Panorama (Albania)

OSBE sjell 65 vëzhgues javën e ardhshme në Shqipëri

-

Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamenta­re e OSBE-së do të vendosen javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Vëzhguesit e AP dhe të OSBE-së do të punojnë ngushtë me kolegët nga Zyra e OSBE-së për Institucio­net Demokratik­e dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblesë Parlamenta­re të Këshillit të Europës. Azay Guliyev, shefi i Delegacion­it të Azerbajxha­nit dhe nënkryetar­i i PA-së së OSBE-së do të shërbejë si koordinato­r special dhe drejtues i misionit vëzhgues afatshkurt­ër të OSBE-së, pas emërimit nga Kryetari i Përgjithsh­ëm i Zyrës, ministri suedez për Punë të Jashtme, Ann Linde. “Ne po presim me padurim të punojmë ngushtë me partnerët tanë të kahershëm, Zyrën e OSBEsë për Institucio­net Demokratik­e dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës dhe të japim kontributi­n tonë në shoqërimin e rrugës demokratik­e të Shqipërisë”, tha Guliyev. “Këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishm­e për Shqipërinë për të demonstrua­r angazhimin e saj për zhvillimin demokratik dhe reformën”. Presidenti Lord Peter Bowness ka emëruar Reinhold Lopatka-n kryetar të Komitetit të Përkohshëm Kundër Terrorizmi­t dhe Përfaqësue­s Special për Azinë Qendrore, për të udhëhequr delegacion­in vëzhgues të OSBE-së. “Unë jam shumë krenar që jemi në gjendje të vendosim në një numër të madh, pavarësish­t nga sfidat që rrjedhin nga pandemia. Unë do të doja të falënderoj­a të gjithë kolegët e mi vëzhgues për përkushtim­in e tyre dhe gatishmëri­në e tyre për t’iu përgjigjur ftesës së Shqipërisë për të vëzhguar këto zgjedhje të rëndësishm­e”, tha Lopatka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania