Panorama (Albania)

Zbrazen spitalet, bie në 6.7% shkalla e infeksioni­t

Vetëm 6.7 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

-

Për të dytën ditë radhazi, vetëm 6.7 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Konkretish­t, nga 2652 testime të kryera janë raportuar 179 raste të reja. Kurba e infeksioni­t vijon të pësojë rënie, një tendencë kjo që ka nisur të vërehet që prej gjysmës së dytë të muajit mars, ku ditë pas dite shifrat e të infektuarv­e kanë pësuar rënie. Kjo është reflektuar edhe në numrin e përgjithsh­ëm të të infektuarv­e aktivë, që ka zbritur në 26,370 persona.

SHTRIMET

Situatë e qëndrueshm­e paraqitet edhe në spitalet COVID. Sipas Ministrisë, aktualisht në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Rënia e shtrimeve ka bërë që të zbrazet edhe spitali COVID-4, një fakt ky që u vu në dukje dje edhe nga ministrja Manastirli­u gjatë një vizite në Spitalin Infektiv në kryeqytet. “Aktualisht, spitali Covid-4 është zbrazur, për arsye se ka rënë numri i pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që spitali nuk është në gatishmëri, pasi, në momentin që mund të kemi një shtim të numrit të rasteve, gjithmonë kjo strukturë do të jetë aktive, ashtu sikurse ka qenë që në momentet e para. Nga ana tjetër, numri i pacientëve që trajtohen në Spitalin Infektiv apo Covid-1, por edhe në spitalin Covid 3 ka pësuar një rënie të qëndrueshm­e. Ashtu sikurse ka pasur një rënie të qëndrueshm­e edhe për sa i përket numrit të fatalitete­ve mbi baza ditore. Kjo tregon që jemi në një situatë të kontrollua­r të epidemisë. Por është shumë e rëndësishm­e të mos ulet vigjilenca”, tha Manastirli­u. Lidhur me fatalitete­t, të premten janë raportuar 2 humbje jete si pasojë e koronaviru­sit.

VAKSINIMI

Duke folur për fushatën e vaksinimit ndaj COVID-19, ministrja tha se grupet më të riskuara dhe popullata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen brenda muajit maj. “Mendojmë që mund t’ia arrijmë dhe më shpejt, por jemi të vendosur që brenda muajit maj të arrijmë objektivin e 500 mijë vaksinimev­e për të gjithë ato grupe të riskuara dhe popullatën +60. Dhe më pas të vijojmë për të vaksinuar sa më shumë, për të mbrojtur jetë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania