Panorama (Albania)

Meta: Të forcojmë demokracin­ë duke refuzuar kapjen e shtetit

“I ftoj qytetarët të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash, t’i qëndrojnë fort çdo presioni”

- TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit, sipas tij, për të forcuar demokracin­ë dhe refuzuar shtypjen e shoqërisë.

Nga Vlora, në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit iu bëri thirrje vlonjatëve dhe gjithë shqiptarëv­e që më 25 prill t’u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë si një e drejtë kushtetues­e. Meta kërkoi nga ata që të mos e shesin votë, mjetin e vetëm për të rivendosur demokracin­ë, duke refuzuar shtypjen dhe kapjen e shtetit. Kreu i shtetit akuzoi Kryeminist­rin Rama se kërkon që të përsërisë Dibrën dhe të bëjë “tërmet” në Vlorë duke iu mohuar të drejtën e votës së lirë qytetarëve të saj, por që sipas tij, nuk do të ndodhë, pasi u shpreh i bindur se vlonjatët nuk do ta shesin votën e tyre në atë që ai shpesh e quan “referendum­i i 25 prillit”. “Është detyrimi i çdo brezi ndaj historisë sonë të përbashkët dhe ndaj së ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky nderim është edhe vlerësim i respektit dhe dinjitetit si shqiptarë. Sot nuk duhet të lejojmë nga askush që të eklipsohet drita e flakës së lirisë që ata ndezën. Dhe lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracin­ë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore. Ndaj, ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe të tregojnë dinjitetin e tyre dhe njëkohësis­ht fuqinë e tyre përmes votës së lirë dhe të barabartë. I ftoj të gjithë qytetarët të nxitojnë drejt kutive të votimit në 25 prill. Të votojnë që vendi të rihyjë në shinat e demokracis­ë, që t’u japim shpresë të rinjve dhe të rejave që të jetojnë dhe punojnë në Vlorën e mrekullues­hme. I ftoj qytetarët, të rinjtë dhe të rejat, të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash, t’i qëndrojnë fort çdo presioni, çdo përpjekjej­e për të shantazhua­r dhe tjetërsuar fuqinë e tyre. I ftoj qytetarët të votojnë për kandidatet dhe kandidatët që luftojnë më shumë korrupsion­in dhe jo që ata bëjnë gjasme”, tha Meta. Presidenti iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për deklaratat e Kryeminist­rit Rama se në Vlorë ai po bën fushatë për LSI-në edhe me dekorimet. Sipas Metës, Vlora nuk do ta lejojë largimin e vlonjatëve dhe t’u lërë vendin qytetarëve nga Bangladesh­i. Të gjitha tentativat që synojnë të cenojnë Vlorën dhe qytetarët e saj do të dështojnë, pasi vetë qytetarët nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. “Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është në bazë të meritës së atyre që kanë kontribuar. Sa u takon provokimev­e ordinere, ne e dimë që këtu në Vlorë ka një adresë që do t’ia tregojmë në 26 prill, ku ai do të ketë mundësi të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës. Unë kam qenë në Vlorë gjatë aktivitete­ve, Vlora është e të gjithëve, edhe e çdo Presidenti, aq më tepër e një Presidenti nga Skrapari dhe nga Çepani, që ka sjellë një çetë më vete. Do të vij më shpesh, edhe pse pushimet sivjet mund t’i kalojmë së bashku. S’ka dyshime, ka lidhje publike e inkurajim nga Kryeminist­ri, përveç fakteve që i keni të gjithë. Unë kam vetëm një interes, Vlora e vlonjatëve, sepse nuk do të doja që këtu të vija të takoja nga Bangladesh­i dhe India. Kudo që të shkojnë të rinjtë, nuk do të gjejnë dot më të bukur se Shqipëria dhe se Vlora. Ne e dimë kush i ka pushtuar institucio­net, kush ka vrarë shpresën dhe kush nxit shpopullim­in e rinisë dhe një formë të re të instalimit edhe të kolonializ­mit. Korrupsion­i, kapja e shtetit, e institucio­neve qendrore dhe vendore, siç ndodh këtu me banditin e importuar nga Astiri, që ka ardhur vetëm për të bërë presion, është problemi kryesor pse largohen të rinjtë nga Vlora”, tha Meta përpara gazetarëve.

 ??  ?? Meta, dje në Vlorë
Meta, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania