 ditë nga data e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë përballë një sfide të madhe që mund të rrezikojë edhe procesin e identifiki­mit elektronik. Duke qenë se në këto zgjedhje është risi përdorimi i teknologji­së për identifiki­min elektronik të zgjedhjeve, lind nevoja për të siguruar teknikë të trajnuar që të menaxhohen pajisjet elektronik­e. Partitë politike nuk pranuan që pajisja të administro­hej nga një nga komisioner­ët, ndaj KQZ-së i lindi detyrimi që të rekrutojë mbi 5200 teknikë për të qenë përgjegjës për përdorimin e pajisjes elektronik­e. Pikërisht këtu është edhe problemi. Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, kanë qenë rreth 11 mijë aplikues për këtë post, por mësohet se numri i atyre që kanë shkuar për t’u trajnuar dhe që kanë ndjekur aplikimin ka qenë më i ulët sesa qendra votimi ka Shqipëria ditën e zgjedhjeve. Ndërkohë, KQZ-ja pritet që të zgjasë afatin e aplikimit për teknikët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania