Panorama (Albania)

Pas Erdogan edhe Zaev mbështet Ramën në zgjedhje

Kryeminist­ri thirrje pakicës maqedonase: Votoni Edi Ramën!

- Zoran Zaev

Nuk është vetëm Turqia dhe miku i tij, Rexhep Tayp Erdogan, por në mbështetje të Kryeminist­rit Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit vjen edhe Kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kreu i qeverisë së vendit fqinj ka shfaqur hapur mbështetje­n për Edi Ramën, duke dhënë mesazhin se ai është i duhuri për Shqipërinë, pasi ka bërë pjesë të listës së PS-së një anëtar të komuniteti­t maqedonas në vendin tonë. Përmes një video-mesazhi, Zaev u ka bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri të votojnë Edi Ramën dhe Vasil Sterjovski­n, maqedonasi­n që është pjesë e listës së kandidatëv­e të PSsë në qarkun e Korçës. “Të dashur maqedonas, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamenta­re më 25 prill, dhe një nga kandidatët në listën e Partisë Socialiste, mikut tim të dashur Edi Rama, është edhe Vasil Sterjovski, një maqedonas”, shprehet ndër të tjera Zaev në mesazhin e tij. Presidenti Erdogan ka mbështetur Kryeminist­rin Rama në këto zgjedhje përmes realizimit të disa projekteve, që vetë kreu i qeverisë shqiptare po i përdor për fushatën elektorale. Ndërtimi i Spitalit Rajonal “Memorial” të Fierit për një kohë rekord, tre muaj, dhe me afat përfundimi përpara zgjedhjeve, nënkupton një prej arsyeve të ndërtimit të tij. Po ashtu, një prej çështjeve më të rëndësishm­e që kryeminist­ri Rama po përdor në fushatë janë vaksinat. Pikërisht për këtë i ka ardhur në ndihmë miku i tij Erdogan, duke siguruar një sasi të konsiderue­shme vaksinash kineze falë miqësisë me Presidenti­n turk. Vizita pak ditë më parë e ministrit të Kulturës së Turqisë dhe planifikim­in për realizmin e projekteve të përbashkët­a kulturore në Gjirokastë­r, gjatë fushatës elektorale është një tjetër shenjë e ndihmës përpara zgjedhjeve. Po ashtu, gatishmëri­a dhe mbështetja financiare për procesin e rindërtimi­t, për përshpejti­min e tij është një tjetër ndihmesë që Rama deri pak kohë më parë e përdori për fushatë.

 ??  ?? Rexhep Tayp Erdogan
Rexhep Tayp Erdogan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania